Forumi Kuq E Zi
Si ta ndalojm pirjen e duhanit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si ta ndalojm pirjen e duhanit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Si ta ndalojm pirjen e duhanit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si ta ndalojm pirjen e duhanit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Si ta ndalojm pirjen e duhanit Stop_s10
Si ta ndalojm pirjen e duhanit

A jeni të gatshëm ta ndaloni pirjen e duhanit? Ju mund ta ndaloni pirjen e duhanit menjeherë. Duke e lënë duhanin ju do keni përmisime të dukshme në shëndetin tuaj. Nuk ke se çfarë të humbasesh duke e lënë duhanin por vetem të mirat mund të vijn duke e lënë atë. Fryma, rrobat dhe floket nuk do të kundërmojnë duhan më.
Juve nuk ju duhet nje cigare kah do që shkoni. Thonjët dhe dhëmbët do I keni më të bardh. Mushkëritë tuaja përfundimisht do I kthehen shendetit normal. Andaj çfarë jeni duke pritur? Të ndalojm pirjen e duhanit SOT :
Mënjano dhe largo çdo gjë që ka të bëjë me duhanin. Përfshirë: cigaret, shkrepsat, tavëllat etj. Mos lejo që këto gjëra të jeni në shtepin tuaj, veturë apo në qanten tuaj. Mos lejo askënd të pijë duhan ne shtepinë apo veturën tuaj.
Kerko gjithmonë ndihmë për ta ndaluar pirjen e duhanit menjeherë. Trego të gjithve se jeni duke e lënë pirjen e duhanit si: familjes, shoqeris dhe kolegeve. Shkruaj të gjitha arsyejet se pse ju keni vendosur që ta ndaloni pirjen e duhanit. Si p.sh disa arsyeje mund të jenë per shkak të: fëmijve, shpenzimeve, shendetit etj. Bëhu më specifik, p.sh: nëse jeni duke e lënë për shkak të shpenzimeve atëhere shkruaj se sa shpenzoni për një pako cigaresh (në javë, muaj dhe ne vit). Merre me vete gjithmonë letren te cilen I keni shkruar arsyejet, në menyrë që sa herë të keni tundime për ta ndezur një cigare ta lexoni dhe të kujtoni arsyet pse ju duhet ta ndaloni pirjen e duhanit.
Merr medikacione të cilat ndihmojnë për ta larguar nikotinen dhe dëshiren per të pirë duhan perseri. Mund të provoni: çamçakezë me nikotinë, do ju ndihmojë që për nje kohe ta ndaloni pirjen e duhanit. Bëjë ushtrime të pakten 3 herë në javë, kjo du ju mundësoj që ta harroni pirjen e duhanit dhe gjithashtu do të ndikojë shumë mirë në shendetin tuaj, e sigurisht tash pasi keni vendosur që ta ndaloni pirjen e duhanit.
Menagjo mirë dëshiren per të pirë duhan. Kur të ndaloni pirjen e duhanit në menyrë të prerë dëshira për ta pirë atë do ju mundojë më shumë dhe është kogja e veshtirë per ta menagjuar. Andaj duhet të jeni të fortë dhe të ballafaqoheni me këto dëshira. Mos harro që deshirat ose malli vijnë dhe shkojn.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
4. Teknikat e terapise njohese
Perdor konceptin e marrjes se
pergjegjesive per mendimet personale, duke ndihmuar ne ndryshimin e
menyres se si nje person mendon, duke shtuar shpresen dhe bindjen ne
suksesin e kapercimit te barrierave, si dhe ne identifikimin e disa
mendimeve irracionale dhe bindjeve te gabuara te brumosura ne mendjen e
duhanpiresve.
Njohja (sipas modeleve) mund te rimenaxhohet dhe te ristrukturohet ...
se pari duhet kujdes ne analizimin e bindjeve te tanishme, sipas
modeleve, dhe me pas te identifikohen ndjenjat dhe sjelljet qe i
shoqerojne keto mendime ... se dyti eshte zevendesimi i mendimit me nje
tjeter, duke prezantuar shembuj teper bindes, mundesisht nga eksperienca
juaj personale.

