Forumi Kuq E Zi
YLLKA FILIPI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
YLLKA FILIPI Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
YLLKA FILIPI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
YLLKA FILIPI Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1YLLKA FILIPI Empty YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:06

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
YLLKA FILIPI Yllka%20Filipi%20001

2YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:07

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NJË FJALË


Mbyti gjarprin
Ra mbi rrathë uji
Gjer në fund.

Lëshoi rrënjë
I nxori kryet
Përmbi.

U end mbi një gjeth
Flirtoi
U deh
Më dehu edhe mua.

Shiko! Lamtumira
Është kockë e fortë.
Nuk rritet në kallamishte.

Është mirë të mos thuhet
As në gjallje!
As në vdekje!

3YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:07

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
FORMA FATI


Fati është Fajkua
Më ka mua prenë e radhës, përherë!

Sa herë më ka marrë në kthetra
E jam gjendur në folenë e ngushtë
E gatshme për stomakun e një shpendi….
Sa herë…!

Është fat të kesh fat
Qoftë edhe mishngrënës, sidoqoftë!

4YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:08

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LUMË SE LUMË

Mermë o lumë, – vikat një fije bari
Tek faqen mbështet nën ujë.
Jastëkë rrezesh shpërndan puthja e dritës
Porse lumi, lumë se lumë
S’e merr!

Mermë o lumë, – lutet një tingull
Në zemrën e kitarës së plagosur
Ku ëndrra pritet tërthorazi…
Porse lumi, lumë se lumë
Thur diga, ngre ura me tinguj të këputur…
S’e merr!

Armiq të rremë bëjnë paqe të rreme,
-thotë një baladë.
Thyejnë shpata në cungje paktesh
Lumit i kanë shpallur luftë
Dhe lumi, lumë se lumë
Tërbohet, i merr…!

5YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:08

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MOS EJA

Je gjallë apo ke vdekur
Puthja ime e parë?

Lepurluanët po dehen
Në xhungla muzgjesh…

Mos eja!
Ndarja është bashkim,
Shëron shpirtrat e dobët.

Lëkurë e djegur,
Gjithë kjo kohë!

6YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:09

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SQEPI I NJË KRILLE

Ato, vdekjet e mia
Që i mbolle nëpër brigje
Kanë çelur sytha?

Kur të lindin lulet, si fishkëllima terri
Ç’emër do t’i vesh?
S’do të bjerë më shi!
Nata do të vdesë nga drita – tha uji!

Nëse të pyesin klithmat e zambakëve
Qetësoi me një baladë puthjesh.
Faltoret e përdhosura
Nuk shugurojnë askënd…

Le të hiqen zvarrë psherëtimat
Xhungla ime,
Ka shkreti përqark
Shi s’po bie më…

Retë na përqeshin:
Bëjnë thashethemnajë
Argëtohen me ne…

Ato vdekjet e mia
I mbolle me zemër…?
Sythat, a do ’hapen ? Si thua:
- Të pres?

Toka më ankohet
Barku po i plas…!
Puthje të thara degësh
Mbështjellin amshimin.

Oh, jam duke rënë
S’kam kohë të mendoj…
Dhe kur s’ka mendime
Nuk ka as vetmi!S’po mendoj!
Sa mirë!- tha zjarri:- sa mirë!

Tunduese kjo adresë…
Në-brigje-evë-adam-ësh
Kujtesën ka humbur dashuri e shkretë…

Kështu fliste përçart,
Sqepi i një krille krahëverdhë…

7YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:10

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MOS FLI SONTE

Dymbëdhjetë pas mesnate…
Qerpiku i fundit i qytetit ra mbi
Kraharorin e thyer të një ëndrre
Tek rrokullisej tatëpjetë…

Dhe kur i vinte për të qarë gjente
Njëmijë arsye për të qeshur…

Ti! Vegim i mbramë,
I lexueshëm pjesërisht.
Shkronjë kafshuar nga kujtimet
Më puth, si në kohërat e vjetra!

Ke një plagë në ballë
Si pjalm i lules së vdekur.
Mos fli, sonte!
Bëhu statujë.

8YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:10

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
JETA NË KORNIZË

Një foshnjë prej dylli
Ecën nëpër diell
Dhe shkrin ngapak
Çdo çast…

Rrugës ku pikon
Mbijnë foshnja të tjera që i ngjajnë asaj…
Kujdes…!

Mos i shkelni me këpucë! Ju, të marrë!
Edhe pse prej dylli, ato foshnja!
Dot, nuk qëndrojnë në kornizë…!

9YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:11

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PJESËZ
Ti je një pjesëz burri
Jo i tërë,
Çiftohesh me lëngatat e mia muzgjeve…

Në qafë të varen si gjerdanë
Koka ditësh të braktisura
Njëmijë shtatore …

Je shtëllungë resh
Me vetëtimë në mes…

Iriq që bart mollët e mia mbi shpinë
Në shtigje ku na pret mallkimi ynë,
Gëlqere e pashuar…

Unë e di.
Ty të pelqen shumë të vdesësh atje!
Pjesëz burri…
Ushqyer me dhé.

10YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:11

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PJESËZ
Ti je një pjesëz burri
Jo i tërë,
Çiftohesh me lëngatat e mia muzgjeve…

Në qafë të varen si gjerdanë
Koka ditësh të braktisura
Njëmijë shtatore …

Je shtëllungë resh
Me vetëtimë në mes…

Iriq që bart mollët e mia mbi shpinë
Në shtigje ku na pret mallkimi ynë,
Gëlqere e pashuar…

Unë e di.
Ty të pelqen shumë të vdesësh atje!
Pjesëz burri…
Ushqyer me dhé.

11YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:12

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NJË TJEGULL
Trokita në dhimbjen tënde,
Me dëshirë.
Derën e gjeta mbyllur.
Por…, në çati
Ish’ një tjegull e rënë…

Të gjeta ’kërrusur mbi andrralla të mermerta
Dashurish
As si arkitekt…,
As si varrmihës!

Nuk klitha!
Por vura mbi çati, një tjegull
Dhe vetë ndenja brenda…

12YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:13

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PREJ ANKTHI
Si fosile
Kjo pemë rrufepritëse
Ecën nëpër mijëvjeçarë…

Përgjon
Takime me drita të fikura
Në ikje e sipër…

Ai: Kokën vë në gur
Ajo: Gurët janë besnikë
Dhe mishi tradhëtor!

E rëndë
Djerrina
Me dalje në zemër,
Të nëndheshme.

Në ikje e sipër numëron
Brinjët e thyera të çasteve gazmore
Tek treten në shkumë.

Tempujt limfëtharë
Kërkojnë Tristanin dhe ’Izoldën
Në shelgje!

Gjallesat janë prej ankthi:

Ajo: Më duaj ankthi im
Ai: Edhe pse është terr.

13YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:13

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PLÁGJË
Piktura ime i ngjan
Karikaturës
Së një tingulli.

Është plágjë
Mikrojetëze
Ku kornizohen vështrimet.

Ekzotika e syve
Ndal hapat:
A të kujtohet
Vaji i brezave
Në detaje?

Vizitorët
Prej ferri
Pinin në gjinj terri…

Edhe hëna
U deh mbrëmë.
E vari fustanin
Nëpër degët e iluzioneve
Të befta.

Fundja më në fund,
Edhe unë jam
Një copëz hënë
E varur.
Në karikaturën
E tingullit tim.24.08’ 02

14YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:14

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NËPËR RRATHË
I dashur, që në rrathët e zjarrit tim
Shtrihesh vertikalisht.
Ta shoh zemrën e djegur
Flokët e zhuritur,
Buzët e plasura nga prushi.

Keq s’më vjen aspak,
Përkundrazi ndjehem mirë…

Hirin tim poshtë këmbëve
Ti trazon e vuan,
Si një klithmë
Oxhaku
Në arketip..

