SHBA - Policia ka kapur gjallë të dyshuarin e dytë në shpërthimet e Maratonës së Bostonit, pas një operacioni që zgjati gjithë ditën në një lagje në periferi të Bostonit.Policia rrethoi 19 vjeçarin Dzhokhar Tsarnaev që ishte fshehur në një barkë të parkuar në oborrin e një banese në qytezën Watertown pranë Bostonit. Sipas njoftimeve, ai është i plagosur, por nuk dihet ende se në ç’gjendje.Banorët dolën në rrugë pas njoftimit duke brohoritur dhe duartrokitur për policinë dhe punonjësit e ekipeve të emergjencave, që filluan të largohen nga Watertown.Policia ka identifikuar Dzhokar Tsarnaev dhe vëllain e tij të madh Tamerlan si të dyshuar në shpërthimet e së hënës gjatë Maratonës së Bostonit. Shpërthimet lanë të vrarë tre vetë dhe plagosën më shumë se 170 të tjerë. Ata u identifikuar disa orë pasi FBI-ja publikoi fotot e tyre me shpresën për të marrë ndihmë nga publiku.
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy