* 600 gr mish viçi
* 100 gr kikirikë
* 1 kokë qepë
* sos soje
* 1 lugë niseshte
* 2-3 lugë salcë domatesh (keçap djegës)
* 1 vezë
* 1 copë kastravec
* 1 lugë kafeje sheqer
* 1 kub supë e gatshme
* vaj, kripë dhe piper i zi.
Gatimi
Mishin e presim në copë sikur për gullash dhe mbi të hedhim kripë. Shtojmë edhenjë të bardhë të vezës dhe përziejmë.
Në tenxheren me ujë të valuar e vëmë kubin e supës së gatshme të viçit. E grijmë gjysmën e qepës.
Kastravecin
e presim në copë të holla e të gjata. Në tavën vëmë vaj për t'u nxehur,
pastaj hedhim kikirikët për skuqje. Pasi skuqen kikirikët, tavën e
largojmë nga zjarri dhe kikirikët i nxjerrim nga tava. Tavën e kthejmë
në zjarr dhe shtojmë në të vaj.
Në enën me mish shtojmë disa lugë
niseshte të zbutur në ujë dhe mishin e vëmë në tavë për skuqje. Pas një
kohe të shkurtër, tavën e heqim nga zjarri dhe përmbajtjen nga tava e
derdhim në një enë nëpërmjet kullojës. Tavën e kthejmë në zjarr dhe në
të e kthejmë lëngun që u kullua nga mishi. Në tavë i vëmë copët e
kastravecit, mishin dhe kikirikët e skuqur dhe përziejmë.Në një enë të thellë e vëmë soja sosin, qepën e grirë, verën e bardhë
dhe niseshtenë e zbutur të mbetur. Përziejmë dhe shtojmë një lugë keçap
djegës. Edhe këtë përmbajtje e shtojmë në tavën në zjarr. Përziejmë dhe e
largojmë tavën nga zjarri.
Në pjatën për servirje vëmë oriz të
zier në formë kurore. Në mes të kurorës vëmë nga mishi i viçit me
kikirikë. Qepën e mbetur, të prerë në feta të holla, e rendisim në dy
skajet e pjatës për servirje.
Në disa vende, mbi orizin hedhin keçap djegës. Zbukurimin e përfundojmë me degë nenexhiku në mes të pjatës.