Forumi Kuq E Zi
SADBERE GAGICA SPAHIJA Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SADBERE GAGICA SPAHIJA Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
SADBERE GAGICA SPAHIJA Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SADBERE GAGICA SPAHIJA Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:27

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SHPIRTIN ARNOJ ËNDRRA. Poezi nga Sadbere Gagica Spahija
SHENIM PER AUTORINME



Sadbere Gagica Spahija u lind ne Gjilan,shkollën fillore dhe te mesme e ndoqi në qytetin e lindjes për cka ajo ruan edhe sot kujtimet më të bukura të jetës së saj.I kujtoj ato me nostalgji edhe sot.

Belbëzimet e para poetike i ka bërë kur ishte nxënëse e shkollës fillore.Lexonte me pasion te vecant shkrimet e letrarëve të Ali Huruglicës,Hysen Kqikut e shumë e shumë te tjerëve.

Ka nje varg shkrimesh letrare,kryesisht poezi për të rritur te cilat kjo krijuese ëndërron t i botojë një ditë .

SADBERE GAGICA SPAHIJA Timthumb.php?src=http%3A%2F%2Fgazeta-nacional.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2012%2F12%2FSadbere-Gagica-Spahija

2SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:30

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
FJALORI I BUZEVE



Falma fjalen “TE DUA” nje puthje stinesh
Falem ti buzet e tua
Atje te vdesin endrrat e mia
Sa hapa syte sot
Grishe ne cdo shkronje
Nga ngjyrat me te bukura
Germoje token si arkeologe
Falma te kuqen e zemres
Te lyej muret e dashurise
Ik te ura e vjeter rrugeve
Buzet e trazuara endrra te vjetra
Te shelgu i qytetit kur nata vinte me hene
E mos u shderro ne fjalor te heshtjes
Buzet nuk lagen me fjale
Te ure e vjeter te streheza e re
Tej largesive hapero e ndal pak
Te malli i vjeter te qiell i ri
Me puthe edhe sot stina e ime me ere
Lot jam shkronje dashurie
Ne syte e tu jam kacavjerr
Si kalavesh rrushi ne pjergull
Aty jam
Kur te kafshosh jam e wmbel
Si qershi
Buzemjalte qe i ke harruar
Sa kohe sa endrra jane tretur
Udhet e mia zjarr
E di malli djeg,e di loti pikon
Ne buzet e mia do te ndaloje….


3SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:33

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TI FLE SOT

Në sheshin e ëndrrave të mia
Në luadhin e trëndafilave
Heshtja ka rënë mbi fjalë
Udhë
Me mijëra trazime
O loti im
Jam lumë me shi
Fyelli dhembjen ma trazon
Të kërkoj në çdo skutë të shtëpisë
Ku qaja si fmijë për një lodër
Në cdo varg jehonë stine je bërë
I pyes yjet e natës
Mblidhem kruspull në vete
Dhe bërtas më zë të vogël
Sa shpejt ike baba
Edhe kur vij në shtëpinë e vjetër
Malli më copëton
Gëzimi im ka ikur më
Si flutur derdhur qiellit
Jam bërë gjeth i venitur,baba!
Lot o lot
Se me mbyte sot!



Gjilan

10.11.2012

4SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:34

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
E SHPIRTIN ARNOJ ME ËNDRRA
S’më ndal asnjë uragan drej cakut tim
Vrapoj me orën që plisin e shekujve ledhaton
Udhëve të përmendoreve nga një lule vë
Koha bart plagë mall lot mbi kurriz
E shpirtin arnoj me ëndrra
Në guacën e vetmisë
Në qiell shoh pëllumba të bardhë
Që fluturojnë trungut të Ilirisë
E Unë Unë jam shtrirë mbi vargjet e mia
Qesh e këndoj e dehur sot jam
Dëgjoj një melodi fyelli sa dhembshëm bie
Diellin e shtrëngoj në faqet e mia flakë
Ti Kosovë më fal një lulekuqe
Aromë Shqipërie lë të ketë
Dëgjojë zërin tim të lodhur
Që bie si këmbanë
Edhe unë jam bija jote
Të grish çdo ditë
Fjalë e bukur Nënë
Do të doja ta puth flamurin kuq e zi
Flamurin e betejave kreshnike
Ku ranë heronj të pavdekshëm kurrë
Bac Ademi Shotë Galica Xhevë Lladrovci
E qindra e qindra
Kosovë
Jam një copë tokë bonjake
Pa Atdhe
Merrmë sot o kurrë
Mbi brigjet e mia të valojë
I bukur kuq e zi ky flamur
Drejt Ilirisë…s’më ndal ky rrëbesh…as uragan!



Gjilan

06.11.2012

5SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:35

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MË MERR SONTE MALLI IM

Nata është e ftohtë
Udhët dridhen nga kjo erë
Më merr sonte në gji
Më mbështjellë me vargje
Malli im
Më merr nga qielli me yje
Ku jam strukur
Mbëtloma me zjarr këtë natë
Ngrohe këte shpirt të mërdhirë
Kam derddhur një lot lumi për Ty
Në sytë e vjeshtës gjeth jam bërë
Më merr
Dridhem si purtek në ujë
Gurgullon kjo ëndrra ime
Deri te dhoma ime e poezisë
Më flet me fjalë zemre
Si foshnjë më puth në gushë
Mbi supet tua më bart sonte
Stina ime e pritjeve
Më merr sonte në krahet tu
Më merr sonte malli im!

Sadbere Gagica Spahija

24.10.2012

6SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:38

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
QYTETI IM

Fle edhe sonte mbi qepalla të syve të mi
Stinë e vjetër mbi mall të ri
Diellin e mbajja mbi supe çdo mëngjes
Me hënën bija edhe në gjumë
Në krahet e shiut të puthja Ty
Rrugëve ecja shkujdesur
Lumë me ëndrra çdo orë
Drinit ia puthnim dallgët
Me tinguj të dehur
Në fund të gotës një shkronjë
Bëlbëzonte në shkronjat e fshehura
Yjet i numronim deri vonë
Udhëve të shpirtit binte si jehonë

7SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:39

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ËNDRRAT I VESHJA ME FUSTAN TË KUQ
Një trëndafil ia veja mbi veshë
Fshehurazi ia kafshoja natës buzët
Në Kopshtin e dashurisë Ti
Personazh lirik
Në shtrat kthehesha me buzëqeshjen tënde
Brenda tërë margaritarë
Kohë me ëndrra plot qytetim i bukur
I dashur i rrallë
Maj mend si sot
Faqeve çdo lot
Si flutur ndalesha mbi buzët tua
E sot
Qytet kujtimesh
Stinë e gdhendur
Në fjalë vargu
Çdo ditë më kafshon me dhembje
Një mall
Tretur ai tretur unë
Jetim Unë jetim Ai
Dhe asnjëhërë s’e takoj më
Veç në ëndrra më vjen
E duart i zgjat
Deri të ky trishtim dite
Qyteti im
Me shumë sy
Ku e fshehe ku i dogje
Ato bredhje rrugicave
Ecjen time krenare
Ah! qyteti im i blertë!

8SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:40

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KISHA DASHUR

Të jem sonte pika shiu
Në buzët e vargut
Lot
Në mallin e natës
Udhëtare
Në udhët e zjarrmisë
Poezi
Në adresën e (pa)shkruar
Prehje
Në detin tënd të pafund
Të bëj një sy gjumë
Në gjoksin e sonetit
Të shtrihem gjërë e gjatë
Në kështjellën e dashurisë
Pa droje t’i derdh
Të gjitha ëndrrat
Kisha dashur sonte
Si Eva e Adami
Të hamë mollën e ndaluar
Kisha dashur sonte
Të jem
Zjarr i pashuar
Në Alfabetin e lirikës

9SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:41

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
RRI ZGJUAR

Të puth me afsh fjala ime
Edhe sonte kur bën ftohtë
Të kam mbështjellë
Këmbë duar
Sy e vetulla
O kënga ime!
Çdo natë troket në dritare
Më grish në këtë betejë lirike
Puthmë edhe Ti
Puthmë mes dy syve
Ta shoh më mirë qiellin sonte
Buzët t’ia ledhatoj një ylli
Që zbret në dhomën time
Mbushur me germa dashurie
Të ëndërroj çdo çast
Kur vjen si pëllumb i shkruar
Mbi krahë mban falmur Atdheu
Unë jam bërë
Shtrat loti në vjeshtë
Rri zgjuar sonte me mua
T’i prek ato bebëza malli
Që më dogjën
Me sy shqiponje…

10SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:42

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
FLAS ME HËNËN SONTE

E ke parë hëna ime sonte yllin ndriçues
Si zbret ngadalë në shtratin e lotit tim
Të m’i merr ëndrrat e derdhura në mesnatë
Dhe këtë mall mbledhur si verë në gotë
Flas me hënën sonte
S’di pse ka futur kokën në mes të detit
Mbush qiellin me riga shiu derdh mbi tokën time
Të përcëlluar nga kjo verë afrikane
A ec shtigjeve të stinëve të mia
Të ma sjellë një fjalë atdheu për Veriun
Për lagjen time kur luaja me fëmijë guraleca
E fshehesha në gjiun e përrallave
Në prehërin e nënës mblidhesha kruspull
E doja diellin e mëngjesit kur shtrihej mbi shtrat
Dhe zërat e mocanikëve derdhur nëpër oborre
Mos qenka vall kjo jetë lojë në kohë a vec kujtime
Seç më dridhet ky shpirt sonte…ah ti hëna ime!


11SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:43

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KUR BIE SHI

Mbështe faqen për xham të dritares
E marr frymë fëmijërisht
Të prek deshta edhe sot
Atdheu im
T’i shëroj plagët që more betejave
E t’i prek ato bebëza malli
Një fjalë në Kullën e kësaj lirie
Kur erërat ende fryjnë
Ti qëndros lis i papërkulur
Rrënjët i ke në gjak brezash
Ti e meriton këtë liri shekujve
Kur bie shi
Me trup endem udhëve të mërgimit
Me ëndrra fluturoj në gjiun tënd,Kosovë
Ti fjala ime e fundit
Me përkund si foshnjën në djep
Kur bie shi
Mbështet faqet për xham
E të kujtoj edhe TY!

12SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:44

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MOTRËS

E kam bërë gati
Valixhen me mall
Derdhur mërgimit
S’kam kohë
Gërshetat t’i lidh
Ta marr një grusht dhe
E ta puth Tokën time
Dhe diellin
Më prit motër
Në përqafim si dikur
Kur luanim me guraleca
E nëna
Na i vishte fustanat e kuq
Na i krehte flokët
Oborri ynë
M’i djeg shputat sot
Më duket si përrallëzë kjo jetë!
Ku mbeten ëndrrat e mia?
E kam bërë gati
Valixhen me mall…

13SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:45

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DËGJO KËNGËN TIME

E pi
Vuajtet e mia
Mallin e fshehur
Udhëve të zemrës
Në mall e bart viteve
E ruaj
Në arkën e kujtimeve
Po do vij një ditë
Mërzinë ta vras
Dëgjo këngën time
Roman i (pa) shkruar!


14SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:46

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TOKA MË DIGJET NËN KËMBË

Jam zgjuar herët me diellin sot
Në kulm të shtëpisë kam pirë kafenë
Aromën e mëngjesit e kam thithur
E ajër nuk jam mbushur mushkëritë
Tej maleve mjegull dritarja ime e jetës
Udhës së fytyrës plot rrudha
Si në Via Egnatia dikur
Stinët janë çartur si qen në zinxhir
Vetëm hënën e kam dashnor
Më vështron kur rri në ballkon
Natën e përshëndes e puth në buzë
Dhe ëndrrat i qendis me këngë
Gotën e zbrazur e thej për dysheme
Në pikë të natës marr në shenjë kohën e humbur
E shi bie përdeve të hekurosura
Gjithçka më duket akull në këtë vapë
Diçka i marr ditës
Veç një mall më zgjon nga gjumi
Shtrihet si hark në shkronjat e mia
Butë më flet…ec edhe pak!
Po erërat fryjnë e rrah s’i të çel
Toka më digjet nën këmbë
Zë s’kam t’ia çjerr maskën njeriut
(S) e ndjej këtë zjarrmi që më djeg?
Ejani zogjtë e mi qani më mua sot!
Ne mengjeset e dehura
(S’) jam zgjuar herët me diellin sot?

15SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:47

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SA E MËRZITUR JAM

Kur më merr malli për Ty
Futem në zgafellën e mërzisë
Sa larg kam tretur sa larg të kam
Fati im në bishit të sorrës?
Sot (s) kam frikë nga dashuria
Nuk di pse më rëndon kjo fjalë
Kur mbi kokë me rri ky qiell
A ndoshta kam harruar puthjet e stinëve
Më duket se po shkel mbi mall plot me prush
Një zog m’i ka hapur krahët unë vendnumroj
Ec më shtyn një zë nga brenda mos u ndal
Një ditë ndodh çudia lumnitë nisin aty
Vargoj lidhen shkronjat zemra merr puls të ri
Sa e mërzitur jam sot Zot më ndihmo
Ta kaloj këtë urë mendimesh ëndrrat më torturojnë
Do vij stinën e ta puth mu në buzë
Lë të digjet Troja…unë jam Helena vetë
Do vij…më prit agimi im i bardhë
Të strukem në gjiun e vargut të ri
Kur (s) më merr malli për TY…
Digjem nga kjo vetmi…e huaj mes shkretëtirës
Fashehur pas shpinës së bjeshkëve
Udhët këtu nuk flasin Shqip as plis shekujsh nuk shoh
Natën më zë ankthi…përse jetoj këtu?
Do vij…veç sa jam nisur
Të gjitha do i lë këtu….vitet stinët..do vij…

16SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:48

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
VARG I KËPUTUR NË MESDITË

Ti erdhe një natë kur kërrusur rrija mbi stinë
Udhëve të shpirtit më fute diellin ta shoh
E prek edhe dot këtë ditë vargut tim i mungon
Mall kam për Ty ëndrra dergjet në shtrat nate
Të kam të mbaj kurrë shpinën lagjes së zemrës s’ia kthej
Porta e qiellit më është hapur yjet dua t’i përqafoj
T’ia puth zogut pendlat mbi krahët e tij të fluturoj
Deri në shkronjën e fundit do shkrij fjalën që më ngacmon
Deri dje vazë e braktisur lule diku pa aromë
Trëndafil pa ujitur zë lënë në harresë foshnjë e posalindur lehonë
Pa kulm shpirti mbi kokë emri im në asnjë rasë lakimi
Jetë je bërë në sytë e mi agim i bardhë si pranverë
Jam gjelbëruar me këngë të re s’jam me flutur në erë
Ti erdhe një natë kurr kërrusur rrija mbi stinë
S’më tremb asnjë stuhi,me Ty jam Atdhe…

17SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:50

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
UDHËT JANË ZJARR

Edhe sonte jam vetmi
Çdo kujtim e kam palosur
Thelllë në shpirtin e trazuar
Një varg më ka rrëmbyer
Tjetri më grish
Me penë miku im
Mes dy urash jete
Të pret deti hapur
I ka nata krahët
Kush puth dy buzë
I ka hapur dritare jetës
Në kullën e vargjeve
Një mall pret
Udhët janë zjarr
Unë etje
E një malli të ri
Edhe sonte jam vetmi
Mes dy zjarresh
Një udhë më pret
S’do hamendem më!


18SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:50

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MË MERR SONTE

Ti stina e ime e pritjeve
Më merr sonte në krahët tu
Një derë e kam mbyllur viteve
Një dritare e re po hapet
Në horizont një zë zogu
Më grish mbi supe më merr
Çdo natë rraplon mbi xhamat e shpirtit
E thej trishtimin përqafoj një copë diell
Ja po vjen si valë deti bregut të ëndrrave
Mallin ma kthen në shkallët e dhembjeve
Stinë e pritur largësive lotin e tim e teston
Më merr sonte stina ime t’i mbledh ngadalë
Grimcat e shkronjave derdhur në lagjen pa adresë
Këtu nuk janë ngulur lumnitë e kohëve
Shpirtin sonte lundron nëpër qiell
Më merr sonte e lodhur jam një fije floku ma lë
Mbi kokën time furtuna ranë..e unë prapë
Të pres të kjo udhë ku nata s’ka besë


19SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:53

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NËSE (S) KTHEHESH

Ndalu pak të ura e mallit
Kur theja gishtërinjtë e duarve
Të prisja
Si qielli shiun e ngrohtë
Si fusha zogjtë e malit
Në lagjen e takimit thura ëndrrat
Që i shkele pamëshirë
Në (s) kthehesh një ditë
Mos shkel mbi gjethet e zvedhura
Në mëngjesin e dhembjeve
Oh! paqe as sot nuk gjej
Kokën e kam var mbi krahërorin tim
Në folë e heshtjes
Që e dogje Ti
Nëse (s) vjen një ditë
Ndalu pak të ura e harrimit
Ulu galuc
Mbi bebëza stinësh…



20SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 23/2/2013, 15:54

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Nostalgji
Gote e thyer perplot kujtime ,
ne netet pa gjume….
ne stinet e kaluara …..
me barte si ujevara ne oqeanin e shkelqyer me rreze dielli
mbi bjeshket e tmurrura ne muzgun e mengjesit
flete gervishje ne kujtimin e harreses,
te futura ne goten e thyer!
shqetesim….
hena nuk eshte diell e dielli hene,
njera shkelqen shpirtin tim
e tjetra sjell trishtim…





Sadbere Gagica Spahija



21SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA 5/3/2013, 22:02

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Nga hiri ringjallem


Sadbere Gagica Spahija
Heshtje stinësh jam berë

Në kështjellën time më kërkojnë
Poet ushtarë besnik të fjalës
Si gur peshon mbi ëndrrat e mia
Një vjeshtë me stuhi mall i zgjuarr rri
Në prush
Ku hiri sërish kthehet në zjarr
Ti vjen në ditëlindjen time të pestë
Me një tufë lulesh mbledhur maleve të mia
Vdes ringjallem në strofën time
Diellin dhe Ty të mbaj në kështjellë
Njomë jetën me lule pranvere
Ti je Pranvera e lotit tim
Unë hiri që të djeg!
Sadbere Gagica Spahija
28.02.2013
ËNDËRRIM POETIK
Të ëndërroj çdo ditë orë
Zemrën e kam peng dashurie
Jetoj në zgafellën e shpirtit
Pa ujë dritë udhë pa shteg
Po një zë sikur më qorton
Struku në bebëzat e syrit
E ruaju nga sytë e djallit
Kur nata derdhet mbi vargje
Heshtjen e copëtoj si me thikë
Dhe vrapoj ta zë ëndrrën në mesditë
S’jam ndalurr kurrë vjeshtë e pranverë
Kur binte shi kërkoja ylberin tim
Mbështjellë e mbante zana e malit
Mes lulesh marsi kur dielli binte pingul
Mbi shkrepa malesh dimri gjunjëzohej
Syrit i hapej qielli blu me zogj shtegtarë
E Unë bëja portretin e dashurisë mbi pikturë
Portën e mallit e hapja stinë më stinë
Një fjalë iku mes turmës së zemruar
Kur më vriste deri në palcë
Shpesh më shpiente përtej vetes
Si njerkë u soll me mua fati im
Po rrezet kurrë s’i humba nga sytë
Të shtrihem mes diellit e barit të njomë
Të ndjej si vjen me aromë njeriu…si malli me jehonë
Vjen ik shpesh më thumbon si bletë
Më merr ndër krahë qiellit fluturoj krahlehtë!
Sadbere Gagica Spahija
PI NE TAVERNE
Une pi rralle vere ne taverne dite
Kur koha është me shi
Kam shumë mall ëndrra si këto riga
Çdo pikë më bie mbi qerpikët e syve
Kam nostalgji për vendlindje
Lakoreve me baltë të lagjes sillem vërdall[
Gjilani im djep i fjalës sime në ecje
Çdo orë vij tek ti
E puth pragun e shtëpisë sime ku ka qarë
E kam qeshur si fëmijë
Për një puthje nënë e ledhatim babai
Flutur e lehtë me krahë jam bërë
Mbi krahët e tyre jam rritur
Me një kothere bukë në sofër
Po lulet në pranverë i kam dashur
Dhe lirinë përkundur nëpër mote
Pi rrallë në tavernë dite!
Sadbere Gagica Spahija
NË CILËN UDHË TË PRES
Me shaminë e ditëve të mia
Ruajtur në arkën e kujtimeve
Heshtjen ta vras këtë natë
Kur ërrësira zbret bjeshkëve
E mjegulla shtrihet mbi balada
Magjia e fjalës më end si erë
Fërfëllizë vargu pë çmendet
Pritje e gjatë shekulli im
Edhe sa herë duhet të zhurmoj
Në tokën time etërit e mi
Në cilin varg ta shkruaj dhembjen
E stinëve kaluar si hije trishtimi
Më ikën ditët psallme murgu u bë
Ky shpirt seç torturohet çdo orë
Marsi është nisur në këmbë lakuriq
Troket në kishën e Shën Mërisë
Vjen me arbëreshët e mi e Seremben
Tek mbledh fjalët e tjerr mendimin
Sonte do nisem për Kosovë
Te përkrenarja e Gjergjit ta puth
Flamurin ngyrë lulekuqe të rritet
Ky Atdhe?!
MË THUAJ
Malli im pse m’i trazon ëndrrat sonte
E më përplas brigjeve të shpirtit kur nata po ik
Eja përmes dritës së hënës në shkëlqim
Aty tek kanë çelur lulet në ballkonin tim të pres
Një tufë lule kam vaditur me lotët e mi
Atje mendja më ik udhëve të vendlindjes sime
Eja sonte pas shiut..ka dalë ylberi..nuk e sheh?
Dy gota verë presin mbi tavolinë heshtur më flasin
Eja kalorës i ëndrrave të mia më merr mbi atin tënd
O muzë sa herë ik me ty qiellin vonë
(S)’jen me vrap të Akilit sa herë të grish
Mbi bebëza malli Helena zgjuar të dera pret
Në buzëqeshjen e vargut të shtrihem e tëra
Pa strehë kam mbetur udhëve endem pa fanarë
Më thuaj të pres të shelgu i vjetër?!
STINA M’I VODHI KËNGËT
Po ëndrrat s’më harruan
As sonte kur shkruaj
Me gjuhën e bilbilit
I flas natës dhe qiellit
E shoh si shtrihet mbi liqe
Sikur pi ujë në gotën time
Eh sa herë jam përplasur
E sërish jam ngritur në këmbë
Udhën e diellit e kam përcjellë
Kur binte muzgu
E zbardhej dita e re
Jam ulur
Mbi mall të vendlindjes
Po askush s’më ka dëgjuar
Këtë klithje stinësh
Sadbere Gagica Spahija
17.02.2013
SOT NESËR
Të pres tek fryjnë erërat
Udhëve ec e vetmuar
Flokët kaçurela i kam ngjyer
Me ngjyrë kafe
Aromë dashurie kanë
Fjalët sot
Varg i pakëptur je Ti
Më ringjall me puthje sot
Pikturë e papërfunduar
Në sytë e mi…ëndërr e gjallë
Më zgjova nga vdekja dje
Kalorëse shtigjeve të bardha fluturoj
Të përqafoj dita ime e dashurisë
Atje ku ngritet pluhuri i patkoit
Mbi shpinë zë atit jam Unë
Dhe kalëroj me malin tim
Që më ngroh orë e orët
Vijnë plot gaz jete
Unë këndoj sot oër dashurinë
Po loti nga bebëzat rrëshqet
Si ujëvarë stinësh
Lermë sonte të bredh
Si di unë vetë
Princi i përrallëzave rri zgjuar
Mbi kalë të bardhë
Drejt Atdheut me shpie
Me turfullimë!
Të dua dita ime e mbarë
Me këtë tufë lulësh për Valentin!
Sadbere Gagica Spahija
14.02.2013
FJALA IME
Ec udhëve të shpirtit
I bie qiellit mes pëe mes
Në vallen e yjeve jam vetvetja
S’më tremb
Asnjë vetëtimë
Kam dragoin në gji
Kur nata bubullon
E bie shi si litar
Ai behet engjell
Me shpie pertej endrrave
Behem lule vjeshte
Me arome pranvere
Fjala ime!…
Sadbere Gagica Spahija
KOSOVË
Je djep i diellit
Që sonte më përkund
Udhëve të shekujve
Në qiellin tënd flori shtrihem
Si foshnjë pesëvjeçare
Festoj ditëlindjen time
Në vargun kryeneq jam rreze
Shpërndaj aromë dashurie njerëyit e mi
Në çdo skutë të tokës sime jam grimcë lirie
Me flamurin tim kam ecur betejave
Kam rënë jam ngritur në këmbë
Jam mbështjellë natën kam marrë në gji
Ngjyrat e shqiponjës derdhur kuq e zi
Kosova ime bebëza malli në sytë e mi
Të pikturoj në vargje deri në Çamëri
Të Mollë e Kuqe kohën e shtrëngoj në grusht
E dhembjen e skruaj në këngë!
Sa herë kam vdekur e jam ringjallur
Sonte kam mbushur pesë vjet
Kur liria në dritare më troket
Jam këtu rojë atdheu
Me ushtarë vargjesh në kufi
Festoj për Ty dielli im i artë!
Sadbere Gagica Spahija
13.02.2013
S’VDES KËNGA
Pa të marr në gji
Malli im
Dhe ti Atdhe
Përkundem mbi kurrizin tënd
Si foshnjë e posalindur!
S’vdes kënga
As Unë
Pa bërë libra për Ty
Të puth Atdhe
Në ditëlindjen e pestë!
E NDJEJ
Kur bien pikat e shiut
Tik tak mbi xhamat e mi
Mbështjellë me vargje
Dhe hapat tu yll nate
Që zbret nga qielli
Kur më kaplon mërzia
Druaj se më humb
Nga sytë e mi
Loti im
Ruaje qiellin nga sytë e murrmë
Kur bie nata
Shndërrohem në shi!
STINA M’I VODHI KËNGËT
Po ëndrrat s’më harruan
As sonte kur shkruaj
Me gjuhën e bilbilit
I flas natës dhe qiellit
E shoh si shtrihet mbi liqe
Sikur pi ujë në gotën time
Eh sa herë jam përplasur
E sërish jam ngritur në këmbë
Udhën e diellit e kam përcjellë
Kur binte muzgu
E zbardhej dita e re
Jam ulur
Mbi mall të vendlindjes
Po askush s’më ka dëgjuar
Këtë klithje stinësh
Te shoh
Shtigjeve te heshtjes
me flet
me tingujt e kenges
te ure e takimit
ujevare malli
i tmerruar
ringjallem
ne lotin tend
engjell pas
maske
shkruan
balade ne udhetim
ne syte e endjes
nese vjen do
mekatojne dhe perendite
dashurin engjellore
shkendija zjarri
ne peshen e fjales
thuaje neser
nisu
drejt te panjohures
ne shtegtim pulebardhe
mos me fshij lotin
ngjyre malli
hap plage shpirti vagabond
ne udhetim
eja
hy brenda vetmise
ne keshtjell dashurie….
ZGJODHI DHE PREGATITI:SHABAN CAKOLLI

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» SADBERE GAGICA SPAHIJA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons