Forumi Kuq E Zi
Dashuria Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dashuria Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Dashuria Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dashuria Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Dashuria Empty Dashuria 19/2/2013, 18:45

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dashuria Love-h10

Cilat jane menyrat per te dashuruar dhe cila eshte fuqia per te dashuruar?
Cilat jane te keqijat qe mund te qendrojne prane respektit te ndersjellte, embelsise, miresise, besimit dhe bashkjeteses paqesore ?
Çdo te thote ne ditet e sotme fjalia “Duajeni njeri-tjetrin”

Dashuria eshte nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete boshe. Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij. Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as tek njerezit, as te kombet. Vetem dashuria eshte e afte te mos e ndaje njerezimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetem dashuria mund te na jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe deshperimin.

Ne ditet e sotme ai qe dashuron na ngjall menjehere dyshime dhe, ose e marrim per te lehte ose te pavlershem, ose e quajme te pasinqerte. Jemi te sigurte se askush nuk mundet te dashuroje me te vertete dike tjeter pa pasur qellime te tjera. Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne breterine e banalitetit dhe nuk perfillen.

“Duajeni njeri-tjetrin”. Keto fjale jane thene me se dy mije vjet me pare. Me gjithe fuqine qe permban ky mesazhi Bibles, shume prej nesh nuk e kane vleresuar gjate gjithe ketyre viteve.

Flitet shume, por shume pak presin qe dikush ta vere vertet ne praktike. Ja kemi lene shenjtoreve dhe te çmendurve. Nese nuk do te duam njeri-tjetrin, do te vdesim thote dikush…

Shoqeria moderne eshte indiferente ndaj thirrjes per dashuri. Qesh me idene se bota do te mund te jetonte si teresi, pa kercenimin e nje holokausti dhe pa garen e armatimeve, por me nje respekt te thelle per vet jeten.Te shumte jane ata te cilet mendojne se kemi arritur ne nje pike te pakthyeshme te historise sone. Por nje gje eshte e sigurte. Metodat e zakonshme per venien e paqes dhe per ta kuptuar boten tone , fatkeqesisht kane falimentuar.

Sa me shume veshtrojme perreth, aq me shume gjejme urrejtje, dhune, paragjykim dhe perbuzje per jeten. Degjojme lajmet dhe lexojme artikujt qe na japin statistika per te vdekurit ne lufte, per urine, per femijet e shfrytezuar dhe te sakrifikuar, per perçmimin ndaj dinjitetit njerezor dhe te drejtat e njeriut. Dhe gjithçka, me te njejtin shpirt, shkruhet edhe ne nje artikull per kampionatin e futbollit. Gjithmone e me shume jemi te kufizuar nga nje spekter i tere, se forcat njerezore jane shpenzuar kot. E megjithate vazhdojme te luajme rolin e nje te verberi e te mos vlersojme alternativen e mundshme te dashurise. Shume njerez nuk do te mund te gjykonin se dashuria ka ate force per te mbajtur ne kembe shumicen e marredhenieve familjare me te ngushta, dhe, duke shkuar me tej zemra nuk do t’i qendronte shtrengimit. Prandaj eshte thjesht qesharake, qe dikush mund te besoje ne fuqine e dashurise per te zgjidhur problemet nderkombetare.

Dashuria universale jo vetem qe eshte e mundshme, por eshte edhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore.

Por dashuria mund te jete e vlefshme vetem kur heqim dore nga parametrat e vjeteruar mendore, te cilet vazhdojne te na paralizojne. Duhet t’i sfidojme keto sofistike qe e gjykojne çdo gje romantike si absurditet, banalitet idealist, si jo shekcore e anti-intelektuale. Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e deshirojne.Vetem atehere do te zbulojme se dashuria, plotesisht e realizuar, ka fuqine te shmange ato gjera te pavlera qe na ndajne, se armiku yne ka edhe ai nje fytyre dhe nje zemer. Dhe pikerisht kjo eshte pika ne te cilen gjithçka behet e mundshme.

Dashuria eshte e madherishme si vete jeta dhe kur duam ti japim nje perkufizim, shpesh perfundojme duke i vene kufizime.

Sipas nje percaktimi te Finck, “ Dashuria eshte shpesh nje teresi paradoksesh dhe ekziston ne forma aq te shumllojshme sa qe pothuaj çdo percaktim ka te ngjare te mos jete korrekt apo pse jo edhe i papelqyeshem”.

Ka ekzistuar nje opinion sipas te cilit dashuria eshte nje subjekt i kufizuar e jo shkencor me te cilin duhet te merren vetem poet e autore kengesh. Mendohej se ajo nuk vrojtohej dot shkencerisht dhe kjo perbente vertet nje veshtiresi metodologjike per studiusit. Por psikologet mendojne se çdo sjellje njerezore, perfshire edhe dashurine romantike, perbejne tema studimi te psikologjise, meqenese dashuria ndikon ne jeten sociale te njeriut, ne marredheniet intime, ne martesen, divorcin etj.

Ky fenomen eshte mjaft i perhapur per njerezit. Jungu besonte shume te dashuria eksplozive aq sa ndertoi nje teori te shpjegimit te dashurise me shikim te pare.

Çdo premtim i shpirtit ka çdo here plotesime te panumerta. Natyra, e papermbajtshme, e rrjedhshme, parashikuese, ne ndjenjen e pare te miresise paraprin nje dashamiresi, e cila do te humbase te gjithe cilesite e veta ne driten e saj te pergjithshme. Paraqitja e kesaj lumturie eshte nje lidhje private dhe e bute e dikujt me dike, qe eshte magjia e jetes njerezore, qe, si nje egersi hyjnore dhe entuziazem, mberthen njeriun dhe ben nje revolucion ne mendjen dhe trupin e tij, e bashkon me racen e tij, e ben te zotohet ndaj lidhjeve shtepiake dhe qytetare, e çon me me shume simpati ne natyre, rrit fuqine e shqisave, i hap imagjinaten, i shton karakterit te tij atribute heroike dhe te shenjta, vendos martesen dhe i jep qendrueshmeri shoqerise njerezore.

“Dashuria eshte e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk eshte xheloze as mendjemadhe, as krenare, as egoiste, as zemerake;dashuria nuk llogarit gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja por kenaqet nga e verteta. Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te pashtershme. Dashuria eshte e perjetshme… Eshte besimi, shpresa dhe dashuria; por nga keto te treja, me e madherishme eshte dashuria.

Dashuria nuk eshte thjesht nje pelqyeshmeri me e madhe nga ana sasiore por nje gjendje psikologjike cilesisht e ndryshme, qe ndryshon nga terheqja e thjeshte ne shume drejtime. Me teper se nje miqesi tipike ne fazat e hershme, dashuria perfshin nje ngritje psikologjike (relative), thithje psikologjike te fuqishme nga partneri, interes te gjere per personalitetin e tjetrit, fantazim per te , lekundje te shpeshta emocionale dhe gjendje emocionale ambivalente (Walster 1978). Sipas Davis (1985), dashuria karakterizohet nga elemente te magjepjes, deshires seksuale, eskluzivitetit dhe kujdesit te madh per tjetrin. Dashuria e llojit te mesiperm, njihet nga disa autore si dashuri romantike, per ta dalluar nga terheqja siperfaqesore.

Titulli origjinal i librit: Living, Loving, and Learning
Autor: Prof. Dr. Leo Buscaglia

Njeriu ka nevoje per dike qe ta doje shume. Mjafton dhe nje njeri i vetem qe ta doje shume me te vertete. Nuk flas per skena dashurie madheshtore po per gjera te vogla, per menyrat qe mund ta shfaqin kete ndjenje. Njeriu mund te kenaqet lehtesisht dhe me pak gje…mjaft te luani gishtin dhe mund te beni mrekullira…Dashuria eshte jeta ne te gjitha aspektet e saj. Po e late tju ike dashuria do te lini tju iki jeta…

Cdo rruge eshte vetem njeri nga drejtimet ndermjet milionave rrugeve te mundshme. Prandaj duhet gjithnje te kemi parasysh qe nje rruge eshte vetem nje drejtim. Nese ndjeni qe nuk duhet ta ndiqni, nuk jeni te detyruar ta beni. Cdo rruge eshte vetem nje drejtim. Nuk ka pse te turperoheni para vetes ose te tjereve po ta lini ate rruge, nese keshtu ua keshillon zemra. Por vendimin per te vazhduar kete rruge, ose per ta lene ate, nuk duhet ta mirrni te nxituar nga frika ose ambicja. Kini parasysh, studiojeni cdo ane me shume vemendje dhe me qetesi. Provojeni ta pershkroni aq here sa e shihni te nevojshme pastaj bejini nje pyetje vetes suaj, vetem vetes suaj. Kjo rruge a ka dashuri? Te gjitha rruget jane njelloj. Nuk te cojne ne asnje vend. Ka rruge te cilat kalojne neper pyll ose anash tij. A ka dashuri kjo rruge? Eshte e vetmja pyetje qe ia vlen ti pergjigjesh. Nese aty ka dashuri atehere eshte nje rruge e mire. Nese nuk ka, duhet lene…

Po te jesh i gatshem te rrezikosh te vuash, do ta njohesh dashurine.! Po shpresove, ka rrezik te deshperohesh, po tentove ka rrezik te deshtosh. Por eshte e nevojshme te kalosh rreziqe sepse rreziku me i madh ne jete eshte te mos rrezikosh asgje.. Njeriu qe nuk rrezikon asgje, nuk ben asgje, nuk ka asgje, nuk eshte asgje dhe nuk behet asgje. Mund te shmangesh vuajtjen dhe ankthin por nuk mund te mesosh, te ndjesh , te ndryshosh, te perparosh, te dashurosh, te jetosh. I lidhur me zinxhir nga sigurite e tua, behesh skllav. Ke hequr dore nga liria. Vetem njeriu qe rrezikon eshte me te vertete i lire….

Njeriu nuk dashuron per te qene si shkembim i dashuruar. Dashuron per te dashuruar! Une te jap dashuri sepse te dua, jo sepse pres ti te ma kthesh dashurine!

Shikojini te tjeret ne sy, mos e hidhni shikimin pertej te tjereve. Mos u flisni njerezve, merrini fytyrat e tyre ndermjet duarve dhe pastaj flisni me ta. Mos beni dashuri me nje trup beni dashuri me nje person. Dhe bejini to gjera tani sepse ky momet nuk jeton gjate.Do te zhduket me shpejtesi dhe nuk do ktehet kurre me…

Ne jetojme te gjithe bashke e megjithate jemi te gjithe duke vdekur nga vetmia e megjithate perseri nuk i japim doren dhe nuk e prekim njeri tjetrin. Nevoja me e thelle e njeriut eshte te shkoje pertej te qenit vec, te largohet nga burgu i vetmise.Pa ndervaresine asnje prej grupeve te qenijeve te gjalla nuk do mund te mbijetonte,sa here qe kunderveprojne organizmat punojne per te mbijetuar duke i dhuruar jete njeri tjetrit. C’gje e bukur te mesosh se te tjeret kane nevoje per ty…!

Marredheniet duhet te jetohen ne kohen e tashme. Ne vazhdojme ta shtyjme cdo gje per neser dhe kete e bejme ca me shume me ata qe duam. Te humbesh nje person te dashur eshte nje menyre e dhimbshme per te mesuar se dashuria jetohet ne kohen e tahme…

Nese dashuroni dike qellimi juaj eshte te dashuroni qe te jete ne gjithcka ashtu sic jeni ju, duke u nxitur ne cdo hap te rruges. Nese prisni qe marredheniet tuaja te jene nje muaj mjalti pa fund e i persosur ta dini se do te zhgenjeheni. Nuk rriteni te vecuar, rriteni e perparoni se bashku duke u mbajtur per dore pa u shkrire me njeri tjetrin. Kendoni dhe vallezoni sebashku dhe jini te lumtur por bejeni kete ne nje menyre qe secili prej jush te jete dhe vetem sic jane te vetme telat ne nje kitare megjithese vibrojne te njejten muzike. Jepini zemrat e tuaja por mos ia jipni veten tjetrit sepse mjeri ai qe i jipet teresisht tjetrit. Nuk duhet kurre te rriteni ne hijen e nje tjetri… Dhe nqs nuk dini ta shprehni dashurine shkruajeni, nqs nuk dini ta shkruani, vallezojeni…!!!

Nese jeni te vdekur dhe marredheniet tuaja jane te vdekura. Nese jane te merzitshme dhe te pakendshme ato jane te tilla sepse jeni ju i tille sepse jeni ju te merzitshem dhe te pakendshem. Zgjohuni! Kuptojeni se bota dhe njerezit nuk jane krijuar vetem per ju. Provoni te vini tjetrin ne pozite sa me te mire. Nisuni me mendimin se te tjeret jane te mire, derisa mos te keni provuar te kunderten. Dashuroni me tere forcen shume gjera dhe mos harroni qe cdo gje ndryshon. Nuk i ben keq askujt te degjoje ti thone qe e dashurojne. Siguroni qe zhvilloheni e rriteni se bashku por edhe vec e vec, mos u shkrini ne nje. Kerkoni njerez te gjalle qe dine te qeshin, te dashurojne dhe te qajne. Askush nuk e di me mire se ju, c’eshte mire per ju. Mos harroni se deshperimi kerkon shoqeri dhe mos iu dorezoni kurre atij..Njerezit te pakenaqur duan tju bejne dhe ju te pakenaqur dhe bejne te pamunduren ju siguroj.Te shumte jane ata qe kerkojne t’ju bejne sic deshirojne ata…

Kam bindjen e patundur se e kunderta e dashurise nuk eshte urrejtja, por indiferenca, mosperfillja. Nese dikush me urren, duhet te ndjeje dicka per mua, ndryshe nuk do te me urrente. Pra ne kete rast ka nje mundesi komunikimi. Por nese ai nuk me sheh fare, nuk me sheh, cdo gje ka mbaruar ..nuk mund te takohem me te…

Jam sinqerisht bindur se po te gjendet qofte dhe nje njeri te vetem ne kete bote te cilin ne mund ta prekim plotesisht pa u turperuar nuk do vdesim kurre nga vetmia. Ne njeri i vetem, nuk them 50 apo 100. Nuk ka rendesi cili eshte ky njeri nje grua per nje grua, nje burre per nje burre, mjafton te jete dikush te cilit ti drejtohemi te shfryejme mllefin tone dhe ai te na degjoje. Dikujt te cilit nuk na duhet ti fshihemi. Nuk jane shume ata qe e kuptojne intimitetin e vertete sepse intimiteti i vertete te frikeson. Na thone qe intimiteti eshte jashte mode, por une kembengul te them se intimiteti duhet te ekzistoje perndryshe do te cmendemi te gjithe. Provoni intimitetin e vertete i cili eshte ai nivel qe ne marrim pa shfrytezuar njeri tjetrin. “Nuk dua te sherbehem nga ty dua te te dashuroj. Dua te te ndjej, te te perparoj me ty, te vallezoj me ty.” Nuk zhdukeni kurre por zhvilloni ate “ne” te perbashket. Te kerkosh intimitetin eshte nje rrezik qe mund te te sjelle vuajtje por vetem ne marredhenie intime do te arrini te gjeni vetveten” Kur une te dua dhe ti me do jemi pasqyre e njeri tjetrit, shohim pafundesine. Nje menyre e mrekullueshme per te pare vetveten eshte te vereni menyren sesi reagojne te tjeret ndaj jush. Nese jetoni aktivisht, nese e pershkoni boten me hapin e vallezimit, duke bere marrezira do te beheni terheqes dhe do te mbeteni terheqes. E rendesishme eshte te jini spontane, te vetvetishem dhe te paparashikueshem. Mos prisni te shfaqni ndjenjat tuaja. Besoj se nje nga faktoret me shkaterrues te marredhenieve dhe intimiteteve eshte paaftesia jone per te shprehur ate qe ndjejme ne cast. Mos beni kurre diskutime te shkurtra. Fatkeqesia e zenkave eshte se zakonisht perfundojne perpara se te zgjedhim dicka, perpara se te kuptojme me te vertete cfare po diskutojme. Sa me gjate te diskutoni aq me lehte do te arrini te kuptoni ndjenjat. Me ne fund do te zbuloni se ajo per te cilen po ziheni eshte shume qesharake…

Eshte ngjashmeria ajo qe na afron, por eshte e reja ajo qe na mban bashke…!!!

