Meshkujt e kanë më vështirë t’i shprehin ndjenjat e tyre, prandaj janë disa gjëra të cilat ata do të donin që femrat t’i dinë për ta
Meshkujt vuajnë më shumë
Atyre u pëlqen të largohen dhe të pretendojnë se nuk u intereson, por kjo nuk do të thotë se nuk vuajnë nga brenda. Nëse njëri nga ta e përjeton një zemër të thyer, ai do të ndjejë dhimbje më shumë sesa ju mund të mendoni
Mendojnë për të ardhmen
Edhe pse femrave u duket sikur meshkujve nuk u intereson se çka ndodh të nesërmen, kjo nuk është e vërtetë. Edhe ata mendojnë për të ardhmen, ndoshta më shumë sesa mund ta merrni me mend. Ata mund të mos i ndajnë të gjitha ëndrrat dhe dëshirat me ju, por kjo nuk do të thotë që nuk kanë të tilla.
Nuk i durojnë ndërprerjet
Atyre nuk u pëlqen kur ju i thirrni në mes të një loje të rëndësishme futbolli, apo basketbolli, ose në mes të një filmi, të cilin mund të jenë duke e shkuar bashkë me shokët e tyre. Duhet të dini se ku janë kufijtë dhe t’i jepni edhe atij pak hapësirë, në mënyrë që t’i shmangni grindjet e panevojshme.
Femrat atraktive
Të gjithë meshkujve u pëlqen të shohin femra atraktive, qoftë në televizion, qoftë në rrugë. Kjo nuk do të thotë që partneri juaj ju do më pak. Thjesht, është diçka e natyrshme, kur e shohin një femër atraktive ata thjesht nuk mund t’ia ndajnë sytë. Kjo nuk do të thotë që ju do juve më pak.