Ajo është pagëzuar si ‘pisha e mrekullive’. Pema e lartë rreth 27 metra, në fakt është i vetmi ekzemplarë i një pylli rreth 70 mijë ha që ka arritur të mbijetojë nga cunami i tmerrshëm që goditi Japoninë në 2011, një katastrofë e rëndë natyrore në të cilën humbën jetën rreth 19 mijë persona.
Pema e pishës i kishte mbijetuar edhe dy katastrofave të mëparshme, cunamit të 1896 dhe 1933, përveç këtij të fundit, por është tharë para gjashtë muajsh për shkak të ndryshimeve të ambjentit të zonës. Kështu, pasi pema është rrëzuar ajo është vendosur aty ku ka jetuar për rreth 173 vjet, duke u bërë një monument simbol i shpresës për të gjithë viktimat e katastrofave natyrore.