Dhe mos mendoni se do ju duan te gjithe. Mund te jesh pjeshka me e shijshme, me e shkelqyer, me e mrekullueshme ne bote dhe mund tu ofrohesh te gjitheve. Por ja qe disa jane alergjike ndaj pjeshkeve. Dhe do te deshironin qe ju te ish*t nje molle. Dhe keshtu ne shpesh behemi molle per ata qe pelqejne mollet. Cfare corbe shkaterruese. Eshte me e drejte te thuash: “me vjen keq por nuk mund te jem molle. Po te mundesha do te me pelqente te isha molle per ty por ja qe jam pjeshke” Nese dini te prisni do te gjeni dike te cilit i pelqejne pjeshket. Dhe atehere mund ta jetoni jeten tuaj si pjeshke, nuk do tju duhet ta jetoni si molle. Sa energji shpenzohen kot per tu bere molle kur je pjeshke…!

Sa gjera te magjishme na rrethojne, por ne i leme te kalojne pa i vere re…!!!

Ndoshta dashuria eshte procesi ne te cilin une te coj serishmi embelsisht te vetja jote. Pra jo tek ajo qe une dua qe te jesh, por tek ajo qe ti je…

Degjoni veten tuaj, besojini vetvetes. Mesoni tu besoni zerave tuaj. Mesoni te degjoni. Mesoni te besoni. Provojeni! Nuk do ta dini kurre nese nuk e beni. Dhe kur ta beni atehere dijeni qe jeni ne harmoni me veten tuaj dhe ajo qe beni eshte e mire per ju…

Vetem zemra mund te shohe me te vertete, thelbesorja eshte e padukshme per syrin..!!

Ka nje bote te te gjalleve dhe nje bote te te vdekurve, dhe ura ne mes tyre eshte Dashuria. E vetmja domethenie dhe e vetmja mbijetese.!!!

