Forumi Kuq E Zi
Adelina Tahiri: Futbollistët i dëshirojnë vajzat e skenës, por sa i kanë ato? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Adelina Tahiri: Futbollistët i dëshirojnë vajzat e skenës, por sa i kanë ato? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Adelina Tahiri: Futbollistët i dëshirojnë vajzat e skenës, por sa i kanë ato? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Adelina Tahiri: Futbollistët i dëshirojnë vajzat e skenës, por sa i kanë ato? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Eniela

avatar
Pas thashethemeve se futbollisti Lorik Cana e braktisi se nuk ishte e virgjër, këngëtarja 19-vjeçare, jep versionin e saj për ngjarjen. “Një mashkull i bukur duhet të ketë pranë vetes një femër të bukur, madje jo një, por më tepër!”Këngëtarja seksi, Adelina Tahiri, e cila është vetëm 19- vjeçare (edhe pse ndonjëherë na duket më e madhe, duke qenë se ka një kohë të gjatë në tregun muzikor), e ftuar në emisionin “Pasdite në Top-Channel”, ka folur gjerë e gjatë për jetën e saj, për pasionin për muzikën, studimet e larta për Ekonomi, marrëdhënien me të ëmën, dhe padyshim pa lënë më pas (edhe pse pa dëshirën e saj), historinë me Lorik Canën, që ka bërë të ziejë shtypi rozë këto kohët e fundit. Por, le ta njohim më mirë dhe më nga afër bukuroshen me sy të kaltër.

Vera, stina e koncerteve

Më pëlqen çdo stinë, pa marrë parasysh se është verë, dimër, vjeshtë apo pranverë. Më pëlqen shumë vera, por edhe dimri, dëbora. Natyrisht, duke qenë se kam lindur në prill, më pëlqen shumë edhe pranvera. Dimrit këndoj zakonisht në diasporë, në Gjermani, Zvicër etj., ndërsa gjatë verës më së shumti në zonat bregdetare, Ulqin, Durrës etj. Por, veçanërisht në stinën e verës ndjehem mirë, sepse kam shumë koncerte, kudo ka shumë persona, shqiptarët vijnë në bregdet nga të gjitha anët. Jam e lumtur kur këndoj pranë publikut tim, edhe kur këndoj në Maqedoni, pranë popullit tim. Ndjehem mirë kudo edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri. Më pëlqen që flitet shqip së pari, së dyti, sepse takoj fansat të cilët më duan për punën time. Takoj, gjithashtu bashkëpunëtorë të rinj, njerëz me vlera.

Vij nga një familje artistësh

Kam kënduar që e vogël, në moshën 8-vjeçare. Talenti im nuk është i rastësishëm, pasi unë rrjedh nga një familje artistësh. Gjyshja ime, e ndjera Diana Mehmeti ka qenë një nga themelueset e teatrit shqiptar në Maqedoni, e po ashtu ka qenë edhe një ndër aktorët e parë në Maqedoni. Edhe tezet i kam artiste, sikurse edhe mamin, njërën teze e kam pasur deputete madje. Kështu që talenti im nuk është i rastësishëm, unë këndoj, por edhe aktroj, pasi jam rritur në skenë, jam rritur në teatrin shqiptar, duke qenë se jam shumë e lidhur me gjyshen time. Për herë të parë kam kënduar në festivalin për fëmijë “Ylberi” në Maqedoni, kënga ime titullohej “Ëndrra”. Aty unë fitova çmimin e parë, si dhe çmimin “Atraksioni i mbrëmjes”. Këto çmime më dhanë stimul për të vijuar më para.

Mamaja, menaxherja ime

Në punë, mamin nuk e shoh si nëna ime, e shoh më tepër si bashkëpunëtoren time më të afërt, si menaxhere, që më përkrah e mbështet për gjithçka. Si mama e kam në shtëpi, ndërsa në jetën e përditshme e shoh si shoqe më shumë. Nuk ekziston asnjë mama që i jep fëmijëve të vetë këshilla të këqija, ndaj prej saj marr këshillat më të mira që ekzistojnë. Më vjen mirë që më përkrah dhe, sipas mënyrës së vet, më bën të ndjehem e fortë dhe shumë e lumtur.

Fillimet me muzikën

Kënga e parë me të cilën spikata është “Narcizoid”, me të cilën jam shfaqur në moshën 14-vjeçare në ekran. Më vjen shumë mirë që me atë këngë nisën të më njohin dhe rrugëve njerëzit pyesin “A është kjo, ajo Adelina e këngës?”, sepse isha shumë e vogël, por në kamera dukesha pak më e madhe. Por kënga më e njohur për mua, që më bëri pak më të famshme, është “Nuk jam penduar”, këngë që edhe sot nëpër koncerte këndohet shumë nga fansat e mi. Jam përpjekur gjithmonë të jem sa më origjinale dhe kam dashur të jem vetvetja dhe të dallohem nga të tjerët, si përmes veshjes, këngës, vallëzimit etj. Flas për performancën, jo për tekstet, sepse është ajo puna e tekstshkruesve, nuk ka të bëjë me mua. Këngët ritmike kanë qenë pjesë e karakterit tim shpërthyes, ndërsa sot që jam rritur kam kuptuar se jam shumë emotive dhe nëse shoh një fëmijë të varfër prekem shumë. Kam realizuar edhe një baladë, ku shfaqem një Adelinë krejt tjetër, shfaq ndjenjat e mia, ndërsa nëpër këngët e tjera, ato ritmike, unë shfaq temperamentin tim.

Shkollimi? Jo për muzikë, për Ekonomi

Unë kam mbaruar shkollën e mesme të Muzikës, kam ndjekur orë private muzike, kam mësuar teknikën e solo-këndimit etj. Nuk është e lehtë të arrish suksesin, për më tepër ta mbash atë, gjë që është shumë e vështirë. Më vjen mirë që ëndrra ime ka nisur të realizohet e tani po zhvillohet, hap pas hapi. Tanimë, unë studioj për Shkenca Ekonomike, jam në vitin e parë në fakultet në Maqedoni. E kam pak të vështirë t’ia dal mirë edhe me muzikën, edhe me shkollimin, edhe pse universiteti për mua është primar. Këto kohë në fakt i jam kushtuar më tepër muzikës, të cilën të them të drejtën, e dua më shumë!

“Top Fest 5”, eksperienca e parë në Shqipëri

Kënga ime “Më trego”, me të cilën mora pjesë në “Top Fest 5”, ka qenë përvoja e parë në Shqipëri për mua. Mua kjo këngë më pëlqen dhe sikurse kam dëgjuar, edhe fansat e pëlqejnë shumë. Kjo pjesëmarrje ishte një kujtim shumë i bukur, një eksperiencë që nuk do ta harroj asnjëherë, sepse ishte një ndër sukseset e mia të para.

Paraqitja skenike? Konsultohem me mamin

Unë e di çfarë dua dhe çfarë kërkoj, edhe në muzikë, edhe sa i takon veshjes. Kur jam në dilemë, kam mamin që më ndihmon për të vendosur dhe që të ndjehem më e sigurt. Çfarëdo që të vesh, ndjehem e sigurt dhe komode.

Thashethemet për Lorik Canën

Në fillim, kur kam nisur të merrem me këtë punë, unë kam vendosur që nuk duhet të cenohem apo prekem nga shtypi, sepse përkundrazi demoralizohesh. Kam lexuar edhe shumë gjëra pozitive për veten, por ka edhe negative, natyrisht. Por fakti që shkruajnë për mua tregon që po më kushtojnë vëmendje, që ka njerëz që ndjekin atë që unë bëj. Lidhja me Lorikun u fol më shumë sesa duhet. Për mua është shkruar, sikurse për shumë këngëtarë të tjerë që përfliten, për gjërat më të vogla që bëjmë. Nuk më vjen mirë që shkruhet për këto thashetheme, sepse kam gjëra shumë më të rëndësishme në jetë të cilave mund t’u kushtohet rëndësi, siç është muzika, shkollimi im etj. Nuk më pëlqen që përflitem për të tilla gjëra. Lorikun e njoh, më vjen shumë mirë që është një shqiptar i suksesshëm, por me të nuk kam asgjë më tepër sesa një miqësi familjare. Lorikun e kam takuar rastësisht në Prishtinë, në lokalin e djalit të dajës, i cili njihet me të. Kam takuar Lorikun, babanë e tij, krejt rastësisht dhe kaq. Më pas nuk e di nga dolën thashethemet që kanë 6 muaj që ziejnë. Futbollistët i dëshirojnë vajzat e skenës, por sa i kanë ama… Një mashkull i bukur duhet të ketë pranë vetes një femër të bukur, madje jo një, por më tepër!

Gazeta STandard

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
eh adelin o adelin sishe e zonja me mbajt lorikun tashi fol kush ta tha ket gje futbollistet dun modelet e jo kengtaret ke shum raste neper bot(C.Ronaldo e Irina Shayk.....apo Prinve Boateng e Messi)ka ngel me gisht ngoj e shkreta nuk ka faj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons