Shkruan me të dyja duart në të njëjtën kohë dhe dy gjuhë të ndryshme
Njëzetekatërvjeçarja kineze Chen Siyuan ka një talent të pabesueshëm. Ajo në të njëjtën kohë mund të shkruajë me të dyja duart dhe atë në dy gjuhë të ndryshme. Derisa me njërën dorë shkruan në gjuhën kineze, me tjetrën shkruan në gjuhën angleze.
Siyuan po ashtu mund të shkruajë në drejtime të ndryshme, ndërsa është në gjendje që t’i shkruajë dy fjali të ndryshme kur shkruan ndonjë tekst apo poezi.
Talentin e saj ajo e zbuloi rastësisht, teksa mundohej të kryente më shpejt detyrat e shtëpisë në gjuhën angleze. “Kur isha në shkollë të mesme, pa vetëdije nisa të shkruaja me të dyja duart, teksa synoja t’i bëja më shpejt detyrat e shtëpisë suaj. Shokët e mi u befasuan dhe u përpoqën të më kopjonin, por asnjëri nuk ia doli”, – tha Siyuan.