Teknologjitë që na ndryshuan jetën në 10 vjet
Shpikjet e viteve të fundit të internetit e kanë kthyer jetën tonë në një film fantastiko-shkencor. Por edhe skenaristët e këtij filmi nuk e kanë shumë të lehtë në një shekull ku teknologjia ecën me hapa të shpejtë.
Cilat janë shpikjet që ndryshuan kaq shumë jetën tone në 10 vitet e fundit? Le t’i hedhim një sy:
1. Wi-Fi: ato të cilët janë takuar për here të pare me internetin në vitet 90-të do të kujtojnë mire modemet dial-up. Cili prej nesh mund ta harrojë atë zhurmë kur vendosej lidhja? Për të hyrë në internet atë kohë duhet të mbaje gjithnjë hapur telefonin dhe kompjuteri duhej të ishte i lidhur me modemin me ndihmën e një kablloje. Ndërsa sot me anë të teknologjisë Wi-Fi ne mund të lidhemi me internet pa ndihmën e kabllos në shtëpi, zyrë, restorant, kafene, autobusë, qendrat tregtare, traget dhe në avion.
Nëse filmi Matrix, simbol i teknologjisë elektronike do të xhirohej në ditët e sotme heroi ynë Neo do të lidhej menjëherë me Matrixin pa pasur nevojën e një kabulli. Me ndihmën e teknologjisë Wi-Fi Neo do të shpëtonte nga një stërmundim i madh.
2. Skanerët: interneti është një oqean informacioni numerik. Në këtë oqean çdo gjë është e koduar duke filluar nga protokollet, standardet numerike dhe gjuhët e programeve. Skanerët Web janë si një çelës për të hapur këta kode. Me ndihmën e këtij çelësi programet më të komplikuara shfaqen para syve tanë në trajtën e grafikëve, projekteve dhe shkrimeve të ndryshme. Nëse nuk do të ishin skanerët web do të na duhej të zotëronim shumë gjuhë programuese për të arritur në brendësi të internetit. Të shëtisësh në internet, tani është një lojë fëmijësh dhe për shumicën prej nesh është bërë diçka e zakonshme e jetës së përditshme. Nga forca e zakonit, nuk arrijmë ta kuptojmë por roli që luajnë skanerët web është tepër i madh.
3. Motorët kërkues Web: motorët kërkues na ndihmojnë të gjejmë informacionin e kërkuara në një botë të pafund interneti. Ne mund të gjejmë rrugën e internetit nëpërmjet të motorëve kërkues. Deri në fillim të viteve 90-të ka pasur disa kërkues por me ardhjen e Google-it punët ndryshuan. Duke përdorur algoritma krejt të ndryshme dhe më efektive se të tjerët Google arriti të indeksonte informacionin në mënyrë më të rregullt. Kështu Google edhe paraqiti mundësi të panumërta për përdoruesin edhe krijoi modele krejt të reja ekonomike. Për të arritur majat filluan të përdoren teknikat e optimizimit të motorit kërkues. Tashmë për të kërkuar një emër, firmë apo emrin e ndonjë produkti më pare bëhet një parakërkim dhe më pas kalohet në informacionin e kërkuar. Të kërkosh në Google është diçka krejt e zakonshme e jetës së përditshme.
4. VoIP: në vitet 80-të duhej të prisje me muaj të tërë në radhë për të lidhur një telefon fiks në shtëpi. Përveç kësaj duhej të kishe dhe mikun apo njohje të forta. Ndërsa në vitet 90-të kushtet ndryshuan dhe marrja e një telefoni fiks nuk mund të quhej më luks por një domosdoshmëri. Në një periudhë kur dolën dhe telefonët celularë, shqetësimi ynë i vetëm ishte sesi të paguajmë faturat e larta të telefonit.
Me ndihmën e teknologjisë VoiP, e cila filloi të përhapej nga fillimi i vitit 2000 kaluam në epokën e komunikimit. VoIP bëri të mundur bërjen e telefonatave nga interneti. Firma Skype ishte e para që i dha përparësi kësaj teknologjie. Me ndihmën e programeve si Skype dhe të ngjashme me të, ju mund të flisni për orë të tëra pa pagur asnjë faturë, madje mund të bëni dhe video-konferenca. kur na kujtohen ditët kur shkonim tek komshiu për të bërë një telefonatë teknologjia VoIP na duket si një mrekulli e vërtetë.
5. Web 2.0: që nga viti 2004 Web 2.0 është emri i brezit të dytë të shërbimeve elektronike. Me ndihmën e teknologjive të ndryshme si Ajax, RSS, XML, XHTML përdoruesit e internetit paraqitën mundësinë e krijimit të përmbajtjeve personale. Me zhvillimin e kësaj teknologjie u zhvilluan dhe grupet sociale të cilat përfshijnë me miliona përdorues si Youtube, Facebook, Flickr, Twitter e të tjera. Me ndihmën e e Web 2.0 u mundësua përçimi i informacionit në kohë reale si dhe krijimi i rrjeteve sociale.
6. Media sociale: nëpërmjet medies sociale çdo përdorues është në të njëjtën kohë një producent përmbajtjeje. Tashmë doli në pah ideja e njohjes dhe e komunikimit me njerëz të rinj. Me ndihmën e medies sociale u mundësua këmbimi i informacionit në kohë reale. Ne ndryshuam dhe mënyrën e marrjes dhe dhënies së informacionit.
Kur përmendet fjala “media sociale” gjëja e pare që të vjen në mendje janë rrjetet sociale si Facebook, Myspace, Linkedin, shoqëritë informative si YouTube, Flickr, Wikipedia, Podcastler dhe forumet. Aq e rëndësishme është bërë media sociale sot saqë dhe kompanitë kanë filluar të përdorin këta kanale informacioni me anë të cilave vlerësojnë kritikat e konsumatorit. Duke pare me kujdes komentet e klientëve të saj firma e veshjeve GAP, e cila ka 35 mijë ndjekës në Twitter dhe 722 mijë në Facebook, hoqi dorë nga ndryshimi i logos së saj.
7. Pagesat bankare elektronike: me anë pagesave elektronike mund të bëni të gjitha pagesat bankare nëpërmjet internetit. Veçori si POS të cilat mundësojnë pagesat elektronike na kursejnë kohë dhe rrisin mundësinë e biznesit elektronik. Mundësitë e reja tregtare elektronike kanë ndryshuar dhe zakonet tona të blerjes. A do na kishte shkuar mendja vallë 10 vite më pare se do të vijë një kohë kur nëpërmjet internetit do të blejmë atlete për vrapin e mëngjesit, pizza për darke dhe televizor LCD?
8. Telefonat e zgjuar: modele si Blackberry, Nokia N97 , Palm të cilët janë të pajisur me një hardware të ngjashëm me kompjuterin kanë filluar të përhapen shumë, sidomos në botën e biznesit, nga mesi i viteve 2000. Ndërsa me ardhjen e iPhone, telefonat e zgjuar morën një pamje dhe kuptim krejtësisht tjetër. Kur themi telefon i zgjuar në mendje na vjen një telefon me të cilin mund të navigojmë në internet, mund të hapim praktikat e punës, mund të luajmë, të marrim një biletë për kinema, të fotografojmë dhe shumë e shumë procese të tjera të cilat nuk na kujtohen. Krahas gjithë këtyre veçorive të mundësojë dhe komunikimin me telefon. Me ndihmën e telefonave të zgjuar ne plotësojmë nevojat tona të komunikimit dhe mund të kryejmë shumë punë të tjera pa pasur nevojën e kompjuterit.
9. Internet mobil: një nga faktorët më të mëdhenj të përdorimit të telefonave celularë nga një masë e gjerë përdoruesish është lirimi i Internetit mobil dhe përdorimi në një çmim të ulët i shumë linjave përnjëherë. Nëse teknologjitë Edge dhe 3G nuk do të zhvilloheshin kaq shpejt proçeset të cilat janë të paimagjinueshme të bëhen në kompjuter do të shpenzonin shumë sepse do të bëheshin me ndihmën e telefonëve celularë. Në këtë botë të re të lidhur 24 orë në ditë në 7 ditët e javës modemët 56 k të lidhur ngadalë me një rrjet dial-up tashmë ka dale jashtë mode.
10. Kompjuterët tabletë: në fillim dëgjuam për Pc-të tabletë të cilët na tërhoqën vëmendjen me ekranin e përthyeshëm në të cilin mund të shkruash me ndihmën e një lapsi dixhital. Duke menduar se mos u erdhi fundi laptopëve, iPad-i i prezantuar nga iPhone këtë vit ka ndryshuar komplet rregullat e lojës. iPad dhe kompjuterë të tjerë të sheshtë nuk janë shumë të përhapur në vendin tone por zhvillimi i sotëm teknologjik premton për një zgjerim dhe rritje të kërkesës.
Si një prodhim në mes telefonëve të zgjuar dhe laptopëve, iPad është bërë simboli më i rëndësishëm në mjetet e brezit të ri të komunikimit. Të përdora një here e një kohë si frymë e imagjinatës në filmin fantastiko-shkencor “Star Trek”, PADD-et po bëhen të vërteta dhe po zënë shumë shpejt vend në jetën tone të përditshme. 80 ditë pasi është hedhur në treg me një numër të kufizuar, iPad-i ka arritur të shesë 3 milion copë.
Parashikimet e shitjeve të vitit 2011 tregojnë për një shifër prej 15 milionë. Në vitin 2014 mendohet se numri i kompjuterëve tabletë të arrijë në 200 milionë. Kompjuterët tabletë konsiderohen si fillimi i një ekonomie të re dhe përbën një rëndësi të madhe sidomos për sektorin e firmave botuese.
Firma të ndryshme si Samsung, Dell, HP, BlackBerry, Asus po hedhin në treg produkte të reja për të zënë vend në tregun tabletë. Në një shekull ku teknologjia ecën me hapa të shpejtë skenaristët fanatastiko-shkencor e kanë pak të vështirë punën.