BAZAT E DASHURISE

Dashuria kerkon qe ju, me teper te beni te lumtur sesa te jeni i
lumtur… ………
Faktet dhe studimet shkencore në fushën e moralit kanë provuar se martesa është faktori i vetëm që siguron stabilitet e qëndrueshmëri në jetën e njeriut. Kjo, sepse martesa do të thotë lidhje e bashkim ndërmjet dy njerëzish nën hijen e një jete të përbashkët, ku të sundojë dashuria dhe miqësia e pastër.
Familja është çerdhja e ngrohtë që u siguron dy bashkëshortëve kushte për lumturi e paqe, që ndërtohen mbi bazën e dashurisë. Nga ana tjetër, martesa do të thotë integrim për bashkëshortët dhe zhdukje e ndjenjës së boshllëkut që ekziston një lloj si tek burri edhe tek gruaja.
Baza e dashurisë
Bazat e dashurisë shfaqen në formën e solidaritetit, mirëkuptimit, sakrificës, faljes, respektit të ndërsjelltë, etj. Dashuria është perla e jetës bashkëshortore. Pa të gjithçka të duket bosh dhe pa kuptim. Kjo sepse njeriu jeton në fakt me dashurinë, me atë dashuri që si një pishtar i ndriçon rrugën, ndez zemrën dhe e mbush me ndjenja të ngrohta e intime.
Dashuria është themelore në jetën bashkëshortore dhe përbën faktorin më të rëdësishëm për vazhdimin dhe përsosjen e saj.
Thellimi i ndjenjës së dashurisë
Një nga problemet e rëndësishme të jetës së përbashkët është që të dy bashkëshortët të punojnë për forcimin e ndjenjave të dashurisë dhe thellimin e tyre tek njëri-tjetri me anën e një fjale të ëmbël, një qëndrimi të butë apo vështrimi të ngrohtë e forma të tjera të kësaj natyre që shprehin dashuri e miqësi. Por ka shumë bashkëshortë që, ndërsa janë magazina të mëdha për këto shprehje të larta, nuk janë në gjendje t’i shprehin ato. Si pasojë, një mal prej akulli ngrihet në marrëdhëniet e tyre. Ata e shohin veten të izoluar e të vetmuar, duke rrezikuar kështu jetën e tyre të përbashkët me shkatërrim.
Vetëm prushi i dashurisë nuk mjafton, duhet patjetër që ajo të provohet e të konfirmohet me mjetet e shprehjes, si përshembull, me anën e fjalës dhe të bisedës së ngrohtë, kujdesi për ushqimin dhe pastërtinë, lëvdatës e të tjera gjërave jetësore si këto.
Problemet negative dhe sëmundjet që mund të godasin njeriun në jetë, përbëjnë në fund të fundit shanse të përshtatshme për të provuar ndjenjat e dashurisë e të solidaritetit midis dy bashkëshortëve.
Kushtet e dashurisë
Nëse dashuria ka gjithë këtë rëndësi, atëherë cilat do të jenë kushtet e saj?
Dashuria, para së gjithash, duhet të jetë e sinqertë, larg hipokrizisë, e pastër nga çdo dyshim e hije, larg çdo artificializmi. Ajo duhet të burojë nga thellësitë e zemrës e të shpirtit.
Martesa e lumtur, zakonisht është një lloj miqësie, dashurie dhe afiniteti, sa që është e vështirë të dallohen anët e saj materiale nga ato shpirtërore e morale. Ajo është një nga format e integrimit e të bashkëpunimit që plotëson të gjitha nevojat shpirtërore e trupore.
Në të gjithë këtë nuk duhet të presim ledhatime të vazhdueshme me rast e pa rast. Kjo sepse dashuria është një ndjenjë e sinqertë që shpërthen në kohën e caktuar, për të shprehur vetveten në kushte dhe kohë të caktuar.
Së fundi, dashuria e sinqertë është një ndjenjë fisnike. Ajo nuk e pret asnjëherë atë çka do të takojë dhe nuk njeh asnjë lloj kushti apo trajtim të tipit tregtar.
Roli i gruas
Megjithëse dashuria konkretizohet me një marrëdhënie martesore, domethënë, presupozon që të marrin pjesë në të dy palët, burri dhe gruaja, prapë se prapë roli i gruas në të është shumë më i madh nga ai i burrit. Dashuria e gruas jo vetëm që i shkakton burrit ndjenjën e besismit, por i rinovon gjithashtu frymëmarrjen e jetës bashkëshortore.
Gruaja, nëpërmjet dashurisë, mund të kultivojë në zemrën e burrit ndjenja të mëdha e plot vitalitet. Ajo penetron në zemrën e tij për të zënë aty vendin që i takon e për të influencuar tek ajo. Qëndrueshmëria e dashurisë do të thotë rritje e shpresës … të asaj shprese që, në rrugën e saj, fshin tronditjet dhe shqetësimet për t’i zëvendësuar me qetësinë dhe sigurinë.
Një dashuri e tillë do të jetë mbështetje e fuqishme për mbrojtjen e gruas nga zemërimi i burrit. Jeta duket boshe dhe e thatë pa dashurinë e këtij burimi të pastër e plot ndjenja stabiliteti, qetësie e gëzimi.
Etapa e dashurisë
Dashuria lind tek të martuarit sapo përfudon lidhja e tyre. Gjatë kësaj periudhe secili ruan cilësitë dhe tiparet e veta personale. Por, pasi miqësia rritet deri në dashuri, që do të thotë bashkim i plotë, butësi, falje e sakrificë, jeta bashkëshortore hynë në një etapë të re, ku dalngadalë zhduken të gjitha tiparet e cilësitë personale, për të lindur një personalitet i ri, ngritur mbi bazën e integrimit, që realizojnë martesa dhe dashuria.
Që këtej shohim që familjet njerëzore ndryshojnë tërësisht në jetën e tyre nga krijesat e tjera të gjalla, sepse ngrihen në lartësinë e shenjtërisë e të engjëllores.

Lumturia

A mund te jemi te lumtur ?

Lumturia është të duash atë që kë……

Kush eshte i lumtur dhe perse? Lumturia varet nga ne apo nga rrethanat e jetes? Eshte me i lumtur ai qe punon fort apo ai qe ka fituar llotarine? Nje seri pyetjesh qe marrin pergjigje nga specialistet me te mire
E shkurter por intensive, me afer me qetesine ose ngazellimin, lumturia varet nga rrethanat, por edhe nga personaliteti, deshirat dhe bindjet tona. Edhe pse ne mund ta eksperimentojme ne shkalle, raste, madje edhe ne lloje te ndryshme, lumturia eshte nje emocion thelbesor. Ajo eshte nje pervoje fizike dhe mendore shume intensive, e cila lind si reagim ndaj nje ngjarjeje dhe ka nje jetegjatesi te kufizuar, edhe pse te perseritshme.
Nga ana tjeter, qenia ne humor te mire eshte si nje muzike ne sfond dhe megjithese nuk perfundon ne nje shperthim gezimi, ajo ndikon jashtezakonisht ne menyren tone te te menduarit dhe te te sjellurit. Humori i mire na ben me te sjelle, sepse ate e bashkeshoqeron deshira per te ndihmuar te tjeret. Ai na ben me krijues, sepse na nxit te bashkepunojme dhe te perpunojme me shume zgjidhje dhe me cilesi me te mire. Ai na ndihmon qe te kemi me shume deshire, sepse na ben me elastike ne arsyetim dhe me te gatshem per te hedhur ne debat hamendjet tona te zakonshme dhe se fundi ne ben me kurajoze ne situata te veshtira.
A lindim te lumtur?
Disa studiues flasin per lumturine sikur ajo te ishte nje cilesi e karakterit dhe shume kerkime te kryera ne lidhje me binjaket kane per qellim te vertetojne se “predispozita per te qene i lumtur” jo vetem qe ekziston, por eshte e trashegueshme deri ne masen 80%. Atehere pra, vijme te lumtur qe nga lindja? Jo teresisht. Para se gjithash, perqindja prej 80% ka te beje me shume me nje predispozite te qendrueshme, se sa me gjendje episodike, tipike, si per shembull me ate te gezimit. Mes nje proverbi te vjeter anglez: “Mos gjyko te lumtur askend, derisa nuk ka vdekur” dhe pyetjes disi naive se: a eshte me e lumtur nje natyre e mbyllur apo nje e hapur?, pergjigja eshte se persa kohe qe individet kane aftesi te ndryshme per te vepruar sipas menyrave te tyre karakteristike, nuk ka kuptim pyetja nese jane tipat e hapur me te lumtur se karakteret e mbyllur. Eshte e sigurt se nuk ekziston asnje lidhje absolute midis tipareve te nje personaliteti dhe lumturise.
Studiuesi Kennon Sheldon kreu nje kerkim ne nje grup studentesh amerikane dhe koreane. Qellimi i studimit ishte te gjente se cfare i bente njerezit me te lumtur. Pasuria apo fama? Jo: pavaresia, kompetenca, lidhjet dhe vleresimi i vetes u vendosen ne krye te klasifikimeve te nevojave psikologjike. Ndjesite e lidhura me keto emocione jane me te rendesishmet per t’u ndjere te lumtur dhe mungesa e tyre eshte e mjaftueshme per t’u shnderruar ne te palumtur. Por me nje ndryshim te vogel: per studentet koreane “lidhjet” perbenin nevojen e pare, nderkohe qe per ata amerikane ne krye te listes qendronte “vleresimi i vetes”.
Lumturine nuk ta dhuron askush
Ne kendveshtrimin objektiv, disa psikologe e konsiderojne lumturine si nje gjendje emotive te cilen ne e perjetojme kur gjendemi brenda nje aktiviteti domethenes, te cilin e kryejme ne menyren me te mire te mundshme. Por sa realiste eshte kjo performance optimale? “Jeta eshte nje kompromis- thone studiuesit- funksionimi optimal eshte nje ideal teorik, pothuajse i parealizueshem, por edhe nese do te ishte i tille, venia ne plan te pare e nje funksioni nenkupton gjithnje sakrifikimin e nje tjetri. Edhe teoria nuk e pranon nje lumturi te plote, sepse pas disa castesh kalimtare rivendoset perseri ekuilibri i meparshem. Por ndoshta eshte me mire qe ndodh keshtu”.
Lumturia eshte e shkurter, ndersa pasojat jo
Barbara Fredrickson e Universitetit te Michiganit ka fituar nje cmim te rendesishem per kerkimin e saj ne lidhje me pasojat qe shkaktojne ne nje periudhe afatgjate emocionet pozitive. Keto emocione (ne kundershtim me ato negative qe e ngushtojne perkohesisht raportin mendim- veprim) rrisin aftesine e mendimit dhe te veprimit te njerezve. Me kalimin e kohes ky zgjerim i hapesires se pergjigjeve te mundshme ndaj ngjarjeve te jetes krijon nje spirale ngjitese, e cila forcon karakterin dhe vendosmerine, cimenton lidhjet shoqerore dhe ndikon ne menyre pozitive mbi shendetin dhe mireqenien. Ne fund te fundit, edhe pse jeteshkurtra, emocionet pozitive mund te kene pasoja jetegjata, duke na bere ne kete menyre me krijues, me te shendetshem dhe me te shoqerueshem.
Perse optimistet kane me shume sukses ne jete? Kesaj pyetjeje, nje tjeter studiuese, Lisa Aspinall e Universitetit te Marylandit ia ka gjetur me ne fund pergjigjen. Optimistet ndryshojne nga te tjeret nga menyra me te cilen i perpunojne te dhenat qe lidhen me ta dhe perkunder mendimit te pergjithshem, ata nuk i anashkalojne informacionet negative, por i perdorin ato per te ndryshuar strategjine e tyre ose per te permiresuar sjelljen, gje qe sjell per pasoje rritjen e mundesive per te patur sukses. Nje sjellje kjo qe duhet imituar.
Fakte apo interpretime?
Karakteri yne luan nje rol te rendesishem per lumturine qe ndjejme apo kerkojme dhe shume studime e vertetojne nje gje te tille: qendrueshmeria emotive rrit mundesine per te qene te lumtur dhe ne nje mase me te vogel edhe per te qene te hapur. Por ne lumturine tone ndihmojne edhe shume elemente te tjere, disa prej te cileve qendrojne jashte nesh. Perceptimi yne i fenomeneve dhe menyra me te cilen i perballojme, jane elemente shume te rendesishem te mireqenies sone dhe keto faktore jane te ndervarur: shendeti kushtezon aktivitetin tone, personaliteti kushtezon perspektivat per te gjetur nje shok jete e keshtu me radhe. Dhe jo i fundit per nga rendesia, karakteri yne percakton radhen e rendesise qe u japim ngjarjeve dhe zgjedhjen tone per vleresimin apo zhvleresimin e tyre, pra ajo qe efektivisht kemi arritur te perftojme. Perpara nje ngjarjeje te dhene, ne mund te ofrojme zgjidhje te pashpresa ose zgjidhje me rrugedalje, duke e interpretuar kete apo ate fakt ne menyre katastrofike ose te mundshme.
Elementet e lumturise
Nese do i permblidhnim rezultatet e kerkimeve dhe te eksperimenteve, do mund te pervijonim nje liste me elementet qe ne proporcione te ndryshueshme ndikojne ne qenien tone te lumtur:
* Mosha
* Paraja
* Shendeti
* Martesa ose nje lidhje e qendrueshme
* Besimi dhe feja
* Aktiviteti (puna)
* Miqte dhe lidhjet
* Liria
Rendesia qe i veshim cdonjerit prej ketyre elementeve eshte shpesh fryt i nje kushtezimi dhe hera heres i nje gabimi ne arsyetim. Ne perfundim te studimit te tij, nje psikolog amerikan shkruan se receta e lumturise “ngjason shpesh me nje predikim te vlerave tradicionale”. Perkunder asaj qe mendojne shume vete, “statistikat tregojne se nuk jane te pasurit, te privilegjuarit apo njerezit e bukur ata qe jane me te lumtur, por ata qe kane grua dhe femije, miq, qe besojne ne zot dhe qe kane nje pune e cila i jep kuptim jetes se tyre. Por ka mundesi qe keto perfundime te jene mbivleresuar: martesa mund te na beje te lumtur, por nga ana tjeter te qenet te lumtur mund te kontribuoje qe ne te martohemi dhe te qendrojme ne kete gjendje ne nje periudhe afatgjate”. E thene me fjale te tjera, ndjekja e drejperdrejte e lumturise eshte recete per nje jete te palumtur.
Ja disa nga elementet qe ndikojne ne lumturine tone.
Miqte
C’kuptim do te kishte jeta jone pa miq? Sic ka shkruar Francis Bacon “miqesia i shumezon gezimet dhe i ndan hidherimet”. Te kesh nje rrjet lidhjesh shoqerore eshte shume e rendesishme per lumturine dhe mbeshtetja qe te japin te tjeret ndikon tek provat qe duhet te perballojme. Per shembull, mbeshtetja emotive: nje mik merr pjese ne trishtimin tone pas nje ndodhie negative, ose ne gezimin e nje fitoreje tonen. Mbeshtetje ne vleresimin e vetes: kur ndihemi te pranuar dhe te vleresuar nga miqte. Mbeshtetje informative: jemi duke kerkuar pune dhe nje mik na ofron te dhenat ne lidhje me nje mundesi. Mbeshtetje materiale: miqte na mbajne femijet kur duam te dalim, ne gjenden ne veshtiresi financiare, etj.
Miqesia eshte nje funksion i vertete dhe i mirefillte, ose me mire, nje pergjigje emotive e cila duket se eshte konceptuar kasten per te hequr menjane miqte e rreme. Kur kemi vertet nevoje, nje dore e shtrire per ndihme na prek. Jemi te mallengjyer dhe nuk e harrojme kurre bujarine, duke u ndjere te detyruar t’i pohojme mikut se veprimin e tij nuk do e harrojme kurre. Miqte e vertete jane ata qe te gjenden ne nevoje, sepse qellimi i miqesise eshte qe ajo te na gjindet ne ato caste kur askush tjeter nuk merr mundimin te afrohet.
Nese miqte na bejne te lumtur, edhe ne i bejme te lumtur ata. Por edhe nje here, pasja ose e jo e miqve “te vertete” varet shume nga karakteri yne. Por edhe nga mjedisi dhe nga perkatesia shoqerore.
Martesa ose nje lidhje e qendrueshme
Martesa dhe bashkejetesa ne vetvete nuk garantojne lumturine. Me shume kjo varet nga ne. Duke pare arsyet se perse ciftet bashkohen e me pas ndahen, eshte e mundur te ndertosh profilin e “zgjedhjeve te deshtuara”, qe kane per baze fillime delikate. Ne zgjedhjen tone te partnerit ka elemente me prirje per te na cuar drejt zhgenjimit: te kemi qene te terhequr kryesisht nga pamja fizike e partnerit; ta kemi konsideruar ate si me idealin; te kemi menduar se jeta nuk do te ishte e mundur pa te; te kemi qene te bindur se lidhja do te ishte e perjetshme.
Nese “hidhemi me koke” ne lidhjet sentimentale duke shpresuar te gjejme gjithe lumturite, jemi ne rruge te rrezikshme. Ideale do te ishte nje perzierje e ndjenjave te forta dhe pritjeve te arsyeshme, i vetmi kusht qe i lejon nje cifti te superoje krizat e pashmangshme dhe te futet ne ate qe quhet “dashuria e pjekur”.
Ne fund te nje raporti, pra kur cifti ndahet, ai qe e perballon me mire kete eshte ai qe zgjedh nje strategji te ndermjetme per te perjetuar ato kujtime dhe ato imazhe te jetes se meparshme qe nuk rrezikojne te perzihen me vuajtjen e ndarjes dhe te te ndjerit i braktisur.
Nje tjeter rregull eshte te shohesh te ardhmen, por pa mohuar te shkuaren. Megjithese eshte e pashmangshme dhe e veshtire per t’u kontrolluar, mbajtja inat helmon jeten dhe demton besimin: sharjet dhe inati ne nje periudhe afatgjate sherbejne vetem per te cenuar vleresimin e vetes. Ata qe ndahen dhe qe arrijne ta kapercejne krizen, kerkojne t’u japin nje vlere cilesive te tyre me te mira dhe te zhvillojne te tilla te reja, duke i vene vetes objektiva afatmesme dhe afatgjata.
Edhe pse na ngjan i padurueshem, emocioni i trishtimit ka nje funksion dhe nje vlefshmeri te rendesishme. Trishtimi na meson te shmangim gjendjet qe e provokojne ate, na shtyn te rimendojme ne lidhje me ngjarjet dhe gabimet, mund te shkaktoje simpatine dhe mbeshtetjen e te tjereve, mund te na mbroje nga agresiviteti i tyre dhe na lejon te kuptojme se sa vuajne edhe te tjeret qe perjetojne te njejten gjendje te trishtuar si ne.
Aktiviteti
Njerezit qe merren me nje pune jane me te lumtur se ata pasive, sidomos nese aktiviteti qe kryejne perputhet me objektivat dhe vlerat e tyre. Nga ana tjeter, pasiviteti i detyruar, si ne rastin e qenies pa pune, mund te shkaktoje palumturi, e cila shpeshhere mund te shnderrohet edhe ne semundje. Njerezit qe gezojne humor punojne me mire se te tjeret dhe jane me te motivuar dhe krijues, por jane shume me pak te tille nese detyra qe duhet te kryejne, edhe pse pjese perberese e nje pune ne teresi terheqese, eshte e merzitshme.
Pasja e nje qellimi eshte vetem gjysma e elementeve ne arritjen e lumturise, teze e vertetuar kjo edhe tek femijet e vegjel, te cilet kane objektiva relativisht te thjeshta. Sipas studiuesve eshte e pamundur qe nje njeri te kete nje jete te lumtur, nese nuk ka nje ide pak a shume te qarte se si duhet te jete jeta e tij. Ne kurset per te qene te lumtur shpesh predikohet qe te pakesohen ambicjet dhe te percaktohen synime afatshkurtra dhe jo afatgjata, por kjo strategji ka hapesire te kufizuar sepse synimet modeste dhe objektivat afatshkurtra mund te cojne ne nje ide shume te varfer ne lidhje me permbajtjen e jetes: kenaqesia pa qellim nuk perben nje recete te mire per lumturine. Ndersa ne lidhje me efektshmerine, kerkimet tashme kane treguar se njerezit qe nuk kane shume besim ne vete jane shume me ngurrues ne ndermarrjen e aktiviteteve nxitese dhe per kete arsye nuk duhet te habitemi nese besimi ne mundesite e zgjedhjes dhe ne kontrollin e perfundimeve ndikon qofte ne mireqenien tone psikologjike, qofte ne ate fizike. Ne fund te fundit, nga se varet lumturia jone profesionale? Sipas disa psikologeve ajo varet para se gjithash nga puna qe na jepet te kryejme, ndersa te tjere mendojne se ajo varet thjesht nga ne.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Dashuria Empty Re: Dashuria 21/2/2013, 13:12

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dashuria eshte nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete
boshe. Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e
tij, unin e tij. Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as
tek njerezit, as te kombet. Vetem dashuria eshte e afte te mos e ndaje
njerezimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetem dashuria mund te na
jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe
deshperimin.
mundf tjet per ty kshu se mu mduket gjo kotiiiii

3Dashuria Empty Re: Dashuria 7/3/2013, 14:20

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
dashuria eshte semundje

4Dashuria Empty Re: Dashuria 7/3/2013, 14:43

Vesa

Vesa
esht shum e embel

5Dashuria Empty Re: Dashuria 8/3/2013, 07:22

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
hone se dashuria eshte
misterioze,magjike,k­omplekse,e veshtire,imazh provokues ne
mendime,gezim,e pamatshme,ekstaz e papercaktueshme.Dash­uria eshte
durim,eshte miresi.Ajo nuk eshte xhelozi,as krenari.Dashuria
eshte.....dashuri.Te­k secili ajo shprehet ne menyra te ndryshme.Eshte e
rendesishme te qendrosh ne dashuri,jo te biesh ne te.Dashuria eshte ajo
fije qe mban te lidhur dy njerez,e qe con ne besimin,intimitetin dhe
ndervaresine e tyre.Dashuri do te thote ti qendrosh prane dikujt qe ka
nevoje per dashuri,dhe per dike qe te kujdeset per te.E kunderta e
dashurise eshte frike dhe prandaj nuk ka frike ne dashuri.Dashuria e
vertete eshte bekim i natyres.Nese do dashuri duhet te dashurosh.Ajo nuk
mund te blihet.Ajo eshte force qe sjell unitet dhe harmoni.

6Dashuria Empty Re: Dashuria 13/3/2013, 15:50

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
na perveloj

7Dashuria Empty Re: Dashuria 15/3/2013, 12:27

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mendoj qe jeta ka nje kuptim dhe dashuria gjithashtu.Shume epitete i
jane vene dashurise....qenie lumturie,tejkalim vetvteje,energji
pozitive.Dashuria eshte nje qenie ekzistuese te cilin e thithim qe te
gjithe,e kerkojme pa mbarim,por fatkeqesisht mediokriteti instalohet te
shume cifte dhe ndarjet e shpeshta shfaqen me kalimin e
kohes.Dashuria,ashtu si te gjitha relacionet njerezore kerkon "mjekime
dhe kujdes",gjithe jetes,asgje nuk eshte e fituar para kohe,duhet te
luftojme e luftojme pa pushuar,me nje shikim dhe espri pozitiv,pasi
eshte shume e rendesishme te kemi nje shikim te tille qe ne fillim....
Dashuria ka nevoje te mbulohet me fjale te buta dhe te embla,me
perkedhelje te dashuruara,dashuria eshte si nje bebe qe nuk mund te
rritet pa ngrohtesine e prinderve,nje bebe qe sado e forte dhe e
shendetshme te jete ne lindje,ka nevoje per te gjitha gjerat e duhura te
cilat e bejne qe te behet e rritur

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons