Forumi Kuq E Zi
DAUT DEMAKU Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DAUT DEMAKU Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
DAUT DEMAKU Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DAUT DEMAKU Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1DAUT DEMAKU Empty DAUT DEMAKU 22/2/2013, 02:19

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DAUT DEMAKU Daut%20Demaku



Daut Demaku

Daut Demaku lindi më 13 tetor të vitit 1944 në Abri të Epërme, Drenicë, është shkrimtar ligjerues i lëndës "Arti i Mendimit Pozitiv".
U shkollua në vendlindje dhe në Prishtinë. Kater vite ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Kosovës "Bota e Re”, kurse një mandat kryetar i Lidhjes së Studentëve të Kosovës.
Një kohë të gjatë ishte redaktor në Redaksinë e Revistave të Rilindjes, redaktor i Kooperativës botuese të Librit Bujqësor në Prishtinë dhe së fundi edhe drejtor i Shtëpisë Botuese Rilindja. I përkthyer në maqedonisht , serbisht , norvegjisht dhe anglisht.
Ka botuar këto libra:

Brigjet e Thata – Prishtinë, 1967
Plisat e Kuq – Prishtinë, 1969
Plisat e Kuq (ribotim në Tiranë), 1971
Kapituj jete – Prishtinë, 1977
Shi e Puhi – Prishtinë, 1979
Buka – Prishtinë, 1981
Bletaja – Prishtinë, 1976
Në mjaltishtë - Prishtinë, 1978
Mote të thata – Prishtinë, 1983
Trëndafila pa gjëmba - Prishtinë, 1986
Guralec në këpucë - Prishtinë, 1989
Tregime Shqiptare - Prishtinë, 1996
Mendimi dhe Suksesi - Prishtinë, 1997
Magjia e Urtisë - Prishtinë, 2000
Shenjat para kthesave - Prishtinë, 2002
Thuaji jetes miremengjes - Prishtinë, 2003
Rina Dhe Gjyshi - Prishtinë, 2004
Aforizma - Prishtinë, 2005
Tregime Shqiptare dhe Mendimi Pozitiv

Radiodramat:
Trenat e mesnatës - Prishtinë, 1972
Selgjishtja është dëshmitare - Prishtinë, 1978
Ndryshoe vehten o njeri - Prishtinë, 2004

Komeditë e luajtura në teatër :
Servisi i shpirtit - 1997
Ulërima - 2004

Prozë
Tregime të sotme shqiptare - Prishtinë, 1968
Toka e përgjakur - Prishtinë, 1972
Djepi i lashtë - Prishtinë, 1984



Edituar për herë të fundit nga shaban cakolli në 22/2/2013, 02:22, edituar 1 herë gjithsej

2DAUT DEMAKU Empty Re: DAUT DEMAKU 22/2/2013, 02:20

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DAUT DEMAKU

Më ka thanë...

Më ka thanë
Një plak i thinjur.
Një plak
Mjekërrbardhë,
Mos u ngut shumë,
O djalë,
Se po dua ta them
Një fjalë:

Nëse ke humbur
Shëndetin
Dije
Shumëçka ke humbur
Dhimbjet
Ta bëjnë orën vrer
Shëndeti
Është me vlerë,

Nëse ke humbur
Pasurinë
Mos lejo
Ngushtimi të të pushtojë
Zanat e ka
Kjo kurvë – pasurie
Të vijë, të rrijë
E të shkojë.

Por nëse ke humbur
Guximin,
Ke humbur
Çdo gjë në këtë botë
Se trimëria është, o bir
Mjalta e jetës
Në gotë.

Prandaj aty
Ku të ka rënë koka
Aty trupin drejtoje
Ti bimë e fitimtarit
Kryet lart në qiell
E këmbët në tokë
Se vetëm kokëlartit,
Vetëm guximtarit
I ka hije
Jeta në këtë botë.
Edhe kur varfëria
Të copton,
Edhe kur sëmundja
Të sulmon
Edhe kur vetmia
Të robëron
Edhe kur dhimbja
Të shpon
Edhe kur mërzia
Të lëndon
Edhe kur bota
Të harron
Edhe kur dëshpërimi
Të rrëzon
Kokën lart,
Trupin drejtoje
E kokën lart çoje
Kokëlartin
Edhe toka e nderon
Se kokëlartin
Edhe Zoti e don.

Kokën lart
Në humbje
Kokën lart
Në fitim
Se të gjitha
Vijnë e shkojnë
Mbetet zemra
Që ka guxim.

Edhe njëqind herë
Nëse përtoke
Rrëzohesh
Kurrë e kurrë
Kurrë mos u dorëzo,
Gjej fuqi e nisu
Në beteja të reja
Dhe hidhu në sulm
E si lua e fito.

Dështimet janë
Ndalesa
Dështimet janë
Pushimore
Që si nëna fëmijën
Të marrin përdore
Dhe të çojnë
Prej humbjes
Drejt në fitore.

Prandaj kokën lart, bir
Edhe kur bota
Ta bën me hile
Edhe kur të duken engjuj
E të dalin gjarpërinjë me zile
Edhe kur të gjithë
Humbin mendjen
E ty të akuzojnë
Edhe kur të gjithë
Fryhen prej hajnie
E ty të injorojnë
Edhe kur prindi yt
Të hedhë përtoke
Si letër të vjetër
Edhe kur fëmija yt
Të thotë hupë
Unë dua dikend tjetër
Edhe kur miku
Të shikon dorën
Mos ke për të
Ndonjë dhuratë
E nuk të sheh në sy
E nuk të pyet
Ç’është kjo lodhje,
Ç’është kjo lëngatë?

Kokën lart, bir
Ti je shtizë flamuri – dije
Pasha emrin e Zotit
Kokëlartit edhe vdekja
I ka hije.


Ma dëgjo këtë fjalë
Ti vajzë e re,
Ti djalë i ri
Nëse mban këtë fjalë
Krejt bota është e jotja
Dhe ti do të jesh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons