Duke filluar nga kjo jave, CreativeLIVE do te mbaje plot 40 mesime online pa pagese nga profesionistet me te shquar te fushes se grafikes. Qellimi i ketyre mesimeve do te jete te ndihmohen sa me teper te pasionuarit pas grafikes, te ndjekin pasionin e tyre per modifikimin e imazheve.
Mesimet i dedikohen te gjitha niveleve te njohurive, nga fillestaret e deri tek profesionistet. Cdo mesim do te fokusohet ne menyra se si mund te perdoret editimi i fotove per te perparuar ne karriere.
CreativeLIVE ofron prej kohesh kurse online dhe ka arritur te mesoje miliona njerez permes workshop-ve apo tutorialeve ne uebfaqe.
Audienca, edhe pse online, mund te komunikoje dhe te nderveproje me instruktoret permes mediave sociale (Facebook apo Twitter). Per lehtesimin e komunikimit mes tyre, jane caktuar studente te vecante te cilet do te kene rolin e "ambasadoreve", duke i cuar pyetjet e audiences tek instruktoret.
10 alternativa pa pagese ndaj Photoshop
Te gjitha seancat mesimore jane regjistruar me kamera te shumefishta dhe pajisje te tjera qe mbajne audiencen te perqendruar dhe te angazhuar. Regjistrimi ne Photoshop Week eshte pa pagese ne uebfaqen zyrtare.
Duke u nisur nga numri i deritanishem, themeluesi i faqes Chase Jarvis eshte optimist se ky kurs do te jete me i madhi i ketij lloji ne bote ne aspektin e Photoshop-it. (PCWorld Albanian)