Aksi rrugor Lezhë-Shkodër mëngjesin e sotëm ka qenë burimi i një aksidenti tragjik.
Burimet thanë se një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e lartpërmendur ku kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe është plagosur rëndë 1 tjetër.
Nga hetimet paraprake mësohet se një makinë tip me targa AA 381 DX ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri që udhëtonin në të njëjtën makinë.
Ende nuk dihet identiteti i personave ndërkohë që i plagosuri është dërguar menjëherë në spital.
Ndërkoh policia është duke hetuar rreth shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë me një bilanc tragjik.