Gazeta kosovare “Koha Ditore” ka bërë publik numrin e shqiptarëve që kanë vdekur në Siri si dhe numrin e atyre djemëve të rinj që luftojnë kundër rregjimit të presidentiti Bashar al- Assad.
Muhamet Koprova, 22 vjeç, është viktima e fundit shqiptare në Siri dhe deri tani numëron 10 shqiptarë që kanë vdekur në luftë. Koha Ditore shkruan se tetë shqiptarë të vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, kurse dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosovë. Nje burim i inteligjencës për KD është shprehur se : “Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. Janë të ndara në dy grupe në Alepo. Deri më tani thuhet se janë vrarë gjithsej 10 shqiptarë.”