Një aksident i rëndë në punë është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, si pasojë e të cilit ka gjetur vdekjen një 50-vjeçar.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se shtetasi Met Meta ka rrëshqitur nga tarraca e një pallati ku po kryente disa saldime dhe si pasojë, ka gjetur vdekje të menjëhershme.
Viktima ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku ndodhej dhe në spital mbërriti i vdekur. Policia ka nisur hetimet.