Nese shihni ndonje nga keto shenja te ju dhe partneri juaj, lidhja juaj eshte jo e shendetshme dhe mund te kete pasoja negative.
Mungesa e sinqeritetit
Nese ju ka ndodhur qe ta kaloni diten duke bere dicka dhe jeni kthyer ne shtepi duke u munduar te mos i tregoni se ku keni qene, apo e keni nje pelqim per dike dhe mundoheni te mos flisni per te kur jeni me te dashurin, kjo do te thote se ndermjet jush mungon sinqeriteti, dhe nuk eshte shenje pozitive.
Deshirat dhe pritshmeria
Nese keni pritshmeri me te larta nga ai dhe nuk ia komunikoni ato, kjo mund te kete ndikim negativ ne lidhjen tuaj. Vetem ato qe thuhen dhe diskutohen bashke jane reale dhe te mundshme per t’u arritur.
Mungesa e respektit
Ne nje lidhje te dy partneret duhet ta respektojne njeri-tjetrin. Ata duhet te bejne premtime dhe t’i mbajne ato, duhet te mos flasin gjera negative per njeri-tjetrin dhe duhet te kene respekt te ndersjelle.
Xhelozia
Nese jeni shume xheloze per partnerin tuaj, cdo komunikim qe ai ka me nje person te gjinise se kundert, atehere mund te jeni duke u perballur me nje xhelozi te pashendetshme.