Amaret Sad nga India vrau një vajzë gjashtë muajshe duke e goditur me një gur në kokë.
Përveç asaj, viktimë e Sad ishte edhe vëllai i tij dhe motra që ishin ishin tetë dhe nëntë muajsh. Amaret Sad nga India është vrasësi serik më i ri në histori.
Konkretisht, djali është përgjegjës për vdekjen e tre foshnjave. Rasti u shfaq në publik pas viktimës së tretë, vajzës gjashtë muajshe që nëna e la në shtrat për të fjetur.
Pas tre orësh nëna e thirii policinë sepse ajo nuk mund të gjente vajzën e saj. Trupi i saj u gjet e varrosur në afërsi të shkollës.
Siç deklaroi në polici me shumë gjakftohësi, djali e tërhoqi vajzën nga shtrati ku ishte, për ta goditur më pas me gur në kokë. Trupin e përgjakur të vajzës e varrosi aty pranë.
Sad që nga mosha 5 vjeçare është trajtuar në psikiatri, ishte shumë i qetë dhe shumë djalë i tërhequr, ndërsa në moshën gjashtë vjeçare ai vrau për herë të parë një mace. Sipas ligjit, fëmija i mitur nuk mund të shkoj në burg, por vetëm në shtëpi edukuese, ku ai do të qëndrojë deri në moshën 18 vjeçare.