Në vitin 1589 ne qytetin Bedburg, afër Köln, u ekzekutua me akuza për magji dhe lycanthropy,njeriu''djall'' Stubbe Peeter, përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzeve duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Aktivitetin e tij te përgjakshme e zgjati për 25 vjet dhe kishte mbjell terror në Rheinland, përmes një rripi magjike,qe i ishte dhënë atij nga djalli vetë, me të cilin ai kishte bërë një pakt horror.
Viktimat e gjetura gjatë procesit, ishin jo më pak se gjashtëmbëdhjetë. Të paktën keto ishin te dhenat nga depozitimi ne procesin hetimor i autoriteteve para se ti nënshtrohej dënimit.
Procesi kishte ngjallur ndjenjë te forta emocioni,sa qe autoritetet komunale vendosen ta shtypin procesin me shpenzimet e tyre ne seksionin e hetimit. Ky është një dokument historike dhe sociologjike me vlera të mëdha, pavarësisht nga mynyra e interpretimit te konkluzioneve.
Dokumenti nuk u perpilua nga procesverbalet e marrjes në pyetje te autorit, por një histori në formë tregimi te shkruar,ku jane përmbledhur pikat kryesore të jetës së Stubbe, prej fillimit të aktivitetit të tij vrasës.
Me qartësi dhe ne koherence te plote, ai tregon hapat e karrierës së tij të jashtëzakonshme ', që nga ajo ditë,kur në jeten e tij,u prezantua me djallin,i cili i dhuroi një rrip magjik për ta transformuar në një njeri te pangopur e për ti dhënë aftësine për ta përdorur atë.
Historia ka per qëllim te indentifikoj ngjarjen, siç është përmendur shprehimisht në fillim te dokumentit,por që nuk plotëson kërkesat e mentalitetit bashkëkohore, për shembull, nuk tregon se cili ishte profesionim i tij real,duke lene mundesi per te përhapur gjykime te pabaza dhe te fryra.
Megjithatë, është e habitshme për qëndrueshmëriN e tij ne procesin e hetimit, gjate tregimit te ngjarjeve te vrasjeve te njepasnjeshme,ai qendronte kryelartë,duke i pershkruar ato me nje ashpërsi të tmerrshme.
Gjatë hetimeve doli se e bija dhe e dashura e Stubbe Peeter ishin bashkëpunëtore te krimeve të tij, dhe qe u dënuan me vdekje së bashku me të.
Ekzekutimi i dënimit ishte mizor: të të pandehurin kryesor e kane dënuar me torturë ne shtypje nen rrota, të dy gratë me rrahje te gjata deri ne vdekje.
Së fundi, gjyqtarët dekretuar se misteret e magjistarit mbeten te ekspozuar si një lloj makabriteti dhe japin një paralajmërim kundër atyre që ishin te tunduar për të imituar shembullin e tij dhe të shesin shpirtin e tyre tek djalli.
Një faqe historie gjysma-harruar e Rilindjes se vonë ishte se, dhe ne shekullin-e te ashtuquajturit Revolucioni shkencor i shek. XVII - periudha e rritjes maksimale të gjuetis se shtrigash, ishte krijuar nje vizion,qe kerkonte sqarime,ndaj nje "terri" informacioni per moshat e mesme,ndaj veprime magjistare e sadiste.
Megjithatë, fakti se dënimet e ofruara nga Inkuizicioni dhe fuqitë civile ishin çnjerëzore dhe të paragjykuara nga një mani demonjake,siç dëshmohet nga numri i manualeve për përdorim nga hetuesit (duke përfshirë te famshmin "Traktati i Demonology" nga Francesco Maria Guaccio , botuar në Milano në 1608 dhe tani kohët e fundit publikuar nga Melita,Shtëpia Botuese Vëllezërit,Italy, 1988) nuk do të thotë se magjia ishte thjesht një shpikje e mendjeve sadiste te paragjykuara.
Ajo ka ekzistuar në atë kohë, ashtu siç ka ekzistuar qysh ne lashtesi dhe se si ajo vazhdon të ekzistojë, edhe sot,pa ndonje ndryshim ne aktet e tyre mizore.