Kështu, në vitin 1988 fotoreporteri i “Los Angeles Time”, Jerry Lokenor, shkroi një artikull se si do të ishte jeta në Los Angeles 25 vjet më vonë, pra pikërisht sot…
Lokenor, para se të shkruante artikullin e tij u këshillua me specialistë të së ardhmes, historian dhe specialistë të teknologjisë, ndërsa krijuesit e imazheve inxhinierike dhe pamjeve të arkitekturës së imagjinuar, krijuan gjithçka duke u bazuar në artikullin e tij dhe krijuan “Los Angeles në vitin 2013”.
Në figurën kryesore shfaqen makina elektrike që lëvizin me një rrejt urbanistik dhe kulla të larta (rrokaqiell) që ngjajnë shumë me ndërtesat e stomet bashkëkohore që ekzistojnë në SHBA! Artikulli përshkruante jetën e një familje me katër antarë, e cila jeton në një sistem dhe shtëpi të automatizuar, me robotët që kryejnë punët e shtëpisë. Një gjë e tillë nuk ndodhe ende, por në parashikime të tjera, artikullshkruesi ka parashikuar gjithçka me saktësi.
Fliste për makina që dispononin sisteme navigimi, për një shtrirjeje dhe përhapje marramendëse të rrjetit telefonik, që jepte mundësinë e videofilmimeve dhe padyshim për një “kartë të zgjuar” në madhësinë e një libri të vogël, ndërmjet së cilës njerëzit mund të bëjnë çdo lloj shkëmbimi, shitblerje etj, deri dhe në kërkimin e informacioneve.
Sot, sigurisht që makinat disponojnë sistemin GPS, telefonojmë dhe shihemi nëpërmjet ekraneve të vegjël të telefonave si dhe shihemi në skype duke komunikuar lirshëm, gjithashtu kemi në duar dhe tablet apo smartphone!
Jerry Lokenor, edhe pse e tërhoqi artikullin e tij nga arshiva, u entuziazmua shumë me parashikimet e tij të sakta ashtu siç miliona njerëz!
Edituar për herë të fundit nga $EB@$TJ@N në 3/4/2013, 19:21, edituar 1 herë gjithsej