Pesë fëmijë humbën jetën në një zjarr që përfshiu një banesë në Francën Veriore, informoi të dielën “Agence France Presse”.
Fatkeqësia ndodhi në Saint-Quentin, një qytezë e ndodhur 130 kilometra në verilindje të Parisit.
Viktimat ishin motra e vëllezër midis tyre. Babai i fëmijëve ishte gjithashtu i pranishëm në banesë, por arriti të shpëtonte me djegie të lehta.
Hetimet e para, ndonëse jopërfundimtare, bëjnë përgjegjëse për këtë fatkeqësi një rrjedhje gazi.
Ditën e shtunë, tre persona mbetën të vrarë dhe 13 të plagosur, në një zjarr që përfshiu një periferi të Parisit, Aubervilliers.
Megjithatë, në atë rast, policia nisi një hetim kriminal, pas provave për zjarrvënie.