Greqia trondit mbarë opinionin botërorë, nga ksenofobi kthehet në vend racist dhe shumë i rrezikshëm me dëshmitë tronditëse të emigrantëve që u torturuan me metoda çnjerëzore nga qytetarë grekë!
Ka befasuar dëshmia e një emigrantit 23-vjeçar nga Bangladeshi i cili u qëllua me armë gjahu nga punëdhënësi i tij pse i kërkoi detyrimet që i kishte. “Më kishin izoluar trupin, më tërhiqnin zvarrë me makinë dhe pastaj me thyen gishtat me çekan”, kështu deklaroi emigranti për gazetën javore greke “Ethnos tis Kyriakis”.
Madje ai befason kur thotë se ishin po të njëjtë autor ata të cilët e kishin torturuar atë para disa muajsh, “nuk zgjati shumë dhe rijetova përsëri tmerrin”, pohon ai.
23-vjeçari emigrant nga Bangladeshi, Mahmud, i prononcuar në një televizion privat dhe për gazetën në fjalë, ka përshkruar me fjalët më të ashpra dhe tronditëse situatën e vështirë që përjetoi kur u sulmua nga katër kauboj grek, të cilët edhe pse u detyroheshin shuma të mëdha parash të punuara nga punëtorët emigrantë, nuk hezituan të hapnin zjarr duke dërguar katër prej tyre në spital të plagosur rëndë.
Emigranti përshkoi për dy nga katër të arrestuarve, një 27-vjeçar dhe një 39-vjeçar si kasap dhe shumë të rrezikshëm pasi para pak muajsh ata kishin torturuar si vetë 23-vjeçarin po ashtu dhe shumë emigrantët të tjerë të cilët i kishin rrahur barbarisht duke u thyer brinjët.
“Punuam muaj të tërë, kishte nga ne që u detyroheshin deri pagat e një viti e gjysmë. Parat tona kërkuam. Nuk kishim bukë të hanim, nuk gjenim më as borxh”, thotë 23-vjeçari./