Duke filluar nga 25 prilli e deri më 25 maj do të jetë e mbushur me fenomene.
Jeni kuriozë të mësoni se kur do ndodhin Eklipset më të afërta për këtë vit? Më 25 prill do të ketë një eklips të Hënës, që do të shikohet në pjesën më të madhe të Evropës, në Afrikë, në Azinë qendore dhe në pjesën perëndimore të Australisë. Një hije e errët do të fshehë një pjesë të Hënës, kur Toka të jetë e vendosur mes saj dhe diellit. Eventi astronomik do të zgjasë rreth 4 orë: që kur Hëna të hyjë në hijen e Tokës në ora 19:03 deri kur të dalë në 23:11. Momenti i errësimit maksimal do të jetë në ora 21:07, kur do të ketë edhe madhësi maksimale në hijen e eklipsit. Ndërsa eklipsi i ardhshëm i Hënës do të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm, saktësisht më 25 maj.
Mirëpo, më përpara, 10 maj do të ketë një eklips diellor anular. Në këtë lloj eklipsi, Hëna është në pikën më të largët të orbitës së vet dhe koni i hijes nuk mbërrin deri në sipërfaqen tokësore. Kjo, sepse diametri këndor i diskut të Hënës është më i vogël sesa ai diellor. Gjatë një eklipsi anular diellor, Dielli shfaqet si një unazë e shndritshme gjatë fazës qendore, me Hënën tepër larg nga Toka, pa pasur mundësinë ta fshehur plotësisht.