Forumi Kuq E Zi
Deri ku arrin tradhëtia në dashuri? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Deri ku arrin tradhëtia në dashuri? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Deri ku arrin tradhëtia në dashuri? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Deri ku arrin tradhëtia në dashuri? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Tradhetia ne cift eshte nje dukuri, e cila lind kryesisht nen kornizen se nuk je duke perjetuar nje jete te lumtur ne cift....
Femrat e justifikojne tradhetine qe i bejne partnerit me pakenaqesine qe kane me te. Ne njefare menyre, tradhetia perkthehet keshtu si nje menyre per t'i rikthyer vetes te drejten per te qene i lumtur. Pasi, ne fund te fundit, ka kaluar tashme koha kur femrat duhet te duronin fatin e tyre deri ne fund te jetes dhe te sakrifikoheshin per burrin e vetem. Eshte edhe nje thenie e vjeter, qe pas disa vitesh qe rrine se bashku, femra arrin te kuptoje se nuk eshte me e lumtur dhe e kerkon qetesine e saj ne nje lidhje te re. Per kete arsye, ajo nuk e ndalon veten te hidhet ne krahet e dikujt tjeter.......

Por tradhetia mund te linde edhe si nje forme hakmarrjeje ndaj partnerit per te cilin merr vesh se te tradheton me dike tjeter dhe ne te tilla raste zgjedhin vellain, shefin apo mikun me te mire te partnerit apo partneres.....
Dhe sa me e perverse te jete kjo strategji hakmarrjeje, aq me shume vuajtje shkakton. Nderkaq, nje arsye tjeter e cila vlen me shume per tradhetine e femrave, eshte ajo qe keto te fundit kane gjithmone e me shume deshire te ndihen te deshiruara nga meshkujt.....
E nga ana tjeter, eshte nje nostalgji e brendshme per kohet e para te dashurise, atehere kur doje cdo gje prej tij apo prej saj, por qe tani nuk jane me. E ne te tilla kriza, kur ve re se nje koleg i zyres te sheh, atehere eshte momenti me i pershtatshem per te rene brenda ne kete katastrofe te re, e cila cila quhet "tradheti".


Arsyet qe çojne drejt tradhetise.....

1. Nje jete e pakenaqshme ne çift mes dy paleve..

2. Forme hakmarrjeje ndaj partnerit qe tradheton...

3. Deshire per t'u ndjere i deshiruar seksualisht...

4. Nostalgjia per kohet e para te dashurise..

5. Ka edhe dashuri te forta me shikim te pare...

6. Nevoja per pervoja te reja pas merzise ne shtrat.....

Gjithesesi sado llogjike ose te verteta te na duken keto fjale,kurre nuk do mundja ta justifikoja tradhetine!!

Po ju si mendoni?

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dashuri pa tradheti apo tradheti pa dashuri, eshte nje çeshtje qe ne te vertete duhet menduar mire kur te flasesh per te. Qe te flasi per tradhetine ne dashuri eshte e veshtire per ate qe e ka provuar e per ate qe nuk e ka provuar nuk eshte aspak e veshtire.

"Do te pranoja te mos ishte dashuria vetem tradhetia te mos ekzistonte"

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pse tradhetojne meshkujt dhe femrat?

Shoqëria shqiptare po ndeshet gjithnjë e më hapur me dukurinë e tradhtisë në çift, duke e konsideruar si një fenomen social jo aq tabu.
Sociologët zbulojnë mjaft prej shkaqeve të saj, një pjesë e të cilave të përbotshme. Ka shumë arsye pse partnerët në çift tradhtojnë. Disa në tradhti të lehta e të tjerë në tradhti dramatike.
Por si duhet kuptuar ajo? Si realitet i natyrshëm, si ilaç i dashurisë apo si disfatë personale?
Në mendjen dhe kulturën tonë tradhtia ka një ngarkesë negative: jo më kot Dante Aligeri në “Komedinë Hyjnore” i degdis dy tradhtarët Paolo dhe Francesca në rrethin e Ferrit.
Por megjithatë nuk është e thënë që tradhtia të jetë gjithmonë “negative”….Edhe pse statistikat tregojnë se mbi 70 për qind e njerëzve tradhtojnë, kjo mund të lexohet që “nëse nuk jemi ne personi që tradhton, atëherë është partneri ynë….”.
Midis pyetjeve të shumta që i janë bërë çifteve rreth faktorit kyç në një marrëdhënie dashurie, duket se përgjigja rezulton unike. Ajo është e njëjtë edhe pse njerëzit janë të karaktereve e të mendjeve të ndryshme. Besimi dhe të qenurit besnik.Kjo është ajo që kërkojnë partnerët nga njëri tjetri. Tradhtia është ana më e errët e çdo ndjenje dhe marrëdhënieje. Njësia matëse më delikate që shpreh vlerat e vërteta të një raporti.
Por sa e afërt dhe e largët është ajo, edhe kur partnerët mendohet të jenë në kushtet më ideale të një dashurie? Sa kërcënues duket faktori i pabesueshmërisë në situata më ç’komplekse dhe të kundërta dashurore? A shihen efekte pozitive përtej fenomenit “dramë”?
Cilat janë pistat në të cilat duket se marrin jetë tradhtitë e lehta apo problematike? Edhe pse fajësinë e merr vetëm njëri a është i vetmi që i duhet ta përballojë?
Janë këto shumë problematika që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me filozofinë e gjerë të tradhtisë. Arsye të shumta që çojnë në dilema të ndryshme.
Pasione, inate, hakmarrje, kërkim për vetëvlerësim, siguri dhe revoltë janë të gjitha këto komponentë të cilët duket se nxisin të njëjtin reaksion, tradhtinë.
Ana e errët e dashurisë
Tradhtia është ajo që shumë çifte duken se i tremben më shumë gjatë bashkëjetesës së tyre. Është ana më e erret e një raporti dashurie, duke pasuar dhembje, zhgënjim, vuajtje, frikë të vazhdueshme, humbje besimi, zemërim dhe ankth.
Ajo është cilësuar më të drejtë si mashtrimi më “perfekt” që të bëhet atëherë kur nuk e pret. Vjen papritur dhe pakuptuar në një mënyrë të frikshme dhe ikën me shumë gjurmë të thella në ndërgjegje, duke të vjedhur buzëqeshjen në mënyrën më të padrejtë.Është kostoja që paguan ironikisht. Ky është perceptimi që mund të përshkruhet rreth dramave të ndryshme që përjetohen çdo ditë midis shumë historive shqiptare.
Rrethanat mund të jenë të ndryshme por shpesh herë të paqarta. Një djalë rreth moshës 25 vjeç lidhet me një grua të martuar, kjo 31 vjeçe me 2 fëmijë. Deri këtu dikush mund të mendojë se të dy ata i lidh vetëm seksi, pasi s’duhet të ketë dashuri mes tyre, por çudia është se ky person ka një të dashur 21 vjeçe.
Në fakt këto janë histori që ndodhin çdo ditë. Janë histori ku të gjithë mund të gjejnë pak nga vetja dhe të kuptojnë se pavarësisht se lidhja e tyre duket se ecën mirë e shtruar, tradhtia mund të shfaqet kur nuk e pret dhe as e mendon.
Përse ndodh tradhtia?
Kjo është një ndër pyetjet përgjigja e së cilës është vërtet komplekse. Sigurisht që brenda mureve të errëta të dramës së paevitueshme duhet të ketë themele të forta për të arritur deri aty.
Sipas psikoanalistit të njohur Zigmund Froid, ajo që çon kryesisht në tradhti është monotonia që lind në një marrëdhënie të caktuar. Një çift edhe pse duket se ka një raport të mirë e pozitiv, shpesh herë ndihet se mungon dëshira për të provuar ndjesi të reja, për të thyer monotoninë mbizotëruese.
Ata që e marrin iniciativën më lehtë në këto lloj situatash duket se janë meshkujt. Kjo shpjegohet edhe me natyrën e tyre biologjike e psikologjike. Tek mashkulli është shumë e zhvilluar dëshira për të provuar ndjesi të shumta seksuale që në termat e mjekësisë përcaktohet me emrin “libido”, e thënë ndryshe “uri seksuale”.
