Fotot që shihni nuk janë marrë nga ndonjë film mbi fundin e botës dhe as janë montazh… Ato janë shkrepur në qytetin Samara në Rusi dhe për banorët e tij imazhe të tilla janë të zakonshme këto kohët e fundit.
Keshtu, ata tregojnë se javët e fundit, në mbarë zonën janë hapur gropa të tilla që kanë “thithur”, makina, autobusë dhe deri më tani flitet për të paktën 1 të vdekur. Ata nuk e dinë se nga se vjen e gjitha kjo por jetojnë me frikën se në çdo moment, toka mund të hapet e t’i përpijë. Në qytet kanë mërritur edhe gjeolog për të kuptuar më mirë fenomenin.