Keq s’më vjen aspak
Përkundrazi ndjehem mirë…

I dashur që në rrathët e ujit tim fundosesh
Pluskon, pluskon e zhytesh
Si peshqit elektrikë
Në kërkim të kufijve
Mes amforave antike…
Ti lodhesh… e mua…

Keq s’më vjen aspak!

Polumbari im
I trajtave amfibe.
Ashtu i rraskapitur
Futesh në garë me diellin.
Infinitëve të kataklizmës.

…dhe unë ndjehem mirë!

15YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:15

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
RRËZOHEM SHPESH
Ndodh
Të rrëzohem shpesh
Në fëmijërinë time,
Ku gjej një të gërvishtur
Ndën lëkurë,
Në të djathtë
Të syrit.

Eh, nga maja e flokëve
Gjer në thembër,
Zbërdhulen ditët
Nëpër mjegull
Si një e hënë…
Si një e dielë…
E bëhen hi…

Masakër këngësh ndër
Kitara
Ku thyhen gishtat e kujtimeve
E bëhen copë,
E bëhen pluhur…

I qaj së gjalli!
Nuk më besoni?

Jam degëz kumbulle në lulëzim
Që dje u linda,
Nga murosjet.
S’më vjelin frutat
Më vjelin këngët.

Rrëzohem shpesh në fëmijëri…
Në të djathtë të syrit.


KUFIJ LIKIDË
Ti je mbyllur në kangjella malli
Ku unë rrëshkas si përqafim hëne,
Në ndarjet mes meje e teje.

Nuk i dua kufijtë likidë.
Për ne,
koha nuk matet me stinë.

Dashuria jonë është prej uji…
Unë detin e saj
Shpërdoroj në lot’

16YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:16

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KUFIJ LIKIDË
Ti je mbyllur në kangjella malli
Ku unë rrëshkas si përqafim hëne,
Në ndarjet mes meje e teje.

Nuk i dua kufijtë likidë.
Për ne,
koha nuk matet me stinë.

Dashuria jonë është prej uji…
Unë detin e saj
Shpërdoroj në lot’

17YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:16

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NDAJ ËSHTË VARGU DHIMBJE
Fshihen vargjet në kaçubet e zemrës sime
Mes puthjesh, xhamash
E shirash
Veshur me këmishë drite…

Duke ecur,
Një vargu i rrodhi gjak nga pakujdesia
E këmbës sime…

Qau… qava…

18YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:17

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NË NJË TREN EKSPRES
Nga kryqëzimi i baltës
Me një tren ekspres
U lind një djalosh
8-vjeç
Me këmbë të prerë.

Kalimtarët rridhnin si lëng veshtullor
Nëpër linja të sëmura metrosh.

I thoshin: Djalosh! Nxitó!

Kronika e zezë rënkonte:

Hiqej zvarrë në trotuare,
Një djalosh 8-vjeç.
I djegur në tre palë zjarre.

Kalimtarët rridhnin si lëng veshtullor
Nëpër linja të sëmura metrosh.

I thoshin: Djalosh! Vrapó!

Në një tren ekspres…

19YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:18

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SHËTITA GJATË
Lermë të shihem në shtatë pasqyrat e mia
I kam prerë lidhjet me zemrën
Dhe me kohën gjithashtu.

Te pragu,
Nuk më pret më askush.

Ti s’u duke as kur e shkuara
Dha shpirt në duart e mia.
As, kur e tashmja e varrosi
Një ditë me shi, në Ishull…

Ishin të shkreta mbrëmjet…
Rrugë pa kthim.28.12’08

20YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:20

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TREN I PA NISUR
Tren i pa nisur është dita
Pa zërin tënd, o jetë.
Si mundet dëbora
T’i ngrijë të gjitha rrugët?

Unë i thërras stinët
Me emrin tënd.

Por koka nuk kthehet pas
Asnjëherë!
Dhe dielli m’i përvëlon
Flokët.
Dhe bëhem nuse prej
Bronxi.

Si mundet rrezja
Të mos e shkrijë dëborën?
Shtigjet me akull janë zënë,
Të gjitha.

Më pri një biletë, o jetë…
Tren i panisur është dita.

21YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:20

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PANAIR FUSTANESH
Pres… e qep…
Fustanin e radhës…
I dashur, kush do të ma zhveshë?

Duart e tua nuk e shfletojnë më
Kalendarin e pasionit…
Ditët e festave ulin kryet,
Dhe ndjenjat vriten si dhimbje të vogla…

Grindet e shkopsitet fustani i radhës…
Ditëlindjet kanë humbur kujtesën.

22YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 13/2/2013, 23:21

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DITË E DIEL
Andej nga puthen diejt
Me lëkurën time,
Unë jam ditë e diel.

Orët nuk thyhen si qelqe
Nga nguti i kohës…

Çdo të diel mbështillem me fjongo
Dhe nisem tek ti,
Si buzëkuq pulëbardhash
Në akrilik…

Zgjodhi:Shaban Cakolli

23YLLKA FILIPI Empty Re: YLLKA FILIPI 14/2/2013, 06:51

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
KOSOVËS!

Temperaturë… lëngatë…
e bardhë valëvitesh, mbi ylber të trishtë
nga pik’ loti kthehesh në shtretër dashurish.
Të zëmbakta duart, përkundin në djep
foshnja ardhmërish.

Vallë, ende mbahesh, pas të tillë lëngate…?
E vogëlza ime, e madhja sharmante,
mbi plagë lind shpresa si lulja mbi shpate.
Jehonë në shtatë qiej,
zëri i trimave nga nëntoka mjaltëzon ninulla lirie
heshtni, për hatër të Zotave!

Shëëëëëëët!
Fli, moj zemër, fli, që të rritesh shpejt!
mbi dafina sfidash kokën lart ta ngresh!
…Përmbi drurë cungje
gjethi yt do jem!

Kosova mitike!
…S’dini se ku gjendet?
Kërkoni në hartë
aty ku ka gjak!
Mbi plagë lind shpresa si lulja mbi shpat’
Tiranë, 2010

KATHARSIS

Ritualet pjellin fantazma…
Unë jam një trullosje e vazhdueshme
Në ndërgjegjjen e botës së jeshiltë
Ka thonj përqark, kthetra…
Në karrigen përballë skërmitet hija ime…
Më fton të pjellim prapë dhimbje
Bëhu i vdekshëm
Shumëfishohet imazhi yt
Më të përbindshmet sekonda harrimprurëse
Vargje-vargje niset gjer në Hënë
Derdh hëna lot të valë e të nxehtë
Si zemra jote në shpirtin tim…
Njolla të zbehta sëmurin kraharorin memec
Të përpin shpejt mjegullaÇ’fantazmë e dëshiruar je!
Bëhu njëherë Njeri!- I gjallë…i prekshëm…I vdekshëm!!!Mbi dhe!
Nga hija antike
Fustani i vjetër u gris…
Nga hija antike tek shëmbëlltyra moderne
Ka mbetur vetëm mimika e e majmunit…
Dhe e kuqja e metamorfozuar në gri
Ritmi i zemrës është një orë e kthyer kokëposhtë
Që e komandon fosilja-njeri!
Autofrazë
Jam një frazë e mbetur në trepikësh
Një fletëz e grisur nga ditari i gjinkallës
Konotacion i zymtë i një fjale të vetme
Shkronjë që fshin vetevetn…
Një pikëpyetje e madhe?
Një pikëçuditëse e çuditshme!
Një pëlhurë e zbehtë që e hedhur nëpër natë
Mbytet në liqen si varkë.
Një copëz e pambuktë
Një shall i mëndafshtë i kyçur në dryn
E di që të lë zhveshur?
Po të përvidhem unë ti mbetesh turpëruar?
Unë-sënduku yt i kadifenjtëVlej!
Mëso te më duash!
Përthithmë si palcë në eshtrat e tua
Se nga unë ushqehesh…
Pa mua errësira groteske të përqesh
Shtrat i refuzuar jeta jote…

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons