Ky disk do u shpjegojë alienëve se çfarë është njerëzimi
Përpara 36 vitesh, ekspertët e NASA-s ëndërronin që të zbulonin ndonjë qytetërim alien në hapësirë dhe të kontaktonin me ta.
Për këtë arsye ata dërguan sondën hapësinore “Vopyager 1” në një udhëtim pa mbarim.
Sonda kishte edhe një disk të artë, ku shpjegohej se si është jeta në Tokë.
Brenda në disk kishte përshëndetje nga 55 gjuhë të botës, muzikë nga Bethoveni, Bach dhe Chuck Berry, pamje nga Toka, madje edhe një udhëzim se si mund të përdoret disku.
Sot sonda që udhëton me 36 mijë kilometra në orë është më pranë objektivit se kurrë.
Ajo është larguar nga sistemi ynë diellor pasi ka bërë një rrugë prej 19 miliard kilometrash- që përkon me 124 herë largësinë nga Dielli në Tokë.
Dr. Paolo Ferri, i ESA thotë: “Asnjë anije hapësinore nuk ka shkuar kaq larg Tokës”.
Por tani NASA merr sinjale shumë të dobëta nga sonda dhe nuk dërgon dot urdhra.
Sondës 800 kilogramëshe i kanë mbaruar edhe bateritë atomike.
Dr. Ferri thotë: “Për fat të keq nuk do e marrim vesh kurrë nëse alienët e kanë gjetur sondën dhe diskun e artë”.