Forumi Kuq E Zi
Japodët  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Japodët  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Japodët  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Japodët  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Japodët  Empty Japodët 25/5/2013, 13:22

Angel

Angel
Princeshe
Princeshe
Japodët  Japodët-1369295502
Japodët, ishin fise ilire që banonin në krahinat veriore të Ilirisë, në shpinë të liburnëve. Në shekullin IV p.e.r. u përzien me keltët, Straboni i quan fis ilir kelt. Për një kohë të gjatë në shekujt II-I p.e.r. japodët kundërshtuan me armë në dorë pushtuesit romak.
Në sulmin e romakëve kundër japodëve dhe ilirëve të tjerë të Veriut më 35 të e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta për mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesorë të tyre. Romakët arritën ta pushtonin qytetin vetëm kur u shkatërrua i tëri dhe vranë në luftë të gjithë mbrojtësit e tij. Gratë metulase me fëmijët e tyre, për të mos rënë në duart e pushtuesve, u hodhën në zjarrin që e digjte qytetin.

2Japodët  Empty Re: Japodët 5/7/2013, 08:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster


Lufta e ilirëve të Veriut kundër pushtimit Romak

Pas shkatërrimit të shtetit ardian në planin e politikës pushtuese të Romës hynë, edhe krahinat e Ilirisë së veriut të pasura me minerale dhe të rëndësishme për pozicionin e tyre strategjik.

Më 156 sulmet e ushtrive romake në veri të lumit Naronë shënuan fillimin e periudhës së dytë të luftave të gjata e të përgjakëshme të Romës në Iliri. Sulmet e para romakët i drejtuan kundër dalmatëve, të cilët në këtë kohë kishin formuar një federate të fuqishme fisesh. Dalmatët i qëndruan me trimëri armikut. Vetëm pas përpjekjesh të mëdha ushtritë romake mundën të pushtonin qëndrën e federatës, qytetin Delminium dhe fortesa të tjera dalmate. Pas kësaj lufte Roma i shtriu sundimin e vet edhe në krahinat bregdetare të Ilirisë veriore, prej lumit Narona deri te lumi Kërka (Titius).Por ilirët nuk u pajtuan me pushtuesin. Më 135, para e. sonë, në kohën kur romakët ishin zënë me kryengritjet e skllevërve në Siqeli, kundër tyre u ngritën ardianët dhe pleurejtë. Kryengritja u zgjerua aq shumë sa që romakët u detyruan të dërgonin forca të mëdha për ta shtypur. Për të evituar në të ardhmen lëvizje të tilla të rrezikshme Roma i shpërnguli ardianët nga tokat e tyre pjellore bregdetare dhe i vendosi në krahinat e brendëshme malore të Hercegovinës së sotme.

Roma i sulmoi ilirët edhe nga veriu. Më 129 para e. sonë, ushtri romake të nisura nga Akuilea (koloni e Romës në veriperëndim të gadishullit të Istries) sulmuan e thyen karnët dhe japodët dhe zgjeruan sundimin e tyre edhe mbi krahinat e tjera të bregdetit dalmatin prej Istries deri në lumin Kërka. Me këtë fushatë Roma shtiu në dorë të gjithë bregdetin e Ilirisë. Por fiset e krahinave të brendëshme vazhduan edhe për një kohë të gjatë të jetonin të lira. Operacionet e shpeshta ushtarake që u ndërmorën kundër tyre nuk dhanë rezultate të qëndrueshme dhe më të shumtën e herës ato dështuan para qëndresës së fiseve ilire. Duke dashur të caktonin Savën si kufirin verior të pushtimeve të tyre në Iliri, romakët hynë më 119 para e. sonë thellë në teritorin e japodëve dhe pas luftimesh të ashpëra arritën të shtinin në dorë edhe krahinat prej Istriës deri në Savë. Por në këtë kohë romakëve i u desh të përballonin kryengritjen e dal-matëve, e cila i plasi në prapavijat e tyre dhe i shkaktoi dëme të rënda.

Më 78 para e. sonë, në kohën kur romakët ishin të zënë me luftat e brendëshme në Itali, dalmatët u gritën përsëri me forcë kundër pushtuesve. Vetëm pas dy vjetësh lufte Roma mundi të shtypte këtë kryengritje dhe të rivendoste pushtetin e vet në tokat e tyre. Ndërkaq, asaj i shpëtuan nga duartë japodët, të cilët u ngritën me këtë rast dhe i dëbuan pushtuesit nga shumë krahina të tyre, duke i mbajtur ato të lira për një kohë të gjatë.Në një gjendje të tillë të pasigurtë dhe kërcënuese per sundimin romak ishte Iliria në kohën kur pjesa më e madhe e saj hyri nën jurisdikcionin e Cezarit (viti 59 para e. sonë). Lufta e Cezarit në Gali, pastaj lufta politike dhe ajo e armatosur kundër rivalit të tij, Pompeut, i liruan duart ilirëve. Në këtë kohë ata bile u treguan më aktivë se romakët. Në vitin 54 pirustët sulmuan dhe shkretuan krahinat jugore të teritorit të administruar prej Cezarit. Ky i detyrua të linte Galinë për të qetësuar pirustët, por dy vjet më vonë u ngritën dhe japodët. Këta të fundit sulmuan dhe plaçkitën edhe qytetin Tergeste (Triesten e sotme). Kundër këtyre lëvizjeve Cezari nuk mundi të bënte gjë sepse në këtë kohë ishte i zënë seriozisht në luftën kundër Pompeut. Në këtë luftë u vunë në lëvizje shumë fise dhe qytete ilire duke marrë pjesë kush me Cezarin e kush me Pompeun, të shtyrë herë nga urrejtja kundër sundimtarëve të tyre e here nga shpresa se mund të fitonin diçka për vehte nga kjo luftë e madhe.Ilirët i shtroi përfundimisht vetëm Augusti. Në vitin 35 para e. sonë ai përgatiti një ekspeditë të madhe, e cila kishte si detyrë të rivendoste pushtetin romak në tokat e Ilirisë. Në këtë ekspeditë merrnin pjesë 8-13 legjione romake të armatosura mirë. Augusti sulmoi më parë karnët e Istries, u fut thellë në tokat e japodeve dhe me luftime të ashpra pushtoi kryeqytetin e tyre Metulum (afër Bihaçit). Pastai ai mundi panonët dhe e shtyu përsëri kufirin romak deri në Savë.

Pas këtyre luftimeve Augusti u drejtua kundër dalmatëve, tokat e të cilëve i u desh t'i pushtonte pëllëmbë për pëllëmbë. Pasi siguroi Savën si kufi verior të pushtimeve të veta në Iliri dhe shtroi dalmatët. Augusti filloi të zgjeronte kufijtë e Romës nga lindja me qëllimin që t'i bashkonte me provincën maqedone. Këtë e arriti në vitin 29 para e. sonë kur futi në dorë krahinat e brendëshme ilire në jug të Savës deri në Moravë.Edhe pas këtyre pushtimeve të reja ilirët u ngritën kundër romakëve. Në vitin 16 para e. sonë ngritën krye panonët e Savës, kurse disa vjet më vonë, më 12 para e. sonë, ata u ngritën rishtas bashkë me dalmatët. Pas tre vjet lufte, në vitin 9 para e. sonë, i dërguari i Augustit, perandori i ardhshëm, Tiberi, e shtypi kryengritjen, pushtoi gjithë Panoninë dhe i shtyu kufijtë e perandorisë romake deri në Danub.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons