Shkruan: Gresa Pirana.
TË LASH TË IKJE
(poezi)
TË LASH TË IKJE
(poezi)
Të lash të ikje, sepse zgjedhja jote ishte kjo
të lash të ikje, sepse më s'dua të dehem me shijen e zhgënjimit
të lash të ikje, se me hijen e trishtimit më unë s'dua të shoqërohem
të lash të ikje se për buzëqeshjën time fillova të ndiej mall
Dua të jem një shpirt i lirë që fluturon majave pa pasur nevojë
për ty, për askë që një shkëndijë drite ta shohë
hapi krahët e tu dhe rehatohu në jetën e ndonjë shpirti tjetër
vajzën që të deshi e u shqetësua për ty, tani e ke larg
sepse në ndjenjat e saj ti....
e hodhe një kovë plotë me ujë të ftohtë, akull
Shkëlqen jeta ime edhe pa ty,
e di, ti s’arrite të më njohësh, prandaj edhe s’je këtu
zemra ime edhepse di të dashurojë shumë, ajo e fortë si çeliku është
sikur të kishe më shumë durim dhe të më kuptoje
këtë që sot e them do ta dije, por jo...
ti preferove të ikje, pa një shpjegim, pa një përshëndetje
ashtu si një qyqar që vrapimthi pafjalë zhduket,
andaj të lash, të lash të ikje, sepse ti
dite vetëm qiellit tim ti jepje ngjyrën gri dhe këtë ta dish më...
nuk ta lejoj.