Forumi Kuq E Zi
Kombësitë me popullsi më shumë se 5 milionë banorë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kombësitë me popullsi më shumë se 5 milionë banorë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kombësitë me popullsi më shumë se 5 milionë banorë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kombësitë me popullsi më shumë se 5 milionë banorë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kombësia Han
Kombësia Han është kombësia më e madhe me më shumë banorë ndër të 56 kombësitë kineze, ajo është gjithashtu kombësia me popullsinë më të madhe në botë.
Sot popullsia e kombësisë Han ka arritur në afro një miliard e 200 milionë. Banorët Han ishin banorët e Kinës qendrore, që quheshin “Huasia”, deri më sot ata kanë një histori civilizimi 5000-vjeçare. Gjatë zhvillimit historik ata asimiluan dhe u përzien me banorët e kombësive të tjera. Që nga dinastia Han e Kinës ata filluan të quheshin kombësia Han. Kjo kombësi ka gjuhën dhe shkrimin e vet. Gjuha Hane i përket familjes të gjuhëve Han-Tibetiane, dhe ka 8 dialekte: dialekti i Veriut, dialekti U, dialekti Siang, dialekti Gan, dialekti Këgjia, dialekti Minnan, dialekti Minbei dhe dialekti Yue, ndërsa gjuha e tyre e përbashkët është gjuha standartë. Shkrimi Han janë një nga shkrimet më të lartë në botë, që e ka filluar nga shkrimet në kuacën e breshkës dhe më vonë nga shkrimet në bronx, duke arritur deri në hieroglifet e sotme të gjuhës hane, që ka gjithësej mbi 80 mijë hieroglife, por që zakonisht përdoren mbi 7 mijë prej tyre. Gjuha Hane është një nga gjuhët ndërkombëtare të botës. Banorët Hanë ushqim kryesore i kanë si drithëra, me mishrat e zarzavatet i kanë ushqime ndihmëse. Për një kohë të gjatë, banorët Hanë kanë formuar zakonin e të ngrënies tre herë në ditë. Orizi dhe gruri janë dy llojet kryesore të të ushqimit të banorëve Hanë. Përveç këtyre drithërat e tjera, si misri, sorgumi, patatja etj. janë bërë pjesë përbërëse të ushqimit kryesor të tyre në krahina të ndryshme. Nga zakonet e ndryshme në ngrënie, janë krijuar kuzhinat e ndryshme. Më vonë shijët e ushqimeve të banorëve hanë dhe të kombësive të tjera përkatëseu popullësuan kështu: “të ëmbla në Jug, të kripura në Veri, djegëse në Lindje dhe të tharta në Perëndim”. Në bazë të shijeve popullore të krahinave të ndryshme janë formuar 8 kuzhina të mëdha përfaqësuese në Kinë, si kuzhina Siang, kuzhina Sëçuan, kuzhina Veri-lindore, kuzhina Yue, kuzhina Shandong, kuzhina Huajan etj.

Rakia dhe çaji janë dy pijet kryesore të banorëve hanë, Kina është vendlindja e çajit, dhe një nga vendet, që e krijuan më herët teknologjinë e fermentimit në botë. Kulturimi i rakisë dhe kulturimi i çajit kanë një histori të gjatë në Kinë.

Kombësia Han ka shumë festa, ndër të cilat festa e pranverës sipas kalendarit bujqësor kinez është festa më tradicionale e Kinës. Përveç kësaj, festat e tjera të mëdha janë edhe festa e fenerëve në ditën e 15-të të muajit të parë sipas kalendarit bujqësor kinez, festa Çingming (e djajve) e ditës së 5-të të muajit të 4-të, festa Duanvu (dita e poetit të madh kinez Qu Yuan) në ditën e 5-të të muajit të 5-të, festa e hënës në ditën e 15-të të muajit të 8-të sipas kalendarit bujqësor kinez etj.



Kombësia Xhuan
Kombësia Xhuan është kombësia me më shumë banorë ndër pakicat kombëtare kineze. Banorët Xhuan janë të përqëndruar kryesisht në Rajonin Autonom të Guansi-Xhuanit të Kinës jugore. Ata përdorin gjuhën Xhuan, që i përket familjes së gjuhëve Han-Tibetiane. Kombësia Xhuan është kombësia vendëse e Kinës jugore dhe ka një histori të lashtë. Qysh para dhjetra mijë vjetëve paraardhësit e kombësisë Xhuan kishin jetuar në pjesën jugore të Kinës. Në vitin 1958 u formua Rajoni Autonom i Guansi-Xhuanit. Banorët Xhuan merren kryesisht me bujqësi, kryesisht me mbjelljen e orizit dhe të misrit. Banorëve Xhuan pëlqen shumë këndimi i këngëve, prandaj vendbanimi i tyre quhet “deti i këngëve”. Punimet e bukura të qëndisjes të kombësisë Xhuan shquhen në punimet tradicionale artizanale. Në të kaluarën shumica e banorëve Xhuan adhuronin natyrën dhe fenë primitive me shumë shenjtorë. Pas dinastive Tang dhe Song, hyri dhe u përhap gradualisht feja budiste dhe feja taoiste në zonat e kombësisë Xhuan. aktualisht në këto zona kanë hyrë edhe fetë katolike dhe ortodokse të cilat nuk kanë asnjë ndikim të madh.



