Një studim i fundit sqaron se mbas depresionit dhe tentativave për vetëvrasje mund të fshihet dhuna në familje nga ana e partnerit të gruas.
Studimi në fjalë i publikuar këtë javë në revistën “PLOS Medicine”, i drejtuar nga Karen M. Devries, e London School of Hygiene and Tropical Medicine, sqaron se femrat e dhunuara në familje rrezikojnë më shumë të tentojnë vetëvrasjen, të vetëvriten apo të shkojnë në depresion.
Lidhur me këtë studim doktor Vincenzo Puppo, mjek-seksolog dhe studiues i qendrës itaniane të seksologjisë flet për domosdoshmërinë e eliminimit të kësaj lloj dhune.
“Dhuna në familje dhe sjellja abuzive e njërit apo të dy partnerëve të përfshirë në lidhje intime, shfaqet ne forma të ndryshme, ku dominon agresioni fizik, kërcënimet, persekutimi, kontrolli, abuzimi seksual, emocional si dhe depresioni ekonomik. Nga një sondazh i kryer në Itali, rezultoi se 14.3% e femrave ka pësuar të paktën një herë dhunë fizike dhe seksuale nga partneri, ndërsa 24.7% e tyre pranonin se ishin dhunuar nga një mashkull tjetër”, shprehet doktor Puppo.
Sakaq duke komentuar studimin e “PLOS Medicine”, doktori shprehet se lidhja mes dhunës në familje është shkaku kryesor i depresionit dhe në shumë raste edhe i vetëvrasjeve të kryera, ku në raport me femrat që nuk dhunoheshin femrat e dhunuara rrezikonin dyfish të prekeshin nga shenjat e depresionit dhe dëshira për ti dhënë fund jetës.
Lidhur me këtë fakt ai shton se nuk janë femrat e depresionuara ato që zgjedhin meshkuj të dhunshëm, por janë këta të fundit që përfitojnë nga disa femra që paraqesin simptoma depresioni dhe i dhunojnë më shumë, për të qenë superior ndaj tyre.
Doktor Vincenzo Puppo sqaron se dhuna ndaj gruas në të gjithë botën, mund të luftohet dhe eliminohet vetëm duke u mësuar fëmijëve respekt dhe faktin që të gjithë qeniet njerëzore kanë të njëjtat të drejta dhe detyra, duke eliminuar bindjen se femra është vetëm objekt seksual.
Gjithsesi ai shton se problemi i dhunës ndaj grave është problem i gjithë shoqërisë dhe jo vetëm i viktimave, ndaj një edukim korrekt ndaj tjetrit, ndihmon për të shmangur dhunën kur rriten.