Ndërsa tek femrat kjo lloj gjendjeje, është shumë më e kontrolluar. Ato janë disi më të vetpërmbajtura e më të “arsyeshme”. Prandaj ndodh që edhe pas shumë ndarjeve që mund të pësojnë të dyja palët si meshkujt apo femrat, shpeshherë, meshkujt e kanë më të lehtë të krijojnë një raport të ri. Ata janë më të lirë për të provuar emocione të reja.
Si pasojë adoptohen shumë lehtë ndaj aventurave të ndryshme që ndërmarrin. Një tjetër arsye që çon në fenomenin e padëshiruar është thjesht për hir të një dashurie apo pasioni më të fortë që lind.
Kjo zakonisht ndodh prej femrave të cilat nëse tradhtojnë e bëjnë sepse kanë gjetur një emocion tepër të fortë dhe bindës, pas të cilit do ishin të gatshme të paguanin me “çdo gjë”.
Madje edhe me humbjen e një raporti të gjatë dashurie që mund të kenë pasur. Ato arrijnë të zëvendësojnë më lehtë emocione, por vetëm në rastet kur kanë kuptuar se përjetojnë një emocion vërtet të fortë.
Me pak fjalë, në rastin e femrave tradhtia ndodh kur ato dashurojnë vërtet. Në emër të pasionit kanë “ngulur” një thikë pas shpine. Duket se kjo është me e fortë se ajo e meshkujve të cilët tradhtojnë, në kuptime më seksuale.
Megjithatë asgjë nuk është e prerë me thikë edhe pse këto mendohet të jenë rastet më tipike, midis shumë të tjerave, edhe pse sociologët të ndryshëm pohojnë se këto janë rastet kur tradhtia është më e vrazhdë e më goditëse.
Pasi tradhti të tjera të cilat mund të shihen në një sy më pak tragjik janë ato që ndodhin në situata disi më lehtësuese. Shpeshherë partnerët ndihen të pavlerësuar nga njëri tjetri. Ajo që duan dhe kërkojnë është pak më shumë stimë, vëmendje dhe besim vlerësues.
Pas debatesh të ndryshme ndodh që shumë prej partnerëve meshkuj apo femra, duket se kërkojnë një tjetër person i cili mund të jetë një dëgjues i mirë, qoftë edhe për pak kohë. Kjo përbën një tjetër arsye flagrante që çon në tradhti.
Pak a shumë kjo përngjason me një tjetër formë, atë të hakmarrjes. Në shumë raste ndodh që partnerët për arsye xhelozie, apo inate të papritura e të pakuptimta revoltohen aq shumë saqë do të mjaftonte një tjetër njëri për të nxjerrë dufin dhe inatin e fshehur. Sigurisht shpirti kërkon shpagim, por le të themi që kjo nuk është mënyra më e mirë për ta marrë atë.
Sepse dashurojmë një tjetër (30%)
Për të luftuar monotoninë, dëshira për pushtime të reja (22,6%)
Dëshira për të provuar eksperienca të ndryshme seksuale (19%)
Sepse ndihemi të pakënaqur nga partneri (15,3%)
Sepse ndihemi të pakënaqur nga jeta dhe duam një konfirmim (12,8)
Ndarje përgjegjësish
Receta e parë që do jepnim pas një fenomeni kaq të rëndë e të dhimbshëm do ish faji. I kujt është faji? Kush e bëri këtë gjë?Marrja e përgjegjësive pas akteve të tilla, që për hir të së vërtetës janë të shëmtuara, është një tjetër aspekt paksa i vështirë për t’u konsideruar. Faji, ashtu siç thuhet shpesh në biseda të përditshme, mbetet “jetim”.
Por nëse do flisnim për këtë lloj “meseleje” që ngatërrohen shumë elementë, individë, ndjenja e faktorë, subjekti është paksa më i ndërlikuar sa duket. Ashtu si edhe shumë arsye të çojnë në fenomenin në fjalë ashtu edhe shumë pasoja e shoqërojnë atë.
Nëse Arbri doli me shokët e tij për të dëfryer në një pasdite të diele, ishte sepse e dashura e tij nuk pranoi të dilte me të pasi impenjime të tjera ishin bërë më të rëndësishme për të. Duket se koha që Arbri kalonte me shoqërinë e tij ishte më madhe se ajo që kalonte me të dashurën.
Rastësisht ndodh që të gjendet me një nga ish miket e vjetra. Të njëjtën panoramë mund të tregonin edhe për shumë çifte të tjera, ashtu si për shembull për Anjezën me Klejdin. Historia e tyre ishte një histori e bukur por që ish bërë tepër inpasionante.