Per shembull, dikush qe thote "Une gjithmone kam
deshtuar ..." shpesh fjala "gjithmone" eshte teper e forte dhe ul
shpresen dhe bindjen tek personi qe mund tja dali, keshtu qe ne kete
shembull, mendimi duhet zevendesuar me "Disa here kam deshtuar, ose me
mire, Kam patur shume suksese ne jeten time!!!"

a. Detyra shtepie
Shkruani keto ne nje vend dhe mbajini me vete, dhe lexojini kur ju shfaqet deshira per te pire duhan...
- rendisni 5 arsye perse ju duhet ta lini duhanin.
- rendisni 5 arsye perse ju doni te pini duhan.
- beni nje liste te te gjitha gjerave qe do beni kur ju lind deshira per te pire nje cigare.
-
prioritet dates suaj te lenies se cigares, shkruani cdo cigare qe ju
keni pire, kohen dhe vendin ne te cilen e keni pire, ka qene thjesht
qetesues stresi apo shuarje e nje deshire per qejf ...
b. Shkalla e vetkontrollit, bindja dhe deshira
Perdorni nje shkalle
nga 1-10 ... shkruani nje numer nga 1 ne 10 duke reflektuar sesa jeni ne
gjendje te kontrolloni ndjenjat dhe deshirat tuaja, sa bindes jeni per
vetveten apo sa e madhe eshte deshira qe ju zoteron...

kjo do tju
ndihmoje per te fokusuar mendimet tuaja ne keto ceshtje, dhe ju mund te
identifikoni ne kete menyre kohet ne te cilat ju jeni me shume apo me
pak vulnerable (i dobet), dhe keto do te jene informacione teper te
vlefshme per ecurine tuaj ... krijoni grafike ditore me keto te dhena,
duke filluar nga dita prioritet i lenies deri disa jave mbas lenies.

c. Prova njohese te riperseritjes
...psh: praktikoni te perballeni me situata te rrezikshme riperseritjesh te gjendjes tuaj te meparshme ...
Per shembull, ju mund te perseritni se cfare do te thoni kur dikush ju ofron nje cigare ne nje ambjent shoqeror ...
"Jo faleminderit, une nuk e pi duhanin!!!"
d. Bindjet e zakonshme dhe barrierat:
- "Do te dhjamosem ..." Perse mendime te tilla, kur mbipesha mund te kontrollet me dieta dhe aktivitete sportive.
-
"Une do te vdes nga nje gje ..." askush nuk e meriton te kete nje
vdekje te parakoshme, duhanpiresit jane rreth 1 here e gjysem me shume
te predispozuar per te vdekur vitin qe vjen ne krahasim me nje
ish-duhanpires te se njejtes moshe apo gjini.
- "Nuk arrij dot ta
shijoj jeten pa pire duhan ..." me pak kolle, frymarrje me e qete,
imunitet me i forte, jete me e gjate ... sdo tju ndihmonin per ta
shijuar jeten me shume?
- "Do ta le ..." nese ju mund ta beni ate, do
tju ndihmoje, por perse te predispozoheni nga nje rrisk me i madh nga
ai qe tashme e keni?
- "Jo te gjithe duhanpiresit vdesin te rinj ..."
e vertete, ka disa individe me fat, dhe jeni ju ai qe vendosni nese
fati eshte me ju apo kunder jush.
- "Kam deshtuar ne te kaluaren ..."
shumica e atyre qe kane arritur ta lene duhanin kane deshtuar 4 deri ne
5 here perpara se te arrinin sukses ne perpjekjet e tyre ...
-
"Eshte teper vone, tashme jam i semure ..." ka avantazhe ne lenien e
duhanit ne cfaredolloj moshe. Mbas nje infarkti te miokardit, ata qe
vazhdojne te pijne duhan jane 10 here me te predizpozuar te vdesin sesa
ata qe kane qene duhanpires dhe e kane lene.
- "Do ta le me vone,
nese do te kem simptoma ..." rrisku grumbullohet dhe do disa vite qe te
zhvillohet dhe te reduktohet mbas lenies.
- "Une po demtoj veten time
..." GABIM!!! Personat e tjere qe nuk e pijne duhanin, por jane shoket
apo shoqet tuaja, por ngaqe duan te te respektojne te rrine afer, e
pijne duhani tuaj pasivisht, dhe jane te
ekspozuar ndaj duhanit sikurse dhe ju, dhe do te influencoje ne shendetin dhe mireqenien e tyre.

5. Metoda te tjera
a. Akupunkture
b. Hipnoza
c. Suplementare famakologjik
- clonidine
Ky
eshte nje ilac per presionin e gjakut, eshte perdorur ne trajtimin e
mbidozes me heroine ne saje te veprimin te saj ne sistemin nervor
qendror si pre-sinaptik alfa2 adrenergjik agonist. Me fjale te tjera, ai
inhibon sistemin e adrenalines dhe redukton deshiren per pirje te
duhanit ne disa individe.

- bupropion
Nje antidepresiv i
perdorur per te reduktuar deshiren per te pire duhan dhe ne mbidoze dhe
ka marre aprovimin e FDAs per tu perdorur si suplementar ne trajtimin e
lenies se duhanit. Ai mund te ndihmoje ne rritjen e shkalles se
qendrimit larg duhanit, me shume sesa perdorimi i patchit dhe ndihmon ne
zbutjen e shqetesimit dhe simptomave te depresionit, te cilat jane te
zakonshme ne personat qe jane ne procesin e lenies se duhanit. Doza
fillestare eshte 75 mg dy here ne dite dhe me pas doza rritet
gradualisht deri ne nivelet maksimale 300 mg ne dite ne doza te ndara.
- Mecamylamine
Kjo molekule vepron si nje antagonist i receptoreve
nikotinike ne sistemin qendror nervor, dhe ekzistojne disa mendime me
baza klinike qe sygjerojne se perdorimi i saj mund te coje ne lenien e
duhanit, si pasoje e bllokimit te efekteve euforike te nikotines, ndersa
perdoret i shoqeruar me patchin: Mecamylamine e kombinuar me patchin
nikotinik e lehteson procesin e lenies se duhanit shume me teper sesa
perdorimi i vetem i patch-it.

6. Faktore te cilet influencojne ne shkallen e rifillimit
Njohja
e ketyre faktoreve mund tju ndihmojne qe te ndermerrni nje program ne
parandalimin e rifillimit ... planifikimi dhe dhenia e disa mendimeve se
si mund te perballeni me keto situata dhe leksione te cilat i keni
mesuar nga e kaluara mund tju ndihmojne ne ndermarrjen e hapave te
suksesshme ne nje lenie perfundimtare!!!

- stresi dhe nje gjendje negative emocionale
Identifikoni
se cfare eshte stresuese ne jeten tuaj ... mendoni menyra se si
perballeni me to duke perdorur strategjite e sjelljes njohese te
mesiperme, duke u mbeshtetur dhe ne sukseset e meparshme tuajat ndaj
stresit dhe te dini se cila eshte me efikase per ju. Dobesite qe ju mund
te keni gjate periudhave te merzitjes, nevrikosjes, zhgenjimit,
irritimit, qendrimeve tuaja "e kujt ju be vone", keto jane faktore te
rrezikshem dhe teper riskant, qe mund te jene te perhereshem ose te
perkohesshem, dhe nese ju gjeni menyra per ti shmangur apo per ti vene nen kontroll atehere do te ndieni
me te vertete kenaqesine dhe suksesin e fitores ne kete lufte.

-
deshira per te pire duhan ndersa bini ne kontakt me objekte te tilla
si: hi duhani, bishta cigaresh, shkrepse, paketa duhani, postera
reklamimi duhani etj.
Deshira per te pire mund te jete teper
intensive nga kontakte me objekte te tilla apo ne situata te tjera ...
nese ju arrini te kuptoni se jane pikerisht ato shkaktaret qe ju nxisin
ne pirjen e duhanit atehere ju mund tja arrini te distancoheni nga to
..., per disa kjo gje ndodh kur jane te frikesuar, pas nje ushqimi, ose
kur jeni te nxehur, ose kur jeni ne shoqerine e disa njerezve te
vecante... punoni ne shmangien e situatave te ketilla dhe/ose mbani
veten tuaj te zene me pune ndersa jeni mes tyre ...

- simptoma te mbylljes ne vetvete, mbipesha
Kjo
ju ben qe ju te reflektoni ne ate sesa ju kushton lenia sesa shperblimi
qe mund te fitoni nese e lini ... perpiquni ti kujtoni vetes se duhet
lene, dhe se per kete gje do te shperbleheni!!!

- partneri, shoqeria duhanpirese, presioni i turmes
Nese
arrihet mundohuni ta lini ne te njejten kohe me partnerin tuaj, dhe te
shmangni situata ku presioni i shoqerise eshte i forte dhe rezistent ...
mesoni te kundershtoni me miresjellje oferten e ndezjes se nje cigare
te bere nga ndonje miku juaj, kerkoju miqve tuaj qe te perkrahin dhe te
japin kurajo ne iniciativen tuaj te lenies se duhanit.

- perdorim alkoli
Pirja e alkolit
eshte nje nga shkaqet me frekuente ne ecurine e riperseritjes ... ka
shume arsyje perse kjo ndikon ne kete drejtim, por e fundit fare e tyre
eshte qe ju duhet te keshilloheni qe te mos pini alkol te pakten gjate
muajve te pare mbasi e keni lene duhanin ...

7. Prezantimi i rasteve te sukssshme te lenies se duhanit
- perpjekje te meparshme per ta lene
dicka
eshte mesuar nga cdo perpjekje e meparshme per ta lene duhanin ... sa
me shume te mesoni prej tyre aq me te medhaja jane shanset per te qene
te suksesshem heres tjeter!!!

- vetbesimi ne aftesine per ta lene
kjo
reflekton motivacionin e personit ne arritjen e suksesit ... vetem pak
me shume besim ne aftesite tuaja perbejne nje diference te madhe!!!

- nje sistem te mire suportues
ndersa
perpiqeni ta lini, ju mund te mos jeni shume i shoqerueshem, por ta
dini se kjo nuk eshte koha ne te cilen ju duhet te mendoni per kete gje
... nje grup i gjere miqsh e shokesh qe ju perkrahin, ju kurajojne,ju mbeshtesin me te gjithe forcat e tyre, ju bejne te ndiheni me te
forte dhe me te bindur qe ajo qe po beni eshte e mire dhe eshte per te
miren tuaj, ne kete menyre cdo dyshim dhe mosbesim humbet ne syte e se
kaluares.

Marr nga nje fq. interneti ... ?!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nëse vendosni ta braktisni duhanin:
- pas 20 minutash- frekuenca e zemrës suaj zvogëlohet.
- pas 12 orësh- niveli i monoksidit të karbonit në trupin tuaj kthehet në gjendje normale.
- pas 2 javësh deri 3 muajsh- rreziku juaj nga infarkti fillon të bije. Funksioni i mushkërive tuaja fillon të përmirësohet.
- pas 1 deri 9 muajsh- kolla dhe frymëzënia juaj pakësohet.
- pas 1 viti- rreziku juaj i shtuar prej sëmundjeve koronare është sa gjysma e atij të duhanxhinjve.
- pas 5 vitesh- rreziku juaj nga infarkti është zvogëluar në nivel të atij të joduhanxhinjve.
-
pas 10 vitesh- rreziku juaj nga kanceri i gojës, mushkërive, grykës,
kapërcellit, fshikëzës, vëshkave dhe pankreasit zvogëlohet.
- pas 15 vitesh- rreziku juaj nga sëmundjet e zemrës është sërish sa i joduhanxhinjve.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Duhani eshte kancer qe te brenë

Shumenjerez semuren nga
duhani,shume vdesin nga semundje qe vijne drejt nga duhani,njerezit e
dijne se duhani i demton,i semune dhe i shkatërron,lexojnë për pasojat e
tij,i shohin në ekran,organizohenjave kunder pijes sëduhanit,por prap
tymosim!
Këshillë e mirë ajo që jep Kosovarja,edhe këshilla e
Gishtëzes ndihmon.Më së tepërmi më pëlqeu porosia e sares,qe thotë"Mos e
bleni";SIKUR KJO Të ZBATOHEJ DUHANI EDHE DO TE LIHEJ:
Unë mundohem
të këshilloj dike ,kur vet tynmosi duhanin,dhe me të drejtë dikush mund
të më kundërpërgjigjet:"Ti po këshillon dike,kur vet e pin"!Unë e kam
lënë duhanin një vit,si:Kisha vuar qëllim,kur më bëhej e padurueshme
sapo shtohej oreksi,truri reagonte te qëllimi dhe disi edhe neveritesha
prej tij,me dukej diqka si mjet i ndotur,megjithate mbaja tere diten
sakeza,bombone,karamele.Gushtit kur isha ne Kosove,atje kam shumë
miq,ndize më thontenjëri,jo e kam lënë i thojsha,qysh bre burrë po ma
kthen neren?Ndize nje ,ti mos e thith,si i kthehet shqiptarit
nera,eshume e shume pyetje tjera.Ai ndiz nje,tjetri ndize,tjetri
,tjetri.....kështu prap më mbeti duhani,porjo vetem ky po edhe
karamelet,tani jam me dy te meta!Prap kam filluar të e rralloj,por jo
tërsisht,të shpresoj se ngadal do të kem sukses.Sidoqoftë është e kohës
dhe e moralshme,rininë të e njohim me pasojat e duhanit.Ai është kancer
që të ha qetë dhe padiktueshëm.Të dashur të rinjë,ju porosisim edhe
njëherë me shkronja të mëdha: M O S PINI DUHAN;SEPSE DUHANI LË
PASOJA.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Keshillohet (si per lenien e duhanit, apo zakone e varesi te tjera) qe gjate kohes qe e le:
- te nderrosh rutinen, gjerat qe ben (duhanpiresit asosacjone shume gjera me ndezjen e cigares)
-
te shtosh ushtrimet fizike (workout, vrap etj). workout provides u with
'natural high' trupi prodhon me shume neurotransmitore si seratonin
etj, qe ndryshe quhen pleasure neurotransmitters gjate ushtrimeve fizike

- te mos perballohesh shume me duhan pirje dhe duhanpires
- te mos heqesh dore...edhe po deshtove nje apo disa here, perpiqu prap
-
te kesh parasysh qe, mbasi ke pire duhan per disa vite dhe e le, je
gjithe jeten ne risk me te larte per ta kapur prap se ata qe s'e kane
pire kurre (po ashtu edhe per zakone te tjera) pasi trupi si te thaush
'mban mend' zakonin dhe po e fillove prap, behesh shume me shpejt vartes
se dikush qe s'e ka pirre kurre

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» Kuriozitete rreth duhanit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons