Ora 15:00 ka shënuar mbylljen zyrtare të votimeve në Itali
Menjëherë pas mbylljes së kutive kanë dalë edhe exit pollet e para, të cilat flasin për fitoren e pritshme të së majtës. Koalicioni i majtë, me në krye partinë e Pier Luixhi Bersanit kryeson me 34-37 %, si në Senat, ashtu edhe për Dhomën e Ulët.
Partia e Silvio Berluskonit, PDL, ka marrë 29 për qind të votave. Bepe Grilo ka marrë 19 për qind, ndërsa ish-kryeministri Monti 9.5 për qind të votave të italianëve.