Pas disa muajsh të fejuar Anjeza kupton se nuk ndihej më e dashuruar. Ajo shprehet se bashkëjetesa ndryshoi gjithçka. Ashtu sikurse edhe Klejdi i cili filloi të ishte më dyshues, më i ftohtë, shumë ndryshe. Në këto lloj rrethanash ajo që kuptoi ishin ndjenjat që kishin lindur për shokun e saj të punës.
Në histori të ndryshme, po të hedhësh vëzhgime investiguese kupton se ftohja apo tradhtia lind mbi pista të forta, madje të qëndrueshme edhe pse të papranueshme si të ustifikueshme. Por duke analizuar historitë e lartpërmendura, duket se do ishte e padrejtë nëse fajësinë do e merrte vetëm njëri prej partnerëve.
Pasi akti drejt rrugës së shëmtuar duket se është performuar nga të dyja palët. Le të themi që një raport dashurie i ngjan një vallëzimi të bukur, apo një tangoje të thjeshtë.
Për të arritur një interpretim të mirë duhet vëmendje dhe pjesëmarrje në vallëzim nga të dyja palët. Në të kundërt ai nuk është më një vallëzim i realizuar.
Përtej efekteve anësore
Por midis ndjesive më negative që prodhon fenomeni i tradhtisë, mendohet gjithashtu se është fenomeni që e ka një anë tjetër të medaljes. E frikshme por e besueshme. Rrethanat që çojnë individë të ndryshëm në kryerjen e një drame të tillë janë nga më të larmishmet, ashtu siç i përmendëm më lart.
Por midis arsyeve më banale fshihen të vërteta çliruese që ndonjëherë janë të nevojshme. Ato janë edhe rastet më të mira të cilat ndonjëherë të bëjnë të kuptosh të vërteta triumfuese. Pas një tradhtie të rëndomtë apo jo të tillë, të ndodh të përshkosh ndjesi nga më të paparashikuarat.
Që nga kënaqësia e përjetuar, rigjetje e vetvetes, një aventurë e kërkuar, deri te vetëgjyqësia apo pendimi i rëndë. Është pikërisht kjo, ana e medaljes, që kushdo që e ka ndjerë ka kuptuar se jeta e tij ka marrë një tjetër kuptim. Pikërisht të ndodh që pas një tradhtie, të kuptosh ndjenjat e vërteta që ekzistojnë brenda teje.Arrin të kuptosh që prapaskena të tilla, të kanë përzgjedhur aktorin më të mirë të një historie të vërtetë dashurie. Ndoshta pas të tilla rrethanash njeriu kupton se pasioni i vërtetë është pasioni që ka provuar në dashurinë e tij. Është ajo dashuria për të cilën ia vlen të vazhdosh, ndoshta më me shumë vendosmëri, shpirt dhe brendi.
Në këto lloj rastesh gjithçka kuptohet se pas një akti, që edhe pse i shëmtuar në dukje, në depërtime të thella mbart vlera të vërteta shëruese. Ndaj më të drejtë mund të themi se tradhtia përpos efekteve negative, ndodh të shndërrohet si një kurues i një marrëdhënieje të caktuar e cila rilind falë efekteve të panjohura por ekzistente dhe pozitive.
Çfarë sugjerohet?
Ajo që sugjerojnë sociologët e ndryshëm është gjetja e një zgjidhjeje. Për të mbrojtur një raport nga vdekja e tij ka mënyra që mund ta mbajnë në jetë. Cilat janë ato? Si mund të shmanget tradhtia? Tradhtia është shumë flagrante dhe si e tillë shmangia saj rrallë ndodh.
Megjithatë ka dhe raste shprese. Një bisedë e hapur me partnerin duke i treguar gjithçka rreth ndjenjave të reja, do ishte ajo që sugjerohet nga shumë sociologë. Të flasësh për ndjenjat e reja është një ushtrim shumë i mirë për të çliruar nga mëkati “ndërgjegjen e vrarë”.
Pas një bisede mund të kuptohet nëse është ajo që kërkon vërtet apo ruajtja e raport të parë. Konsultimi me ekspertë martesorë është një mënyrë tjetër efikase që do të ndihmonte për mbrojtjen e lidhjes. Çfarë sugjerohet nëse “dëmi” është bërë?
E vështirë, por i riparueshëm. Duket se e njëjta pilulë sugjerohet. Pas një tradhtie të menduar apo ajo, të flasësh me partnerin është gjëja më e mirë që mund të bëhet. Edhe pse shumë do të mendonin shprehjen e famshme “pse të shkosh si cjapi te kasapi?”, ekzistojnë rrugë lehtësuese.
Duke folur në mënyrë të sinqertë, për pendim dhe breje ndërgjegje situata mund të shihet me sy më pak tragjik. Falje apo jo, përgjigja mbetet relative. Kjo varet se sa e përballueshme është tradhtia nga tjetri dhe i dëshirueshëm mund të jetë jetëgjatësia e raportit.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
nuk e di

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons