Forumi Kuq E Zi
Kalivac, hidrocentrali fantazmë  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kalivac, hidrocentrali fantazmë  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kalivac, hidrocentrali fantazmë  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kalivac, hidrocentrali fantazmë  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Në vitin 1997, Qeveria e asaj kohe i dha një kompanie italiane me emrin beccheti licencën për ndërtimin e hidrocentralit të parë me koncesion në Shqipëri, atë të Kalivacit. Sipas kontratës vepra me fuqi 93 mega duhet të përfundonte në vitin 2002. HEC-i duhet te prodhonte 350 milionë kilovat orë energji në vit.

Projekti i nisur 16 vjet më parë ka shkelur tre herë afatet ligjore. Në vitin 2000, pasi po përfundonte afati i parë dhe 'Beccheti' nuk kishte kryer asnjë pune në terren qeveria rinegocoi kontratën duke vendosur kusht që në projekt të hynte edhe një tjetër investitor, pasi 'Beccheti' nuk kishte garanci financiare. Por punimet nuk nisën as këtë herë.

Në 2005-ën në pushtet erdhi Qeveria e re e demokratëve, që paralajmëroi heqjen e koncesionit.

"I kam dërguar një letër gati ultimative firmës për t'i kërkuar të na rikonfirmojë gjithë kapacitetet teknike dhe financiare që ajo ka për ta vazhduar këtë koncesion, në rast të kundërt ne do të detyrohemi të ndërrojmë kontratë", pati deklaruar Genc Ruli në nëntorin e vitit 2006, në atë kohë ministër Ekonomie.

Kërcënimi mbeti vetëm deklaratë. Ajo që ndodhi ishte një tjetër rinegocim i kontratës, me një tjetër shtyrje afati, këtë herë deri në vitin 2011. Në atë kohë Qeveria pretendoi se e përmirësoi kontraten duke qartësuar përgjegjësitë për secilën palë, me qëllim që ndertimi të mos zvarritej më tej. Shteti mori persiper shpronësimet dhe lejet e digave, ndërsa kompania duhej të kryente investimet ose do t'i hiqej licenca.

Pas rinegocimit 'Beccheti' afroi në projekt bankën e njohur gjemane 'Deutcshe Banka', e cila bleu 45 për qind të aksioneve të hidrocentralit. Përfshirja e një prej bankave më të njohura në botë, rriti shpresat se më në fund, kalvari i zvarritjeve dhe mashtrimeve që mbanin peng hidrocentralin do të përfundonte. 'Deutsche Bank" financoi punimet për dy vjet, deri në 2009-ën, por më pas u largua për shkak të problemeve me 'Beccheti-n'.

Largimi i gjermaneve duket se vulosi përfundimisht fatin e Kalivacit, hidrocentralit të destinuar për të mbetur vetëm një projekt në letër, tashmë edhe problematik. Vitin e kaluar, një kompani nënkontraktore paditi në gjykatë 'Beccheti-n' se nuk i ka paguar 2.5 milionë euro për punime që ajo i ka realizuar për llogari të saj, ndërsa prej muajsh kompania nuk po paguan as punonjësit.

"Nuk na japin pagesat, na gënjejnë.Nuk ka punë, nuk ka para dhe nuk e dime se cfare do te ndodhe me ne", thotë një prej punonjësve.

Tani edhe afati i tretë i koncesionit ka përfunduar dhe sërish nuk ka asnjë përgjegjës. Kalivaci duhet të prodhonte rreth 35 milionë dollarë në vit energji me cmime tregu, një pjesë e të cilave do shkonin në buxhetin e shtetit. Por ky koncesion nuk është rasti i vetëm kur kompani apo investitorë që kanë marrë të drejta ndërtimi mbajnë peng asetet kombëtare. Janë me qindra HEC-e ne koncesion, ndërtimi i të cilave zvarritet duke i shkaktuar ekonomisë humbje të mëdha. Jo vetëm në prodhim energjie, por edhe në punësim dhe të ardhura të munguara në buxhet.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
kisha pa hidrocentral po hidrocentral te ksaj lloj menyre skisha pa przzz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons