Puthemi në buzë, qoftë se ndjehemi mirë për këtë, qoftë se duam të ndihemi mirë me atë!
Në kohët tona, puthja simbolizon dashurinë, respektin, pasionin, ndihemi këndshëm, besojmë etj. Një njeri mesatar (thonë hulumtuesit) do të kaloj 20160 minuta të jetës së tij, duke puthur dikë/sa.
Por, pse arritëm të puthemi?
Është ngaqë dimë se një puthje apasionante na bënë të “shkrijmë” 2-3 kalroi?
Ndoshta kur puthemi bie kolisteroli i keq dhe ulet stresi?
Si filloi njeriu të shpreh dashurinë e tij, interesin apo ndjeshmërinë me këtë mënyrë?
Siç dhe do e shikoni në videon në vijim, të cilën alb-observer.com jua paraqet e para, psikologët pretendojnë se procedura e puthjes, filloi nga procedura më praktike dhe natyrale. Siç ashtu siç zogjtë ushqejnë të vegjlit e tyre, duke përtypur fillimisht ushqimin vetë ata dhe ua lëshojnë në gojë, disi kështu filluan dhe shumë gjitar të tjerë, siç “nënat” e llojit tonë, të cilat fillimisht ua përtypnin ushqimin fëmijëve dhe pastaj i ushqenin ata. Jo si sot, që kanë dalë blender dhe ushqim i gatshëm për fëmijë…