Kombësia Mançure
Kombësia Mançure është e shpërndarë në krahime të ndryshme të Kinës, por më shumë gjendet e përqendruar në provincën Liaonin të Kinës veri-lindore. Kombësia Mançure përdor gjuhën Mançure, që i përket familjes së gjuhëve Altai. Për arsye se banojnë të përzjer me banorët Han dhe kanë marrëdhënie të ngushta me ta, banorët Mançurë janë mësuar të përdorin gjuhën Hane, dhe vetëm në disa fshatra të largëta e të humbura me përqëndrim të Mançurëve, pleqtë flasin në gjuhën Mançure. Në të kaluarën banorët Mançurë besonin fenë Shamaniste.

Kombësia Mançure është një kombësi me një histori të lashtë. Para mbi 2 mijë vjetëve, paraardhësit e tyre kishin jetuar gjithmonë në një krahinë të gjerë në rrjedhat e mesme e të poshtme të lumit Hejlongkiang dhe në rrjedhat e lumit Usuri në veri të malit Çangbaishan të Kinës veri-lindore. Në shekullin e 12-të të erës sonë, kombësia Mançure, që quhej në atë kohë “Nyzhën”, krijoi dinastinë Gjin. Në vitin 1583, Nurhaç bashkoi fiset e “Nyzhënit”, krijoi sistemin e ushtrisë dhe të banorëve me 8 ngjyra flamujsh, njëkohësisht krijoi edhe shkrimin Mançur. Në vitin 1635 emri i kësaj kombësie u caktua si “Mançur”. Në vitin 1636 Nurhaç u quajt perandor dhe e ndërroi emrin e vendit në dinastinë Çing. Në vitin 1644 Ushtria e dinastisë Çing hyri në Sanhajguan dhe dinastia Çing u bë dinastia e fundit feudale me centralizimin qendror të bashkuar të Kinës. Pas revolucionit të vitit 1911, filloi të përdoret zyrtarisht emri “Mançur”. Banorët Mançurë kanë dhënë kontribut të madh për bashkimin e Kinës, për zhvillimin e zonave kufitare dhe për zhvillimin ekonomik e kulturor të Kinës.



Kombësia Hui

Kombësia Hui ka mbi 9 milionë e 800 mijë banorë, që përqëndrohen kryesisht në Rajonin Autonom të Ninsia-Huit të Kinës veri-perëndimore. Në krahina të tjera të Kinës banojnë të përqëndruar ose të shpërndarë edhe shumë banorë të tjerë Hui. Mund të thuhet se ata janë të shpërndarë në të gjitha krahinat e vendit, pra kombësia Hui është pakica kombëtare me shpërndarjen më të gjerë në Kinë. Për arsye të banimit së bashku dhe për një kohë të gjatë me banorët Han, shumica e banorëve Hui përdorin gjuhën Hane. Kurse ata, që jetojnë së bashku me banorët e kombësive të tjera, dinë të përdorin edhe gjuhët e këtyre. Disa banorë Hui dinë shumë mirë edhe gjuhën arabe dhe gjuhën persiane. Qysh në shekullin e 7-të të erës sonë, tregtarët arabë dhe persianë kishin ardhur në Kinë për tregti dhe mbetën në Guanxhou, Çuanxhou etj. të zonës bregdetare të Kinës jug-lindore dhe pas disa qindra vjetëve evolucioni ata ishin bërë një pjesë e kombësisë Hui të Kinës. Përveç kësaj, në fillim të shekullit 13-të, për shkak të luftrave kontigjente të mëdha të banorëve të Azisë Qendrore, të persianëve dhe arabëve ata ishin të detyruar të shpërnguleshin në pjesën veri-perëndimore të Kinës dhe më vonë nëpërmjet formave martesore, fetare etj. ato ishin bashkuar e asimiluar nga banorët Hanë, Ujgurë, Mongolë, duke u formuar në mënyrë graduale kombësinë Hui. Banorët Hui besojnë fenë islame dhe në qytetet, qytezat e lokalitetet, ku janë të përqëndruar, kanë ndërtuar xhami, duke i formuar karakteristikat e banimit rreth xhamive. Ata kanë zakonet e tyre të posaçme të ushqimit, kudo në restorante, dyqane ushqmore etj. shihen tabela myslimane, që u shërbejnë posaçërisht banorëve Hui. Niveli ekonomiko-kulturor i kombësisë Hui ka qenë dhe është relativisht i lartë, dhe ka luajtur rol të madh për zhvillimin historik të Kinës.



Kombësia Miao
Kombësia Miao ka rreth 8 milionë e 940 mijë banorë, të cilët janë të përqëndruar kryesisht në provincat Guixhou, Ynan, Sëçuan, Hunan, Hubei, Guandong dhe në Rajonin Autonom të Guansisë. Banorët Miao përdorin gjuhën Miao, që i përket familjes së gjuhëve Han-Tibetiane. Në të kaluarën kombësia Miao nuk kishte shkrime unike, kurse në vitin 1956 unifikoi shkrimet Miao me gërma latine në bazë të krijimit ose të reformimit të 4 dialekteve të saj. Kombësia Miao është një nga kombësitë antike kineze me histori të lashtë. Që Para mbi 4 mijë vjetëve ka pasur shënime në materialet historike për këtë kombësi. Sipas gojëdhënave të historisë së lashtë, Çiyou, që pati luftuar dhe qe bashkuar me perandorët Huan dhe Yan, është paraardhësi i banorëve Miao. për shkakë të luftës, urisë, sëmundjeve, të lindjeve të shumta dhe të lënies së tokave djerrë, banorët Miao shrreguleshin vazhdimisht, duke shkaktuar dallime të mëdha në vendin e banimit, në dialekte, në veshje, në stolisjet e kokës, në zakonet e doket e tyre. Banorët e shpërndarë në zona të ndryshme kanë shumë emra me të cilët vetëquhen, si për shembull, sipas dallimeve të veshjeve, ata quhen “Miao me fund të gjatë”, “Miao me fund të shkurtër”, “Miao me brinjë të gjatë”, “Miao e kuqe”, “Miao e zezë” etj. Shumica e banorëve Miao janë primitive dhe besojnë se gjithçka shpirtëzohet. Banorët Miao merren kryesisht me mbjelljen e orizit dhe misrit, njëkohësisht edhe me mbjelljen e kulturave ekonomike, si pemët e vajit Dong, lakrat vajdhënëse dhe bimët e çmuara mjekësore, si Tiançi, Tianma, Duxhong etj.



Kombësia Ji

Kombësia Ji ka mbi 7 milionë e 700 mijë banorë, që janë të përqëndruar kryesisht në provincat Ynan, Sëçuan, Guixhou dhe në Rajonin Autonom të Guansisë. Banorët e kombësisë Ji përdorin gjuhën Ji, që i përket familjes së gjuhëve Han-Tibetiane. Ata, që banojnë së bashku me banorët Han dhe kanë më shumë kontakte me ta dinë të përdorin edhe gjuhën Hane. Kombësia Ji është një pakicë kombëtare kineze me popullsi relativisht të madhe, me shpërndarje të gjerë dhe me histori të lashtë. Para mbi 2 mijë vjetëve, grupe banorësh të kombësisë Diqiang, që vinin nga zona veriore, asimiloheshin pandërprerë nga banorët vendë të jugut, duke formuar një kombësi të re – kombësinë Ji. Në historinë e kësaj kombësie një karakteristikë e rëndësishme ishte ruajtja e gjatë e sistemit të bujkrobërve. Pas shpalljes së Kinës së Re në vitin 1949, me zbatimin e reformës demokratike u zhduk gradualisht sistemi i mbetur i skllavopronarisë në shoqërinë e kombësisë Ji. Në të kaluarën banorët adhuronin shumë shenjtorë, kurse në fillim të dinastisë Çing u përhap shumë taoizmi. Në fund të shekullit 19-të, në zona të kombësisë Ji u futën edhe ortodoksizmi dhe katolicizmi, por shumë pak njerëz i besojnë ato.



Kombësia Mongole

Kombësia Mongole ka mbi 5 milionë e 800 mijë banorë, që banojnë kryesisht në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme dhe në qarqet e distriktet autonome të Rajonit Autonom të Sinkiangut, të provincave Çinhaj, Gansu, Hejlongkiang, Gjilin, Liaonin etj. Banorët Mongolë përdorin gjuhën mongole, që i përket familjes së gjuhëve Altai. Emri Mongol është parë fillimisht në dinastinë Tang, dhe ishte emri i një fisi ndër shumë fise mongole. Ky fis ke lindur në viset e bregut lindor të lumit Ërnagu dhe më vonë ka lëviszur gradualisht drejt perëndimit. Për shkak të grabites së banorëve, bagëtive dhe pasurive, midis fiseve ndodhnin vazhdimisht luftrat. Në vitin 1206 Tiemuzhen i njohur si Khani i Mongolëve me emrin Çëngkiskhan, formoi shtetin e Mongolisë. Qysh nga ajo kohë, në pjesën veriore të Kinës u duk për herë të parë një kombësi e fortë me zhvillim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë – kombësia Mongole. Kështu Çëngkiskhani i bashkoi të gjitha fiset e kombësisë Mongole, bashkoi edhe Kinën, duke krijuar dinastinë Yuan. Shumica e banorëve Mongolë besojnë fenë Llama. Kombësia Mongole ka dhënë kontribut të madh në fushat politike, ushtarake, ekonomike, tekniko-shkencore, astronomike, kulturore, artistike, mjekësore etj. të Kinës.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
qyqa amon or lal me qa i ushqejn kta gjith kta njerz o riii

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons