Arif Molliqi, lindi në vitin 1953, është shkrimtar shqiptar nga
Kosova, i lindur në
Llukë të Epërme afër
Deçanit.
Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur
filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e
ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi më humor dhe satirë, n´atë kohë
nuk preferohei shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ filloj të
shkruaj edhe poezi.
Satiren e shkroi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumb,
duke botuar me pseudonime të ndryshme si; Boksh Baruti, Topuz Bërryli,
Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazeten e
studenteve „Bota e re“ ne faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe
humor.Këtë bëri edhe më Radio televizionin e Prishtinës, shkroj disa
pjesë humoristike që i dha televizioni.
Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime saterike gjersa një ditë, të
shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse
ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. Pas kësaj „këshille“,
Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi,prozë dhe dramaturgji. Eshtë
shpërblye disa herë me vendin e parë dhe të dytë në konkurset letrare
për poezi.
VepratGjer tani Arif Molliqi ka botuar:
- “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994
- “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996
- “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
- “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
- ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000
- "Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200
- “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001
- ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002
- “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), Faik Konica, Prishtinë, 2003
- “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.” (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2004
- “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë
është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për
Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve
në konkurs)
- “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
- “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“ në Hamburg“, (monografi), klubi, 2007.
- "Gruaja e vizatuar nudo", roman, Faik Konica, Prishtinë, 2008.
AntologjiArif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:
- Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
- Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
- Chelaru Marius, Baki Ymer dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë
shqipe”, në gjuhen rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria,
Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006
Nga
Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermani disa cikle me poezi dhe është
prezentuar nga një forum gjerman në një mbremje poetike në Hamburg më
2007.