A do te habiteshit nese do te degjonit qe rraca njerezore me kalimin e kohes po behet gjithmone e me pak inteligjente? Pavaresisht avancimeve tona ne 10 apo qindvjecaret e fundit, disa eksperte besojne qe njerezit jane duke humbur aftesite njohese dhe jane duke u bere gjithmone dhe me te paqendrueshem nga ana emocionale.
Nje kerkues dhegjenetist nga Universitet i Stanfordit, Dr. Gerald Crabtree, beson se renia jone intelektuale si rrace ka te beje shume me mutacionet e disfavorshme gjenetike. Megjithate, inteligjenca njerezore po bie edhe per shkak te arsyeve te tjera.
Sipas Crabtree, aftesite tona njohese dhe emocionale, jane te furnizuara dhe te percaktuara nga kombinimi dhe perpjekja e mijera gjeneve. Njese nje mutacion do te ndodhte ne nje prej ketyre gjeneve, qe eshte dicka e mundur, atehere, inteligjenca apo stabiliteti emocional do te prekeshin negativisht. Gjenetisti shpjegon qe njerezit me mutacione gjenetike ka shume mundesi qe te jetojne nder te "fortet". Teoria e Darvinit e 'mbijeteses se me te fortit' eshte me pak e aplikueshme ne shoqerine e diteve te sotme, e prandaj ato me gjene me te mira, ndoshta nuk dominojne ne shoqeri ashtu si do te kishte ndodhur ne te kaluaren.
Nderkohe qe kjo hipoteze ka kuptim, a jane gjenet arsyeja kryesore e renies se pergjithshme njohese te rraces njerezore? Nese njerezit jane vertet me pak inteligjente se me pare, eshte e rendesishme te njihen shkaktaret e mundshem. Sipas shkecetareve, sistemi yne i ushqimit mund te luaje nje rol te rendesishem.
Shkecetaret nga Harvardi kane zbuluar se nje substance qe gjendet ne uje, fluoruri, eshte duke ulur IQ-ne e popullsise njerezore. Ky zbulim eshte publikuar edhe ne gazeten Environmental Health Prespectives. SIpas ketyre shkecetareve, "rezultatet mbeshtesin mundesine e efekteve negative te fluorurit ne zhvillimin e trurit te femijeve."
Nje studim qe eshte publikuar ne Proceedings of the National Academy of Sciences, zbuloi qe pesticidet, qe jane te shumta neper ushqime, jane duke krijuar ndryshime te perhershme ne strukturen e perjithshme te trurit - ndryshime qe jane lidhur me nivele me te uleta inteligjence dhe ulje te funksionit njohes. Ne menyre specifike, kerkuesit zbuluan qe nje pesticid i njohur si klorpirifos, eshte i lidhur me 'keqformime te rendesishme.' Ndikimi negativ ndodhte edhe ne nivele te uleta ekspozimi.
Duke ndjekur 14.000 femije, kerkuesit britanike zbuluan lidhjen ndermjet ushqimeve te perpunuara dhe IQ-se me te ulet. Pasi shenuan ushqyerjen e femijeve dhe pasi analizuan pyetesore qe u ishin bere prinderve, kerkuesit zbuluan qe femijet qe kishin konsumuar nje diete me ushqime te perpunuara ne moshen 3 vjecare, renia e IQ-se mund te fillonte ne pese vitet e ardhshme. Studimi zbuloi qe deri ne moshen 8 vjecare, keto femije do te kishin patur nje renie te IQ-se. Ne te kundert me kete, femijet qe kishin nje diete te pasur me nutriente duke perfshire fruta dhe perime, kishin nje rritje te nivelit te IQ-se ne nje periudeh 3 vjecare. Ushqimet qe konsideroheshin te mbushura me nutriente nga kerkuesit ishin me se shumti fruta dhe perime.