Forumi Kuq E Zi
ARIF MOLLIQI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
ARIF MOLLIQI Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
ARIF MOLLIQI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
ARIF MOLLIQI Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1ARIF MOLLIQI Empty ARIF MOLLIQI 13/2/2013, 21:31

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ARIF MOLLIQI A%20Molliqi

2ARIF MOLLIQI Empty Re: ARIF MOLLIQI 13/2/2013, 21:32

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Arif Molliqi, poezi nga libri “Premiera e një pranvere”



Arif Molliqi, poezi nga libri “Premiera e një pranvere”,
botoi, Rilindja, Prishtinë, 2000


KOHË E SOSUR

Në Tiranë

Të kafe „Nikolino“
apo te „Titaniku“
ballë për ball hotel „Dajtit“
apo Hotel „ Rognerit“
as nuk shiten sharrëxhinjtë
as nuk shitën argatët e punës...
Aty për ditë pjellin
ushtarë politikanë qeveritarë,
ministra sa ha dreqi
Aty
qajnë e qeshin prostitutat

Atdhetarë mos kërkoni
se ata gjenden në Shalë të Bajgorës
të „ Rrasa e Kosharës“, në Çiçavicë...
ata gjenden në Dukagjin e Drenicë

Në „Dajt“ e „Rogner“
mund të gjesh specialitete
alla italiane
alla greke...
atdhetare mos kërkoni

(Tiranë 17.04.99)


3ARIF MOLLIQI Empty Re: ARIF MOLLIQI 13/2/2013, 21:33

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
EPSHI I DASHNORËVE

Aty prapa pallatit të kulturës
në fund të rrugës së kongreseve
jo larg ministrisë se jashtme
diku të çerdhja e fëmijëve
dy bunkerë akull
puthen mes veti

Te këmbët e dashnorëve
një qen pshurret

Ndodh të ketë mjegull
tym nga djegia e mbeturinave
dhe nuk dallohet
krimi
ndëshkimi
epshi i dashnorëve

(Tiranë, 20.04.1999)

4ARIF MOLLIQI Empty Re: ARIF MOLLIQI 13/2/2013, 21:33

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Mbrojtje nga ujqit

Mosha ime
akuarel i zhveshur
pikturë e varur nëpër dimra
ngjyrë e zbehtë në legjendë

Kur flas me gjuhën time
në maje të majës së botës
hungërijnë ujqit

O flasë me ujqit ndryshe
o do ma shqyejnë lëkurën
llava në acarin e dimrit

5ARIF MOLLIQI Empty Re: ARIF MOLLIQI 13/2/2013, 21:34

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PJELLËKEQE MOJ

Bien më poshtë se trupi
xhuxhmaxhuxhi
kur ai tretet në histori

Në ekstazën e dashurisë
lesh dreqi lënur me kërhanë
t´ia thurë Ko(m)bit litarin

Pas divorcit me vetveten
shet rrugët çatitë këngët
fantazma fqinjësie

6ARIF MOLLIQI Empty Re: ARIF MOLLIQI 13/2/2013, 21:35

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KOHË E SOSUR

Ballë për ballë me dritaren time
në livadhin e gurishtës
rriten shelgjet arrat e kulumriat
aty kthehen shpezët shtegtare
na zgjojnë nga gjumi dimëror
Në premierën e kësaj pranvere
në mollën sherbete
folenë e ndërtoi qukapiku
gjithë ditën fëmijët e shikuan
me sqep i binte kohës së sosur
qëllonte këtë fund shekull
edhe në mot të mirë
edhe në motin e ligë

7ARIF MOLLIQI Empty Re: ARIF MOLLIQI 14/2/2013, 06:57

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Arif Molliqi, lindi në vitin 1953, është shkrimtar shqiptar nga Kosova, i lindur në Llukë të Epërme afër Deçanit.

Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur
filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e
ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi më humor dhe satirë, n´atë kohë
nuk preferohei shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ filloj të
shkruaj edhe poezi.

Satiren e shkroi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumb,
duke botuar me pseudonime të ndryshme si; Boksh Baruti, Topuz Bërryli,
Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazeten e
studenteve „Bota e re“ ne faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe
humor.Këtë bëri edhe më Radio televizionin e Prishtinës, shkroj disa
pjesë humoristike që i dha televizioni.

Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime saterike gjersa një ditë, të
shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse
ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. Pas kësaj „këshille“,
Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi,prozë dhe dramaturgji. Eshtë
shpërblye disa herë me vendin e parë dhe të dytë në konkurset letrare
për poezi.
Veprat


Gjer tani Arif Molliqi ka botuar:


  1. “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994
  2. “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996
  3. “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
  4. “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
  5. ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000
  6. "Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200
  7. “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001
  8. ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002
  9. “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), Faik Konica, Prishtinë, 2003
  10. “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.” (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2004
  11. “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë
    është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për
    Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve
    në konkurs)
  12. “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
  13. “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“ në Hamburg“, (monografi), klubi, 2007.
  14. "Gruaja e vizatuar nudo", roman, Faik Konica, Prishtinë, 2008.

Antologji


Arif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:


  1. Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
  2. Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
  3. Chelaru Marius, Baki Ymer dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë
    shqipe”, në gjuhen rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria,
    Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006

Nga Jochan Blanke
i janë përkthye në gjuhen gjermani disa cikle me poezi dhe është
prezentuar nga një forum gjerman në një mbremje poetike në Hamburg më
2007.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» ARIF MOLLIQI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons