Forumi Kuq E Zi
Nje plage e hapur ne zemer.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Nje plage e hapur ne zemer.. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Nje plage e hapur ne zemer.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Nje plage e hapur ne zemer.. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Nje plage e hapur ne zemer.. Empty Nje plage e hapur ne zemer.. 20/4/2013, 08:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Histori te vereta te jetuar nga jeta dhe hudh ne nje leter....Ketu mund te vendosni dhe ju....


Kam jetuar me një burrë alkoolist

Jam
një grua rreth 55 vjeç dhe do doja të ndaja edhe unë historinë time me
ju. Unë u martova kur isha 20 vjeç dhe bashkëshorti im ishte 31 vjeç. Ne
jetuam që në fillim vetëm, të ndarë nga prindërit e tij, pasi dhe
emërimi i bashkëshortit ishte në Tiranë, dhe jo në qytetin ku jetonte
familja e tij. Kam vuajtur kaq shumë përkrah këtij njeriu, sa edhe sot
nuk e di sesi ia kam dalë për të rritur dy vajzat. Ai ishte kuadër në
atë kohë dhe kishte një rrogë mjaft të mirë, ndërkohë që mua nuk më
sillte asnjë lek në shtëpi. Vesi i tij më i keq ishte alkooli; gati çdo
natë ai vinte i pirë në shtëpi dhe unë duhet të duroja gjithçka që
bënte. Ju nuk mund ta imagjinoni se ç'do të thotë të kesh një njeri të
pirë çdo ditë në shtëpi. Është shkatërruese për sistemin nervor dhe unë e
vetme nuk ia dilja dot. Kisha sjellë në jetë dy vajza të mrekullueshme
dhe ato ishin ngushëllimi im i vetëm, sa herë që ai vinte i pirë në
shtëpi. Kur
e kujtoj tani periudhën kur ato kanë qenë të vogla, më vjen
kaq shumë keq për vajzat e mia. Ato gra që janë nëna, më kuptojnë fare
mirë se ç'do të thotë që fëmija jot të të kërkojë diçka dhe ti nuk ke
mundësi për t'ia plotësuar, ose më mirë, për babain e tyre ishte shumë
herë më e këndshme t'i shpenzonte lekët e tij në një lokal, sesa të
plotësonte nevojat e vajzave të tij. Kam jetuar gati 15 vjet me një
njeri alkoolist përkrahu, pasi asnjëherë nuk guxoja që të ndahesha prej
tij, sepse për mua opinioni i të tjerëve kishte shumë rëndësi. Kam
sakrifikuar gjithë rininë time për hir të atij opinioni që ishte në atë
kohë, pasi druhesha se mos dëmtoja edhe vajzat e mia. Për vajzat e mia
gjithmonë jam sfilitur dhe ato ma kanë shpërblyer në mënyrën më të mirë
të mundshme. Vajzat e mia kanë mbaruar të dyja universitetin dhe ishin
ato që mblodhën edhe burrin tim. Vërtet unë vuajta gjatë rinisë sime,
por tani, gjithçka në familjen time është e stabilizuar dhe unë po jetoj
vërtet një periudhë qetësie tani me gjithë bashkëshortin tim. Prandaj,
jam gjithmonë e mendimit: "I duru
Nëna e tij ishte kundër fejesës sonë

Kam jetuar
periudhën më të bukur të jetës sime përkrah të dashurit tim në ato kohë.
Unë jam njohur me Iglin kur ishim në fakultet dhe mua më dukej sikur
ishim të prerë për njëri-tjetrin. Ne kuptoheshim vetëm me shikim dhe
fjalët për ne ishin gjithmonë të tepërta. Ai më thërriste, "kotelja
ime", dhe unë ndjehesha e përkëdhelur vërtet në krahët e tij. Igli ishte
me mua në çdo hap apo vendim që unë merrja dhe gjithashtu, edhe unë
bëja të njëjtën gjë me të. Në një farë mënyre, ne ishim dy gjysma që
bënim një të tërën. Kishim thurur mijëra plane dhe ëndrra dhe asnjëherë,
të paktën mua nuk më kishte shkuar ndërmend ndarja me të. Ka qenë fundi
i muajit nëntor, kur ne vendosëm që të prezantoheshim tek familjet tona
dhe t'u bënim të ditur mbi marrëdhënien tonë. Unë isha duke përgatitur
gjithçka dhe ndjehesha kaq e lumtur që po kurorëzoja dashurinë time.
Ishte e mërkurë dhe kisha dalë me gjithë motrën time për të blerë një
fustan për ditën e "fejesës sime", kur
ari, i fituari".

përpara më shfaqet Igli dhe që në fytyrë dukej që ishte mjaft
i shqetësuar. Ai insistonte se donte të fliste vetëm për vetëm me mua
dhe se ishte diçka mjaft urgjente. Fillova të preokupohesha dhe ndjeja
që këmbët po më dridheshin. Igli insistonte duke thënë se ishte më mirë
që të prisnim edhe pak, pasi dhe kushtet tona nuk ishin pjekur siç
duhej, sipas tij. Nuk po e kuptoja dhe doja të dija me insistim se përse
ai kishte ndryshuar mendje për dy ditë. Mbas shumë lutjesh dhe
përpjekjesh, ai pranoi se ishte nëna e tij që nuk binte dakord që ne të
fejoheshim. Shtanga, nuk dija çfarë të thosha. Po unë nuk njihesha fare
me të, përse ajo kishte dalë në një konkluzion të tillë, përse ajo po
bëhej pengesë për dashurinë tonë? Pyesja Iglin se kush ishte arsyeja që
ajo nuk po pranonte, por ai ngrinte supet dhe nga sytë i dilnin vetëm
lot. Isha e bindur në vetvete se gjithçka do të zgjidhej, pasi nuk
kishte asnjë arsye konkrete, por ndodhi komplet e kundërta. Takimet e
mia me të po bëheshin gjithmonë e më të rralla, derisa arritëm në një
pikë që nuk po takoheshim më. Gjatë asaj kohe kalova një periudhë të
vështirë emocionale dhe vazhdimisht pyesja veten përse, cila ishte
arsyeja që ajo ishte kundra
[b][i]kësaj lidhjeje. Por tani që gjërat janë qetësuar dhe unë jam
më e ftohtë, jam e bindur se ajo është tipikja e nënave xheloze dhe
posesive ndaj djemve të tyre, e unë asnjëherë nuk do të kisha qenë e
qetë me një "vjehrrë" si ajo.

Jeta ime e mjerë

Tani që
unë jam gati 60 vjeç, ndihem më se e bindur që i madhi Zot më ka sjellë
në këtë jetë vetëm për të vuajtur. Kur isha e vogël, kam jetuar në një
familje ku mbizotëronte skamja, pasi familja ime ishte shumë e varfër.
Ne ishim gjashtë fëmijë dhe nëna ime e shkretë nuk arrinte të na ngopte
as me bukë. Kushedi se sa e sa net kemi fjetur me barkun bosh. Kështu,
nëna më martoi në një moshë të re, pasi mendonte se në këtë mënyrë do të
shpëtoja. Dhe të paktën nuk do të ishte problem ushqimi. Dhe kështu
ndodhi vërtet, familja e bashkëshortit tim ishin njerëz shumë të mirë
dhe kishin një ekonomi shumë herë më të mirë nga ajo që unë kisha pasur
në shtëpinë time. Unë jetova për afro dy vjet me bashkëshortin tim dhe
isha tepër e
[/i][/b]lumtur me të. Ai ishte një njeri i qetë dhe shumë i dashur.
Gjithmonë mundohej që unë të ndjehesha sa më mirë dhe të mos më mungonin
gjërat e nevojshme. Ai vdiq nga një infarkt në zemër, një vit mbasi unë
solla në jetë djalin tim. U trondita shumë në ato kohë dhe nuk e dija
nëse do t'ia dilja dot e vetme. Kur djali im ishte dy vjeç, unë kuptova
se ai nuk ishte një fëmijë normal si gjithë të tjerët. Kishte shumë
çrregullime në sjellje dhe veprimet e tij nuk ishin të ngjashme me një
fëmijë tjetër të moshës së tij. Takimi im me psikopediatrin konfirmoi më
së miri atë që unë kisha konstatuar. Ai ishte një fëmijë autik dhe
përmirësimet e tij në të ardhmen do të ishin të niveleve minimale. Ai ka
qenë një plagë e hapur gjatë gjithë jetës sime dhe unë kam vuajtur kaq
shumë për gjendjen e tij. Tani që unë nuk jam mirë as me shëndet, ndihem
akoma më keq brenda vetes. Në qoftë se unë vdes, ç'do të bëhet me
djalin tim të mjerë, kush do të kujdeset për të? Nuk mjaftuan vuajtjet e
mia gjatë jetës, por edhe kur të vdes, jam e bindur që shpirti im nuk
do të gjejë rehat.
Marre nga Gazeta Shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons