Forumi Kuq E Zi
JU NJOHIM ME POETIN TONË JORGO TELO Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
JU NJOHIM ME POETIN TONË JORGO TELO Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
JU NJOHIM ME POETIN TONË JORGO TELO Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
JU NJOHIM ME POETIN TONË JORGO TELO Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 3]

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
JU NJOHIM ME POETIN TONË JORGO TELO Jorgo%20Telo

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Poeti ynë Jorgo Telo, Jetëshkrimi dhe veprimtaria
Përgatitur nga Shaban Cakolli

Jorgo Sofokli Telo, i lindur në 6 janar 1945 në fshatin Konckë të Zagorisë (Gjirokastër), pas shkollës së mesme pedagogjike, mbaruar në Gjirokastër në 1963, vazhdoi studimet e larta në Institutin pedagogjik “A. Xhuvani” në Tiranë, fakulteti gjuhë-letërsi-histori.
E mbaroi rregullisht shollimin, duke përftuar diplomën e mësuesisë në vitin 1965.
Veç profesionit u angazhua tërësisht vit pas viti në veprimtari kulturore në shkollë e në fshatrat ku punonte si mësues, duke krijuar humor e satirë si lëndë e parë për estradat, koncertet tematike, krjoi shumë librete për mbasditet argëtuese, sidomos skeçe, parodi, kuplete gjer te tablo të zgjeruara; ndërkohë shkruante poezi, duke startuar qysh në vitet e arsimimit shtatëvjeçar e më tepër në të mesmen e të lartën, si pjesëtar ì rretheve letrare.
Mjaft nga shkrimet në poezi a prozë ì niste që të pasqyroheshin në organet e shtypit të kohës që nga gazeta “Mësuesi”, “Zëri ì Rinisë”, “Hosteni” e gjer te organet periodike të rrethit, “Pararoja”, revista “Pionieri”, më pas te gazetat lokale “Java” e “Dita Jug” apo “Gjirokastra” e “Policia pranë” , gjer te pasqyrimi i shkrimeve te veta publicistike te gazeta “Ylliria” në New York apo te gazeta e Tiranës: “Tema”; “Fjala”, revista “Obelisk” e “Tirana Observër”, duke shtuar edhe kontributin si redaktor apo zëvendëskryeredaktor ì gazetës “Pegasi”, organ ì Lidhjes letrare me të njëjtin emër.
Këtu Jorgoja vazhdon të jetë aktiv ì papërtuar e prodhimtar.
Ka shkruar periodikisht publicistikë e letërsi të mirëfilltë dhe për gazeta të tjera rajonale.
Kontribut më të spikatur, ku është nderuar dhe me çmime, ka dhënë në fushën e krijimtarisë rapsodike
Në periudhën para vitit 1990 u përpoq të botonte librat e parë, por ndeshi në zvarritjet burokratike të kohës e individëve redaktorë, që ì nxirrnin arsye nga më absurdet, por që ia prenë disa herë hovin krijues e sidomos atë botues Jorgos mjaft prodhimtar në fushën e letrave. Këto arritje erdhën duke u shumuar në lakoren kohore nga zjarrmimi krijues në vitet rinore të tij.
Mirëpo ironia e fatit ndikoi furishëm esdhe në filklesat e botimeve të mirëfillta si libërtë krijimeve të shumta që mbaheshin të daktilografuara në sirtar prej du-tre dhjetëvjeçarësh… Nuik binte dakort autori me subjektivizmat e redaktorëve që dinin vetëm të përcillnin pa argumente të mirëqena ose siç shprehet vetë shkrimtari: Kam trokitur në dyert e shtëpisë së vetme botuese qeë ishte asokohe që në fillim të vitit 1973. Një vëllim me tregime humoristike i kapërceu disa procedura dhe, u kthye për rishikim nga kryeredaktorei.
Të njëjtin fat patën dhe dy vëllime të tjera: njei me poezi për fëmijë, poezi që i botoionte revista “Pionieri” ose “Fatosi” dhe i kthente i jnjëjti person që kishte kapluar disa redaksi: “Trishtimin më të thellë e ndjeva kur dy shkriunmtarë të zëshëm të asaj periudhe për fëmijë e kishin bërë gati për botiminm vëllimin, e sërish i njëjti kryeradaktor e ktheu për të qenë më actual në trajtimin e temave kundër liberalizmit e këshrtu me radhë. E kur të thyhet zemra q1oftë fhdhe njëherë, nuk rrekesha të kujtoja as Tiranën, pa le entin botues…E dhimbshme por e vërtetë…”Vetëm në vitin 1998 mundi të nxirrte librin e parë poetik”Evë, moj, si u gënjeve?” që u pasua pas një viti me 3 libra të tjerë radhazi: “Bubushi e Dikushi” (poemë humoristike për fëmijë”, “Babi, keq mos të të vijë!” (poezi për fëmijë), “Verë dhe uthull” (fabula).
Kurse në vitin 2000 nxori librin e dytë poetik “Klithja e yjeve”; në vitin 2001 vëllimin e tretë poetik “Tingujt e shpirtit”. Vëllimin me epigrame “Humorpipereska” dhe librin me lirika:
“Kumte dashurore” e nxori në vitin 2004.
Kurse në vitin 2005 doli me dy vëllime të tjerë: poemën epiko-lirike “Sfidanti legjendar”, kushtuar një kapedani zagorit në luftën e paepur ndaj hordhive osmane për çkrishterimin e popullatës Në po këtë vit botoi edhe romanin e parë “Hedhja e zareve”.
Në vitin 2007 sapo nxori fantareportazhin “Mysafirët e rinj të Çajupit” ose “Intervistë me Babanë e “Baba TOMORI”- t” dhe “Kush ì gjen, të lumtë ì them”. Në të ai përmbledh gjëgjëza e poezi të shkurtralodruese për fëmijë.
Në vitin 2009 botoi librin ''Diloiada'' (Poemë-Baladë), dedikuar familjes më të madhe zagorite e njëkohësisht më të persekutuarës nga vitet '44 e gjer në '90.
Ka mbaruar së hedhuri në kompjuter një vëllim me fabula e ka gati një vëllim me poezi të stilit “Hajku” si dhe një tjetër me novela e tregime e dy poema për fëmijë, por që mbeten hëpërhë dorëshkrime në sirtar për vështirësi mundësimi për botim e shtypshkrim.
Ndërkohë edhe si studius ka përgatitur përsiatjen e zgjeruar”E folmja zagorite porsi një flladitje” e të tjera dorëshkrime në miniaturë…Ka redaktuar mjaft libra që janë botuar prej disa autorëve të jugut.
Pasionin për të kontribuar në fushën e letrave e ka të pareshtur edhe pse përballet me pengesat e ligshta që ì sjell sëmundja e rëndë prej vitesh, duke u kapur fort pas kurajës, sedrës e dhuntisë për të shkruar e sidomos te dashuria dhe respekti për jetën.
Ka marrë pjesë edhe në dy konkurse ndërkombëtare në Greqi, ku ka fituar një çmim të dytë me fabul e një çmim të parë me poezi-poemth, respektivisht në vitet 2005 e 2006.
Aktualish edhe pse sapo kapërceu 65 vjetorin e lindjes se vet është një mik i denjë i internetit dhe ka dy adresa Websiti në të.
Njeri ka adresen: www.jorgotelo.tk ; tjetri www.jorgtelo.com ështe ne riparim dhe ështe marrë përsipër për administrim e mirëmbajtje nga gjakovari Uke Zenuni me banim e punë në SHBA.
Dhjetra shkrime ka hedhur ne facebook e nuk resht së hedhuri.

