Gonxhe Letmi-Begisholli
Shkruan: Shaban CAKOLLI
Gonxhe Letmi-Begisholli e lindur ne Diber. Shkollen fillore dhe te mesme i kreu në vendlindje ndersa Shkollën e Lartë Ekonomike e kreu ne Pejë. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Prej vitit 2000 jeton dhe vepron në Heidelberg te Gjermanisë. Gonxhja, është anëtare e kryesisë të LSHAKSH në Gjermani. Ajo është krijuese, veprimtare e shquar për kombin dhe arsimin.
Ndihmon mbarëvajtëjen e shkollave shqipe në Gjermani. Pasion e ka shkrimin, poezinë, prozën, publicistikën. Të jesh krijuese do të thotë: të e ndjesh në zemër artin, të e përjetosh, të e prekësh, të japish shpirtërisht nga vetja ate që e ndjenë. shqiptare, por e pa lëkundur regjistruese dhe gjiruese e kësaj jete këtë përvojë jete e veshë me një petk të bukur poetik. Kohë më parë Gonxhe Letmi -Begisholli, nxori një përmbledhje poetike të cilen e emërtoi "PASION ËNDRRE". Ky libër u mirëprit në mërgatën tanë por edhe në viset shqiptare. Libri "PASION ËNDRRE", u promovua në Gjermani, u mirëprit nga artdashësit, ra në duart e lexuesëve të interesuar, por edhe u deklamua nga vet autorja në tubimet letrare, kombëtare, si në tridhjetë vjetorin e rënëjes së vëllezërve Gërvalla, ku poezia e saj për Gërvallajt mori çmimin e tretë, në takimet letrare Azem Shkreli në mërgatë etj...
Libri "PASION ËNDRRE", i poetes Gonxhe Letmi-Begisholli, vjen me një pregatiteje të lartë artistike, e ndërtuar me një forcë të brendshme shpirtërore, e ngjizur figurshëm rreth trungut të saj. Është libër me prurje të vërteta të së bukurës, me një përzgjedhje të kujdesshme e të veçantë. Gonxhja ka gjetur rrugën për shprehëjen e së vërtetës madje edhe kur ajo e vërtetë është e hidhur, rruga më e mirë për të e shprehur është arti. Nga llojet e artit, poezia për shkak të natyrës së vet specifike, shquhet ndër instrumentet kryesore, për zbulimin dhe dhënjen e së vërtetës, në të cilën gjenë diçka estetike, romantike, zbukuruese, por edhe kur rastet zbulojnë edhe ndonjë të vërtetë të hidhur.
Poezia e Gonxhe Letmi-Begishollit, dallohet edhe për qartësinë e dorëshkrimit, prirëjen e saj për organizimin e vargut, qartësinë e shprehjes, ku preken tema dhimbjeje, malli, mes të cilave ruhen në masë lidhja mes traditës më të mirë të të arriturave të poezisë sonë bashkëkohore. Poezia e Gonxhes ndërtohet përmes përpunimit të disa motiveve klasike të poezisë, social, refleksiv, imtim, po më i zgjëruar del motivi i atdhedashurisë. Diskursi i saj poetik është mjaft i profilizuar, i saktësuar dhe dëlirësuar nga gjymtyrët e tepërta. Libri "PASION ËNDRRE", inkuadrohet në disa rrjedha: prirëjen që poezinë të e ndërtojnë përmes imazhit, që funksionalizohet deri në atë masë të kuptimsohen poetikisht. Shkrimet e saja vihen në raport me kohën, realitetin historik nga te cilat kuptimi del më i plotë, më i qartësuar. Krijimi i poezisë në veqanti, por edhe i artit në tërësi kushtëzohet, nxitet dhe motivohet nga imperativet e brendshme të subjektit. Ato mund të jenë të ndryshme, por vepra është në funksion të thellë estetik vetëm kur krijohet nga motivet artistike, mjeshtri kjo të cilën Gonxhja e ka fituar bindshëm në art. Pra, libri "PASION ËNDRRE" e Gonxhe Letmi-Begishollit del si një manifestim i përvojës krijuese, formave të shfaqjes së saj, mjeshtria dhe teknika e ndërtimit poetik, qoftë si procedim apo mënyrë e përpunimit të tematikës. Është e vështirë të analizosh të gjitha të bëmet e këtij libri të bukur, përmes një vështrimi të shkurtër, por lexuesi i vemendshëm po e lexoj librin në tërësi do të arrijë të kuptoj drejt mesazhet e saj. Aty do të gjejnë një fjalor tepër personal, gjuhë simboliko-metaforike, origjinalitet në ndërtimin e kryefigurave,guxim në ndërtimin kuptimor,zhdërvjellsi në vizione të reja, i veshur me praninë e vlerave fund dhe krye vlera në tërë indin e librit poetik "PASION ËNDRRE". Ne i urojmë Gonxhes edhe shumë libra të tjera me koncept të fortë ideor dhe të pasur.