Forumi Kuq E Zi
30 vdekje me interesante ne bote Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
30 vdekje me interesante ne bote Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
30 vdekje me interesante ne bote Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
30 vdekje me interesante ne bote Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
1. Li Po

Vdekje duke perqafuar reflektimin e henes

Poeti kinez Po konsiderohet si nje nga dy poetet me te medhenj te letersise kineze. Ishte i njohur edhe per dashurine qe ndjente ndaj alkoolit dhe poemat me te mira i ka shkruar ndersa ishte i dehur. Nje nate Li Po ra nga varka dhe u mbyt ne lumin Yangtze, ndersa perpiqej te perqafonte reflektimin e henes ne lume.

2. Hans Steininger

Vdekje nga mjekra e gjate

Austriaku Hans Steininger ishte i famshem se kishte mjekren me te gjate ne bote, gati 1.4 metra e gjate. Me vone u be edhe me i famshem per shkak se vdiq per shkak te saj. Nje dite ne vitin 1527 ra zjarri ne qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekren. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

3. Tycho Brahe

Vdekje se nuk shkon ne banje

Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga nje infeksion ne veshka per shkak se nuk shkoi ne banje gjate nje banketi ne vitin 1601. Atehere ishte turp te ngriheshe nga tavolina dhe te shkoje ne banje. Ai mbante nje kellef te arte per hunden per shkak se e kishte humbur te tijen ne duel.

4. Jean-Baptiste Lully

Vdekje nga shkopi i dirigjentit

Ndersa drejtonte himnin “Te Deum” per mbretin francez Louis XIV ne 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i perqendruar ne ruajtjen e ritmit duke perplasur nje shkop ne dysheme (keshtu behej para se te perdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me te gishtin e madh. Me vone plaga u be gangrene dhe ai refuzoi ta prese.

5. Mbreti Adolf Frederik

Vdekje nga te ngrenit e tepert

Mbreti Adolf Frederick i Suedise ishte shume i dhene ndaj te ngrenit dhe me vone vdiq per kete arsye. “Mbreti qe e hengri veten per vdekje” vdiq ne vitin 1771 ne moshen 61-vjecare nga nje problem ne tretje, pasi hengri nje vakt te bollshem me karkaleca, haviar, sardele te tymosura, shampanje dhe 14 embelsira.

6. Clement Vallandigham

Vdekje nga demonstrimi per jurine

Pas Luftes Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u be avokat i suksesshem qe rralle here humbte. Ne vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, qe akuzohej se kishte qelluar Tom Myers gjate nje grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndersa nxirrte pistoleten. Per ta bindur jurine, ai e demonstroi teorine, por harroi se arma ishte e mbushur.

7. Allan Pinkerton

Vdekje nga kafshimi i gjuhes

Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshem per hapjen e agjencise detektive “Pinkerton” dhe per krijimin e teknikave investigative, si vezhgimin e te dyshuarit dhe kryerjes se punes nen maskim. Ai vete vdiq nga nje infeksion ne gjuhe, gje qe iu krijua per shkak se e kafshoi kur u pengua ne nje trotuar.

8. Jack Daniel

Vdekje nga shkelja e gishtit te madh

I famshmi Jack Daniel vendosi te shkoje heret ne distileri nje mengjes ne vitin 1911. Donte te hapte kasaforten e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Ne zemerim e siper, Daniel goditi kasaforten me kembe dhe lendoi gishtin, i cili me vone iu infektua. Ky lendim i solli dhe vdekjen. Morali i historise? Mos shkoni ne pune heret.

9. Bobby Leach

Vdekje nga lekura e portokallit

Bobby Leach nuk kishte frike nga vdekja. Ne vitin 1911, ai ishte personi i dyte ne bote qe kaloi poshte Ujvares se Niagares mbi nje fuci. Guximtari organizoi edhe shfaqje te tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij eshte ironike. Ndersa shetiste ne Zelanden e Re, Leach rreshqiti ne nje lekure portokalli.

10. Franz Reichelt

Vdekje nga mos-hapja e palltos parashute

Ne vitin 1911, rrobaqepesi francez Franz Reichelt vendosi ta provoje shpikjen e tij, nje kombinim i parashutes dhe palltos, duke u hedhur nga kulla “Eifel”. Autoriteteve u tha se do te perdorte nje kukull, por ne momentin e fundit vendosi ta provoje vete. Askush nuk u habit per vdekjen e tij. Hedhjen mund ta shihni edhe tek YouTube.

11. Grigori Rasputin

Vdekje nga helmimi, goditja me arme, rrahja dhe mbytja njekohesisht

Mistiku rus Grigori Rasputin (1869-1916) ne fillim u helmua me aq helm sa mund te vriteshin 10 burra, por nuk pesoi gje. Me vone vrasesit e goditen me nje revolver ne shpine. Rasputin ra, por e mori veten. Atehere e goditen edhe tri here te tjera, por Rasputin prape jetoi. Me pas e rrahen dhe per siguri e hodhen ne lumin e akullt Neva.

12. Ray Chapman

Vdekje nga bejsbolli

Ray Chapman nga Kleveland eshte njeriu i vetem qe eshte vrare nga nje top bejsbolli. Ne ate kohe, lojtaret e bejsbollit e benin pis nje top para se ta hidhnin qe ai qe e qellonte te mos e shihte. Ne 6 gusht 1920, gjate nje loje kunder “New York Yankees”, Carl Mays, i hodhi nje top te tille Chapman, qe i ra ne koke.

13. Isadora Duncan

Vdekje nga shalli

“Mamaja e kercimit modern”, Isadora Duncan, vdiq ne vitin 1927 per shkak te shallit te firmosur qe e vishte gjithmone. Gazeta “New York Times” shkruan ne 15 shtator 1927 “Automobili po ecte me shpejtesi kur shalli me mendafsh te forte u rrotullua tek rrota e makines. Ajo uli koken dhe u perplas me nje shkemb”.

14. Homer dhe Langley Collyer

Vdekje nga plehrat

Homer dhe Langley Collyer ishin grumbullues te fiksuar. Dy vellezerit kishin frike t’i hidhnin gjerat dhe mblidhnin me fanatizem gazeta dhe plehra te tjera ne shtepi. Ata madje vune dhe carqe ne korridore qe te mbroheshin nga hajdutet. Njeri prej tyre ishte zvarritur poshte gazetave per te kaluar dhe ishte zene ne carkun e ngritur vete. Tjetri ishte i paralizuar dhe vdiq nga uria.

15. Jerome Irving Rodale

Vdekje gjate nje bisede ne nje shfaqje

Jerome Irving Rodale ishte nje ithtar i ngrenies se shendetshme. Ai ishte perkrahes i ushqimeve organike dhe themeloi revisten “Ferma dhe kopshtaria organike”. Pasi u mburr se do te behej 100 vjec, nese nuk shtypej nga ndonje taksixhi i inatosur, Rodale vdiq nga nje infarkt ndersa intervistohej nga Dick Cavett ne 1971.

16. Christine Chubbuck

Vdekje nga vetevrasje drejtpersedrejti ne televizor

Christine Chubbuck ishte reporterja e pare dhe e vetme qe kreu vetevrasje gjate nje transmetimi drejtpersedrejti ne televizor. Ne 15 qershor 1974, tete minuta ne transmetim, reporterja qe vuante nga depresioni tha: “Do te ruaj politiken e “Channel 40” dhe do t’ju sjell lajmet me te fundit”. Me pas nxori pistoleten dhe e goditi veten ne koke.

17. Elvis Presley

Vdekje ne banje

Ekzistojne raste te ndryshme te vdekjeve ne banje, por ajo e Elvis Presley (1935-1977) eshte me e famshmja. Mbreti i rokut eshte gjetur i shtrire ne banjen e shtepise se madhe pasi kishte vjelle ne WC. Doktoret thane se kishte pesuar nje infarkt nga shtimi ne peshe dhe marrja e ilaceve te teperta.

18. Robert Williams

Vdekje nga roboti

Robert Williams eshte njeriu i pare qe eshte vrare nga nje robot. Me 25 janar 1979 ngjitet ne nje dollap te depos tek “Ford Motor’s Flat Rock” per te marre nje pjese per robotin qe s’po funksiononte. Cuditerisht ne ato momente roboti aktivizohet dhe e perplas krahun ne koken e William duke e vrare ate ne cast.

19. Vic Morrow

Helika e helikopterit i pret koken

Aktori Vic Morrow nderroi jete gjate xhirimeve te filmit “Twilight Zone: The Movie”, kur nje helikopter doli jashte kontrollit per shkak te shperthimeve te efekteve speciale dhe i preu koken me helike. Dhe dy femije te tjere aktore vdiqen ne vendngjarje ne ate kohe.

20. David Grundman

Vdekje nga kaktusi

Ne vitin 1982, 27 vjecari David Grundman dhe nje shoku i tij i dhomes vendosen te bejne qitje duke perdorur si shenjester lulen e shkretetires. Kaktusi i pare, i cili ishte i nje madhesie te vogel u be copash menjehere. Por kur Grundman provoi te qellonte me arme nje kaktus te madh, nje pjese e tij i ra persiper duke e vrare.

21. Tennesee Williams

Vdekje nga tapa e shishes

Dramaturgu Tennesee Williams, i njohur si nje nga me te medhenjte ne historine e Amerikes, gjithashtu njihet dhe per dashurine e tij per pijen. Dhe pikerisht nga ajo i erdhi dhe vdekja jo e zakonshme. Ai ishte ne dhomen e tij te hotelit ne vitin 1983 pasi i ngeci ne fyt tapa e shishes.

22. Jerome MoodyMbytje ironike ne pishine

Ne vitin 1985 rojtaret e jetes, sic quhen ata qe shpetojne njerezit qe rrezikojne te mbyten ne det, ne Nju Orlins, vendosen te festojne sezonin e pare pa asnje mbytje. Kur mbaroi festa, nje i ftuar 31-vjecar, Jerome Moody u gjet i vdekur ne fund te pishines se zyrave te rojtareve te bregut.

23. Dick Shawn

Vdekje ne skene

Komediani i njohur Dick Shawn u nda nga jeta ne vitin 1987, vdiq nga nje atak ne zemer ne skene ndersa po bente humor. Ai po tallej me politikanet duke permendur klishete e fushatave elektorale si per shembull “Une nuk do ta le pas dore punen”. Me pas ai u shtri ne toke dhe njerezit menduan se ishte pjese e shfaqjes.

24. Mal Kirk

Vdes nga goditje barku

Mundesi britanik Mal “King Kong” Kirk vdiq nga nje goditje barku e Shirley “Big Daddy” Cratbree. Ne gusht 1987, ne momentet finale te ndeshjes, Crabtree kreu levizjen dalluese te tij (duke u hedhur poshte e larte dhe duke perplasur barkun tek kundershtari) Kirk, i cili pesoi nje infarkt ne zemer dhe vdiq.

25. Lori Rae Keevil-mathews

Vdekje nga cadrat gjigante

Ne vitin 1991 artistet Christo dhe Jeanne-Claude krijuan nje instilacion ambientalist prej mijera cadrash gjigante te verdha dhe blu ne Kalifroni dhe Japoni. Dy muaj me vone Lori Rae Keevil-Mathews, nje 33-vjecare, shkoi te shihte instilacionin kur era e forte e shkuli nje nga cadrat e cila e shtyu gruan te perplasej pas nje guri.

26. Yooket Paen

Vdekje dyfishe

Ne vitin 1991, nje grua tajlandeze 57-vjecare, Yooket Paen, ishte duke ecur ne fermen e saj kur aksidentalisht i rreshqiti kemba ne nje bajge lope. Kur u rrezua ajo u mbajt pa dashje ne nje tel korrenti te zhveshur dhe vdiq. Gjate funeralit, motra e te ndjeres po u tregonte fqinjeve vendin ku kishte rene ne korrent Yooket, kur dhe ajo vete rreshqiti, kapi telin e korrentit dhe vdiq.

27. Betty Stobbs

Vdekje nga delja

Ne vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjecare nga Anglia, mori nje deng me bare te thate qe e ngarkoi ne pjesen e pasme te motorit per te ushqyer tufen e deleve. Mesa duket, delet ishin shume te uritura. Rreth 40 prej tyre iu versulen barit duke e shtyre ate te binte nga nje shkemb i larte. Stobbs i mbijetoi renies, por vdiq kur motori ra pas saj poshte dhe pikerisht mbi te.

28. Brian Wells

Vdekje nga varesja

Me 28 gusht 2003, shperndaresi i picave Brian Wells u perpoq te grabiste nje banke me nje arme artizanale ne forme kallami. Kur e kapi policia ai tha se ate e kishin detyruar ta bente nje gje te tille dhe se ne qafe kishte nje varese bombe. Bomba plasi perpara se policia te mund ta caktivizonte ate.

29. Steve Irwin

Vdekje nga peshku

Ne vitin 2006, eksperti i jetes se eger dhe personaliteti televiziv Steve Irwin apo sic quhej ndryshe “Crocodile Hunter”, vdiq kur nje thumb i nje peshku iu ngul ne zemer, ndersa ai po filmonte dokumentarit “Krijesat me te rrezikshme te Oqeanit”.

30. Mariesa Weber

Vdekje nga rafti i librave

Familja e Mariesa Weber kishte denoncuar per humbjen e saj rreth dy jave perpara se ta gjenin ne dhomen e gjumit te saj, vene perfund nga rafti i librave. “Une kam fjetur ne te njejten shtepi me te prej 11 ditesh dhe ku s’e kam kerkuar, dhe e gjej ketu ne dhomen e gjumit te vdekur”, tha me pas nena e saj e merzitur.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
1. Li Po

Vdekje duke perqafuar reflektimin e henes

Poeti
kinez Po konsiderohet si nje nga dy poetet me te medhenj te letersise
kineze. Ishte i njohur edhe per dashurine qe ndjente ndaj alkoolit dhe
poemat me te mira i ka shkruar ndersa ishte i dehur. Nje nate Li Po ra
nga varka dhe u mbyt ne lumin Yangtze, ndersa perpiqej te perqafonte
reflektimin e henes ne lume.
kjo mbanni ma shum pershtypjeee

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons