Nën ndikimin e ngjarjeve shokuese në sistemin bankar të Qipros, Athina zyrtare pret me ankth ekspertët e Trojkës që mbërrijnë në Greqi në ditët e ardhëshme dhe kërcënojnë se nëse nuk janë zbatuar me rigorozitet reformat financiare për të cilat është rënë dakord, do kërkojnë masa të reja, si kusht për këstin e radhës prej 2.8 miliard eurosh.
Burime nga Ministria e Ekonomisë bëjnë me dije se në financat e shtetit në dy muajt e parë të këtij viti është krijuar një boshllëk prej 1.3 miliard euro. Mediat greke theksojnë se plotësimi i kësaj shume sjell përsëri në tryezë skenarin e pushimeve të menjëhershme nga puna të 25.000 nënpunësve në sektorin publik, ndërsa si masë tjetër ekstreme vlerësohet reduktimi i sistemit bankar të Greqisë.
Shtypi i së dielës bën fjalë për plane të Komisionit Europian sipas të cilave duhet të largohen nga ky sektor i tejfryrë në Greqi nga 15000- 25000 nënpunës duke u shkrirë 40% e degëve bankare në të gjithë vendin me synim uljen e kostos së funksionimit.
Ndërkohë 60% e grekëve kanë frikë se ajo që ndodhi në Qipro, pra një taksë mbi depozitat bankare, mund të ndodhë edhe në Greqi, pasi asnjë prej partive parlamentare nuk ka në dorë një plan të dytë rezervë për të plotësuar boshllëqet financiare.
Sipas gazetës Kathimerini një masë e tillë ishte kërkuar në 2011 për dy banka problematike greke që më pas u shkrinë. Ky tension dhe kjo frike vihet re dhe në tre sondazhet e reja të gazetave Proto Thema, Real Neës dhe Ethnos në dy prej të cilave kryeson nga 0.5% -0.7% Demokracia e Re, ndërsa në të tretin Radikalet e Majtë janë para me vetëm 0.1%.
Samaras konsiderohet si kryeministër më i përshtatshëm nga 40% e qytetarëve në krahasim me liderin e Syriza Aleksi Tsipra, por vetëm një në tre të pyetur pohon se qeveria po bën atë që duhet.
Megjithëse 63% e grekëve janë pro qendrimit të vendit në Eurozonë, përsëri zëra nga gjiri i së majtës shpjegojnë se nëse vendi do të kthehej në monedhën kombëtare, plagët nga kriza ekonomike do të ishin më të thella, por do të shëroheshin më shpejt.