Lisa e librave të botuar:

1) Evë, moj, si u gënjeve? – 1998 (Poezi)
2) Bubushi Dhe Dikushi – 1999 (Poemë – përrallë për fëmijë)
3) Babi keq mos të të vijë! 1999 (Poezi për fëmijë)
4) Verë dhe uthull (Fabula) 1999
5) Klithja e yjeve (Poezi) 2000
6) Humorpipereska (Epigrame) 2000
7) KUMTE DASHURORE (Lirika) 2004
8) Tingujt e shpirtit (Pozi- këngë) 2005
9) Sfidanti legjendar 2005 (Poemë)
10) HEDHJA E ZAREVE 2005 (Roman)
11) Mysafirët e Rinj të Çajupit (Fantareportazh) 2007
12) Kush i gjen, të lumtë i them! (Gjëegjëza) 2007
13) DILOIADA (Poemë) 2009
14) Fiksimet e paqme të moshës (Poezi e prozë) 2010
15) O MARGARITE, KU JE? (Novelë e vargëzuar) 2010
16) Bulëza dhe gogëlza (Vjersha për parashkollarë) 2011
17) Macja e braktisur (Poemë – përrallë) 2011

Janë disa dorëshkrime gati për botim.

Në vazhdim të traditës zagorite e përvojës vetiake në lëmin e folklorit, shkruan tekstet e këngëve të grupit isopolifonik “Tingujt e shpirtit zagorit”.

Këngët që përgatit i hedh në Yutoube, ku është regjistruar rregullisht.

Ka botuar te revista “Ylliria” New York.
Ka dwrguar tw gjitha librat e vet ate biblioteka e Federatës “VATRA”
Ka marrë pjesë me librat e botuara ne Panairin e librit te organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare – Amerikanë në New York nëntor 2009.
Është intervistuar nga televizionet lokale dhe nga poete te diasporës.
Është intervistuar nga televizioni “ALBA LIFE” prej bashkëshortëve Qemal e Kozeta Zylo në banesën e vet.

Janw me dhjetra autorë të ndryshën brenda e jashte vendit që kanë dhënë mendime për Jorgon.

Po zgjedhim disa poezi nga vëllimet e botuara, veç dhjetra te tjera qe nuk i ka bootuar ende….

Gurgullon si këngë mirënjohja zagorite për Bonapartin Mysliman, Ali Pashë Tepelenën
(Nga Keze Kozeta ZYLO)

Në çdo kreshtë Zagorite,
Në çdo pllajë edhe shpat mali
Histori përcollën vitet…
Jeta ecjen nuk e ndali.
Nga libri: “Stanari dhe Zogu i djallit”

Jo gjithmonë mund të kesh muzë, për të shkruar një poezi apo për të bërë kritikë rreth një libri.
Kjo ka shumë arsye, por ajo që më shtyn vazhdimisht drejt kësaj bote pafund është arti që ndodhet brenda librit, ose historia e shkruar me art.
Këtë lloj ndjesie pata me librin “Satanari dhe zogu i djallit” me autor shkrimtarin zagorit Jorgo Telon. Titulli i librit është një titull intrigues, që duket sikur më shtyn të marr një bedenë nga kalaja e Ali Pashë Tepelelenës dhe ta sjell në muzeun e famshëm botëror, Metropolitan në New York, aty ku ndodhet portret i fildishtë i Ali Pashës pikturuar nga Jacob Ritter von Hartman, (1795–1873),
Kjo lloj ndjesie më krijohet ngase bedenat e kalasë dhe historia e Ali Pashe Tepelenës, ngjizen aq fort sa krijojnë binjakëzimim e një epopeje sa historike aq dhe legjendare. Koka e tij e prerë që çohet para Sulltanit, tiranit që shtypi për 500 vjet barbarisht Shqipërinë, përbën një fakt të pamohueshëm të luftës së Pashait me Sulltanin duke më rrëmbyer të tërën dhe më duket sikur më ndodh si me poezinë e Jean Cocteau që shkruan se: “Tek Bodler, “mjaftonte një varg-shkreptimë që ta merrte tërë poezinë për ta ngritur në qiell”.
Poeti Telo edhe pse invalid në karrige, mua më përshfaqet befasues si kalorsiak me trimat e Ali Pashë Tepelenës, por Telo është ndryshe nga Pashai ngase ai lufton vetëm me shpatën poetike...
Vargu i tij poetik ka gazavajin në një vibrim poetik, me një ëndërrim të zgjuar zagorit, prej ku autori ka dhe origjinën.
Vargjet në këtë poemë janë një dëshmi e plotë e qëndresës heroike dhe tragjizmit që ka brenda pikturimi artistik. Edhe pse Heroi i tij Ali Pashë Tepelena i përket dy shekujve të mëparshëm në ndjejmë pranë praninë e të padukshmes, dhe kridhemi brenda një ekspresioni estetik midis figurës historike kombëtare të Ali Pashë Tepelenës dhe poetit botëror anglez Bajronit i cili e përshkruan udhëtimin e tij në sarajet e Tepelenës gati-gati si një ringjallje të përfshirë nga pasioni dehës i poetit.
Kjo poemë është një shërbim i qartë që i bëhet historisë dhe zërave ulëritëse të saj që duan ta varrosin me cdo kusht historinë.
Në cdo strofë në kuptojmë gjendjen shpirtërore të poetit, përsiatjet reflektive dhe filozofike. Ai sjell artistikisht kujtesën historike popullore dhe bujarinë zagorite për Ali Pashë Tepelenën. Populli i kulturuar zagorit dhe po aq mikpritës vazhdojnë ta kenë në gojëdhënat e tyre lidhjen që kishin me Ali Pashain dhe mbështetjen e fuqishme që i dhanë për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga Turqia.
Stanari fisnik Ded’Gjoni dhe Hil Dede i hapën dyertë e zemrës dhe e pritën ashtu siç di të presë me gjithë madhështinë e saj krahina e Zagorisë.
Ja si i këndon autori:
Tek Hil Dede* gjeti derën e mikpritjes/ te stanar Ded’ Gjoni**, një zemër fisnike. Rioshit trimosh, Ali Tepelena/ Gjithë majëmalet i ngjanin bedena.
Gjithë poema është nje kumt, ku me dendësi mjetesh artistike si metafora, simbolet, animizimi, aliteracioni thurin aq bukur trupin e poezisë.
Autori bëhet kalërues ëndrrash me imazhe poetike të fuqishme që herë zbuten brenda dhimbjesh dhe herë bëhen barrikada për ata që infektojnë historinë.
Vargu i tij binjakëzohet me historinë, për rrjedhojë ka ditur të bëjë radiografinë brenda sallës antiplumb që ka ndërtuar. Dihet që Ali Pashë Tepelena iu ka shprehur mirënjohjen shumë mbështetësve të kauzës së tij, e cila ishte vetëm shkëputja e Shqipërisë prej thonjëve të perandorisë anadollake turke, ndaj të gjithë çlirimtarëve dhe mbështetësve të tij iu ka ndërtuar shtëpi të gurta, ujësjellës, ura për gjithë krahinën dhe qytetin etj,…
Për bamirësinë e Pashait poeti shkruan: Edhe sot e kësaj dite/ kur kan’ rrjedhur ujrat lumë/ Çdo kujtesë zagorite/ mban të freskët atë burrë…
Metafora në këtë libër ka ndërtuar folenë me fijet e zemrës së poetit që kanë brenda dhe gjëmime ujërash lumë...
Ato janë një vullkan në shpirtin e tij që s’fle kurrë, ndaj dhe epitetet për popullin zagorit si trimat vetëtitës, kapedanë Lirie janë medoemos dhe pjesë e shpirtit të poetit zagorit, jane pjesë e atij populli që na dhuroi Çajupin e pavdekshëm, gjuhëtarin e shquar Ilia Dilo Sheperin, etj…Ja si shprehet poeti Telo rreth mirënjohjes zagorite:
Mirënjohja për zagoritët sikur fliste vetë me gojë/ Me gojë urash dhe shtëpish edhe nga mullinj për blojë/ Si luani i vërtetë/ i vu shpatën osmanllisë…/ Veten lart e ngriti vetë/ i dha frymë Shqipërisë.
Libri Stanari dhe Zogui i djallit është një poemë liriko-epike me një pafundësi interpretimesh dhe dendësi shprehjesh kuptimore që sjell të gjallë figurën e Ali Pashë Tepelenës dhe lidhjet e tij me popullin gjeneroz të Zagorisë, që nxori burra dhe pena të shquara.
Si lexuese përjetoj harmonizimin e ligjërimit liriko-epik tepër befasues me ndërtimin e vargjeve sentenciale për Pashain që tronditi Perandorinë dhe Europën.
Një merak e kish Pashai/ të shkëputej krejt nga Porta/ Popujve u dha kurajë…/ U habit prej tij Evropa/ Shekuj rrodhën s’u harruan/ U shndërrua në legjenda/ E shohim të skulpturuar/ Me të merren, kënga, pena…
Kjo poemë iu kujton historianëve dhe zërave ulëritës të rivlerësojnë historinë, ndërsa miopëve të heqin syzet e errëta, ngase dielli po çanë retë e çmendura që grinden pamëshirshëm me njera-tjetren, sepse: Besëlidhja që krijoi/ tok me miq e sundimtarë/ Portës s’Lart’ i dha ngjyrë ftoi/ ndërsa vetes mjaft rivalë…
Trimëria dhe guximi i tij do të tregohen brez pas brezi, kurthet që iu ngriten i bëri shkrumb, ndaj dhe pena e poetit rrjedh si ujëvarë bjeshkësh:
Si pronar i madh Veziri/ u vetëshpall autonom/ Duhm’ e vrull punëve u hyri/
Si të qe Sulltan në fron/ Edhe sot e kësaj dite/ mirënjohës na “flet” Aliu/
Mjekëroshi na avitet/ Veç… me dy varre fatziu…
Këto vargje më sjellin ndërmend poezinë e poetit të madh grek Janis Ricos i cili midis te tjerash shkruan: Me një zambak të egër ndriçova netët tona më të egra. ... duke adhuruar edhe Atë që i ngjitet kodrës mes perëndimit të praruar. Shikoni: Në mëngën e majtë ka një arnë të purpurt katrore. Ajo
këndej nuk shquhet qartë. Por unë sidomos atë desha t'ju tregoja. Dhe ndoshta sidomos për atë do ta meritoja të më kujtonit.
Si përfundim kjo poemë epiko lirike me tharmin e artit na con në burimin e kujtesës dhe ngre në zenit nderimin për figurat e mëdha kombëtare.

Mars, 2011
Staten Island, New York

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special

DYMËDHJETË VARGJET E MIA

Lodhem duke qëmtuar të ardhmen,
Fle në shtratin e Arushës së Madhe.
Zgjohem nga tringëllima
e kristalit të ëndrrave.
Lahem në prurjet e shkrirjes së borërave.
Krihem me degët e pyjeve halorë.
Terem në “dushin” e rrezeve diellore.
Vishem me këmishën e papërgjakur të Krishtit.
Udhëtoj sforcuar në Qiejt e Shpresave…
Çlodhem duke punuar…
Dashuroj jashtë bezdive protokollare,
Jetoj nën përkujdesjen e Engëjve.
Do vdes me shterimin e ëndrrave,
Ringjallem në arkitekturën e gërmave…

(Marrë nga vëllimi ì parë poetik “Evë, moj, si u gënjeve?! – 1998)

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TROKAS

Duke ecur ngadalë
me këmbët që s’duan të dorëzohen
mbi shkopin e sajuar prej druri
gati hepohem
nëpër rrugë troks.

E ndiej trokitjen e tij
thellë në shpirt.
Një ngulmin
për t’u çelur dyert shpresave…
Trokas me të në kupën e qiellit,
t’u fal hapësirë ëndrrave.
Dashurive t’u jap hapësirë.

Trokas në dyert e Parlamentit,
për ta shkundur nga dremitja.
Trokas në zemrat e njerëzve,
për t’ì mbrapsur nga ikja…

Trokas, trokas…
Rrallëkush më përgjigjet.
Trokas…
Por… nuk vras.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TA GJEJ VETEN

Kam kërkuar,
kërkoj vazhdimisht
të gjej veten në botën e pafund.
Në \’pikë ndodhem?
A jam ì dobishëm?
Mos, vallë,
në një HIÇ po humb?

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MEDITIM

Mali – si një kalë vigan.
Unë – kalorës.
Mbi samarin e bardhë të borës.
Me këmbët në yzengjitë e rrëzave,
Me duart në krifën e bredhave.
E shoh veten duke ngarendur
mbi kurmin e Botës.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PAKTI

Truri im…
Zemra ime…
E arritën paktin:
Erërat e kohës
T’ì përcjellim së bashku.

Të trazuara – si\ janë,
T’ì shfaqim…

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
E “PARIPARUESHME”

Jeta është tejet e trazuar,
ka dhe të papritura…
Pas \do dashurie të grimcuar
mund të mbeten ca grimca
të purpurta.
Mbetje të trishtueshme,
të gjysmëvajtueshme.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NËNQESHJA

Sado e lehtë nënqeshja,
nuk shfaqet sidokudo.
Ka një peshë
sa dhjetra qeshje.
“Vret” në tepër se ato…
Nënqeshja nuk paska zhurmë;
Dikush s’ì vë rëndësi.
Vjen e ikën e lë gjurmë;
vret, shëron, si\ ajo di…

Një nënqeshje cinike
shpirtin shpejt ta përfundos.
Një buzëqeshje jetike
të jep krahë
doemos.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special


DUARTROKITJET TONA
(Poemth )


1.
Sa herë
Vezullantët trupa qiellorë
Bujarisht na dhuronin rreze drite,
Aq herë
Ne, xhaketëgrisurit tokësorë
Ushqenim nepsmëdhenjtë
Me frenetiket duartrokitje,
Me delirantet brohoritje…

2.
Sa herë
Të uritur nëpër dhjetëvjeçarë
Ëndrrat gëlltisnim nëpër dremitje…
Aq herë
Gjithmonë turreshim si të marrë,
Të kënaqnim Prijësit tanë
Me të nxehtat duartrokitje
Me të çmendurat brohoritje.

3.
Sa herë
Verbërisht ecnim këmbëzbathur
Rrugë e pa rrugë, të etur për jetëngjitje,
Aq herë
Ne zorrëthatët buzëplasur
Nuk reshtnim së faluri “Cimëdhenjve”
Nga më të kolmet duartrokitje,
Nga më të sojmet brohoritje.

4.
Sa herë
Nëpërkëmbeshim emër për emër
E në gjoks ndienim plasaritje,
Aq herë
Cipëplasurit pa shpirt e zemër
Tejnginjeshin prej turmës
Me të pasosurat duartrokitje,
Me të vrullshmet brohoritje.






5.
Sa herë
Si punëtorë, bujq e blegtorë
Rënkonim të kredhur në djersitje,
Aq herë
O, sa jemi shfaqur shembullorë,
T’i velnim partiako-pushtetarët mizorë
Me shpërthimtaret duartrokitje,
Me gjëmimtaret brohoritje.

6.
Sa herë
Si nxënës dhe ushtarë
Me drejtqëndrim ndër rreshtat klasike,
Aq herë
Degdisnim drejt madhorëve sharlatanë
Të pandalshmet duartrokitje,
Të hovshmet brohoritje.

7.
Sa herë
Ne, të shkelmuarit prej shkelmëtarëve vrastarë
Zërin çonim mbi të egrat skërmitje…
Aq herë
Përballeshim me persekutorët barbarë,
Që na detyronim t’u falnim duartrokitje,
Që na nxisnin të lëshonim brohoritje.

8.
Sa herë
Në aksione rropateshim duke gulçuar
Me këngë në gojë… edhe pse në sfilitje,
Aq herë
Jemi ndjerë poshtërsisht të dhunuar,
Pa guxuar më të voglën “pëshpëritje”.
Se lypseshin vetëm duartrokitje
Se pëlqeheshin vetëm brohoritje.

9.
Sa herë
Sajoheshin koncerte e festivale,
E “Profetët” tanë nuk lejonin”plasaritje”;
Aq herë
Eh, ç’diktat ndaj rapsodëve, këngëtarëve!
Veç hymne për Epokën e të Parin e të Parëve…
Gjithçkaja të mbyllej me duartokitje,
Domosdo dhe me brohoritje…


10.
Sa herë
Kujtojmë të sertën Diktaturë,
Atë propagandë, ato dërdëllitje…
Aq herë
Kujtesën shtrydhim si moskurrë
(Sistemi s’rritej pa shushunja e spiunë)
Rregjimi s’mbahej dot pa duartrokitje,
Duartrokitjet s’kishin kuptim pa brohoritje.

11.
Sa herë
Përdhuna nga lart e rriste trysninë,
E me zhvatje e skamje na shtonte drobitjet,
Aq herë
Me imagjinatë thyenim pranga, zinxhirë,
Ndiznim greva, protesta, kryengritje.
Sytë prej Lindjes i kthenim në Perëndim,
Për të shpëtuar shuplakat nga duartrokitjet,
Për të çliruar gurmazet nga brohoritjet.

12.
Kësohere
Gati menduan se ndryshoi “klima”
E se s’do nxirrnin me krye veset patetike…
Si gjithherë
Iku mjegulla, por mbeti bryma.
Kemi mbushur sheshet me mitingje
Kur politiksit na kanë mbledhur veç e bashkë,
Kur kemi pritur miq nga jashtë.
Dhe flamuj, o sa flamuj neper duar,
Veç më së shumti flamuj të huaj
e shumëngjyrëshit flamujt partiakë,
Frymën po i marrin kombëtarit bajrak
E nën flamuj veç duartrokitje,
E nën flamuj veç brohoritje…

13.
Sa herë
Rrugët tokësore-ujore na ndëshkojnë…
na mungon uji i pijshshëm
e çmimet njohin veç ngjitje;
Aq herë,
Rendim pas liderëve të partive politike
Rendim me duartrokitje
Si dikur dhe me brohoritje.



14.
Sa herë
Shpirtin e xhepin na i grin çdo korrupsion,
Korenti dhe puna na mungon;
Aq herë
Shpërfillim vuajtjet, e… pa pyetur
për mungesat më jetike,
turremi si të çartur nëpër sheshe e salla,
ku degjojme, mashtrime, genjeshtra e përralla
Dhe i shoqërojmë ato me duartrokitje
Doemos dhe me të paharruarat brohoritje…

15.
Sa herë
Krimi e maskat na nxijnë jetën.
e mitmarrjet na përthajnë “kuletën”;
Aq herë
Përgëzojmë partiakë e pushtetarë,
Si të dehur nga pije magjike…
Të etur për duartrokitje
Të etur për brohoritje.

16.

Kësohere
Prisnim:duartrokitjebrohoritjet
t’mbeteshin rudimente.
Mjaft më…ne dhe rregjimi genjyem vetveten
Na mbetën nëpër këmbë…Po, pse, vallë?
E shpjegon një thënie mençurore:
“Nëse ngjyra e qimes ndërrohet shpejt,
Zakoni nuk harrohet krejt…”
Ndaj nuk reshtin durtrokitjet,
Ndaj nuk reshtin brohoritjet.

17.

Gjithëherë
Ne kryelartët e Shqiponjës zemërfurrë
kemi qenë të paepurit krenarë në rritje..
Por shpeshherë
S’merret vesh si tjetërsohemi si moskurrë
e rikthehemi si me një joshje magjike
tek të fantaksurat duartrokitje,
tek të kotmëkotshmet brohoritje…




18.

Përfundherë
As duhet të shmangim veten nga marrëritë?
As duhet të shohim përpara në liri e dritë?
Përgjithherë
Le t’i çlodhim te gjorat shuplaka,
Le t’i çlirojmë gurmazet e ngrata.
Pa rënë në “kurthin” e qetësisë Olimpike:
Mjaft më me bajatet duartrokitje!
Mjaft më me delirantet brohoritje!
Veç…atje e atëherë, kur duhet,
t’i qesim energjike!

Epilog.

E pse të mos i ruajmë emocionet
për të Shqiponjës fluturime jetike?
Veç, ama..
Vetëm kur të kemi shëndet, paqe, begati,
Veç, ama,
kur në të vuajturën Shqipëri
të shohim e njohim vetëm ngjitje
brenda të së pranishmes LIRI…

Korrik-gusht 2008

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Tercina për Gurrën e KONCKËS
(Nga Jorgo S. TELO)

Gurgullo ndën gurë, o Gurrë,
Gurgullimën mos resht kurrë!
Pranë teje u bëra burrë…

Me atë ujë argjendi
Bekimi Zotit të gdhëndi
Te ky vend, rrëzë një shkëmbi.

Fshati im, Koncka nën Tharg
Ndër shekuj mburret me hak
Me një GURRË e një ÇALAK…

Ky blerim që mbulon Konckën
Ngjan sikur zileps gjithë botën.
Ç’mrekulli, ta duash tokën!

Po e do tokën me shpirt
Ajo të fal mrekullit’
Edhe jetën ta përndrit.

Toka e Konckës – jetëplot
Uron Gurrën jetë e mot.
Nga shoshoqja s’ndahen dot.

Me ujët e Gurrës n’ behar,
Me djersn’ e konciotëve si ar
Toka nxjerr margaritar…

Kam thurur dhe këngë për ty,
Gurrë e shtrenjtë, ujëflori!
Sa mall kam të t’shoh me sy!

Të jem mirë me shëndet
T’i ndreqi rrugët ky shtet,
Do të vi më shpesh e shpejt.

Gurgullo ndën gurë, o gurrë,
Je për Konckën Shenjt – Ogur*
Mos t’u sostë kënga kurrë!

*Ogur = fat i mirë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KENGA E LISIT TE SHENTODHRIT

(Lisit më të moçëm e madhështor
të fshatit tim – KONCKË)

Të vështroj me mall, o lis.
Gjith’ kujtimet m’i xërris…!
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

Bëre, o lis, sua më vete.
S’ngjan me ca lisa skelete.
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

Shëndetin që më ke ti,
ta kish Nëna ZAGORI…
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

Ndërur degët anë pas ane.
Si shqiponja më vigane.
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

Hija jote – mrekullia,
ku vaponin bagëtia…
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.


Kisha e mbetur gërmadhë
të dha emër, fat të bardhë.
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.


Veç prej teje, lis o mbret,
tremben shtrëngatat, rrufet’!
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.


Nëpër degët gjethmbuluar
Cilët zogj s’kanë kënduar!
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

O lis me gëzime e derte,
ç’peshë vitesh mban mbi vete?
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.


Si Ante, o degëgjerë!
Ç’madhështi me ke përherë!
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KUMTE DASHURORE

AROMË VAJZËRORE:


ETJE

Ujë, dritë qëmton bima
ne vape.
Kërkon ajër bota
pa pushim.
Shpirti lyp veç këngë,
jo lëngatë.
Dashurinë…zemra
ka ushqim.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MATURI

Arrita në prill-majin
e moshës
Gjendem në senit.
Di t’ia zbuloj
pluset e minuset
botës…
Vendosa:
Dashurisë t’ia çel derën.
Le të hyjë (brenda meje)
qafuar me pranverën.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PAVDEKËSI

Të pavdekshëm – syt’ e mi,
gjersa mbajnë
brenda vetes
sytë e tu.
E pavdekshme – dashuria jonë
Gjithashtu.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NË PAÇIM

Mund të jem e jotja
një ditë
si flladitja në behar
apo
si prushi në janar.
Shoqi-shoqin në paçim
si drita në sy,
pendesë nuk do kemi
kurrsesi.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LODRA NË QIELL

Në ekran të qiellit
mblidhen e hapen retë.
Sa shfaqet Venera,
zhduket një Kometë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
HAPUR

Eja, eja, kapma llërën!
Mos më lër
në cak vetmie!
N’gjoksin tënd më ke
të tërën…
Tok të bredhim
nëpër yje.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TI, BILBIL!

Ti, bilbil, që rri mbi ftua,
Bilbileshës çfarë ì flet?
Ziliqare
më bën mua.
E kam mikun në kurbet…

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
FRYMËMARRJE

Për të mos e ndjerë
fillikat
veten,
e gjitha një ditë
do të të jepem…
Duke “firmosur”
ardhërinë;
në frmë të shoqi-shoqit
do marrim frymë…

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SIKUR

Siku të mos qante hidhur
shpirti ynë,
Sikur të mos ì lajmë sytë
me kokrra loti;
Sikur të mos mbetej brymë
mbi blerim;
Kështu do rreknim
të na shkonte moti…

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DËSHMITARËT

T’ì hedhim matanë
dhimbjet e kota.
Të grishim
më të ëmbëlat
psherëtima.
Për ne të dy
qofshin dëshmitarë
qielli dhe toka.
Ne lypim një dashuri
pa guricka e kthina.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NË TRI KOHË

(Mendësi femre)

Do të quhesha mëkatare
në tri kohë:
Edhe kur të t’ì kundërshtoja
Prerazi
dëshirat.
Edhe po të të dorëzohesha
pa përfillur ndjesirat…
Edhe… të heshtja fare…
Tri herë mëkatare.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DHURATË

Mblodha këngë
kanarinash.
Ndolla ngjyrat e ylberit
dhe aromë trëndafilash.
Po t’ì nis me flatra…
Merri!

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MOSPEZULLTI

Mos më lër
në gjendje të pesullt,
të lutem!
S’do ta duroja aspak
pritmërinë.
Në oazet e zemrës sate
pres të strukem;
vec te mos ndjehem
shkretëtirë.
Kur sinqeriteti veton,
edhe Sahara bleron.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
VOZITJE

Ja, pra,
zemrën ta fala.
Tashmë
më c’na mungon?
Doi ecim
nga të na shpjerë dallga,
apo
të dy
do qëndrojmë
në timon?

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ZHURITJE

Vendosa
puthjen
të ta nis
jo me tëkuq buzësh
si dikur…
Me n jë puthje-prush
në shteg të dashurisë.
Buzët e tua
të digjen zhur.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LOTËT

Ditëpërditë
në buzëmmbrëmje
nuk di
pse më njomen sytë.
Në shpirt më cel me dhimbje
një pikë lot’ ì xhevahirtë.
Loti ì mallit c’m’u gremis
mbi lotin e dashurisë…

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SË IKURI

Të isha bletë
krahëergjendtë,
do gjeja strehë
në një zarf.
Do të të hyja nën carcaf.
Do të të sëmboja
Përnjëmend.
Së ikuri…
do të të jepja
mjaltë…

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DRUAJTJE

Sepse druhem
ty zemrën të ta hap.
Ndoshta druhesh
edhe ti vetë.
Herë syri të shpërthen
si zambak.
Herë grilat e zemrës
ì mbyll shpejt.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 3]

Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons