Gjeologet kane zbuluar mbetjet e mikrokontinentit Mauritia ne ishullin Mauritius ne Oqeanin Indian. Vemendjen e shkencetareve e terhoqi rera ne kete ishull qe permban minerale zirkoni.
Sipas shpjegimit te gjeologeve ne revisten "Nature Geoscience", kristalet e zirkonit formohen ne shkembinjte e brendshem magmatike (si pasoje e procesit te magmatizmi intruziv). Mineralet ka shume gjasa t’i perkasin kontinentit, i cili u shkaterrua 85 milione vjet me pare.
Vete ishulli Mauritius eshte formuar relativisht vone - rreth 8 milion vjet me pare si pasoje e aktivitetit vullkanik.