Forumi Kuq E Zi
DITËT TONA-CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DITËT TONA-CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
DITËT TONA-CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DITËT TONA-CIKËL POETIK NGA SHABAN CAKOLLI Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 2]

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
RRUGA JONË

Rruga jonë,rrugë e vështirë
në mendëjen tonë


Në shiqimet tona
terrim syshë




në sytë tanë
dëshira,me kufizim perdesh

shprehëjet tona
të zëra në fyt

në dashurinë tonë
vetëm emri yt

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DËSHIRA IME

Ti je dëshira ime
në çdo kënd
mbaj mallin tënd

Ti je dëshira ime
e çiltër
në çdo libër

Ti je dëshira ime
e mprehtë
në çdo rreth

Ti je dëshira
e shtigjeve të mia
në çdo rrugë

Ti më mënë dritë
në çdo mugë
kujdes,mos më bënë
ndonjë kurthë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DITËT TONA


Ditët tona
vjedhin kohët
herë ngrohët
herë ftohët

Nuk ndalen
ditët tona
herë të vyshkura
herë të njoma

Jetë e projektuar
herë këngë e gëzuar
herë shtatore
e rrëzuar


Herë plot vrull
e shëndet
herë plogështi
amulli e zbehtë

herë vendnumëro
herë,nisë
ose më mallko
ose,vish petkun e dashurisë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special

PËRSE MË RRI STRUKUR?

Përse më rri ashtu strukur
oj e bardha e bukur
më e bardhë se bora
provoj të tërheq
më ngrihet dora
Përse më dridhë tërmet
mallin tim të shenjtë
as nuk më pretas nuk më vret
jeta po më bëhet terr
ose më merr,ose më hedh
ndryshe vdes dy herë
e shpirti rrugë nuk merr
as në tokë,as në qiell.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KODI IM

Kodi im
nuk është,rrush vreshtës
në te përmbyllen
veprat e së vërtetës
pa ndershmëri
se gjenë kush
çelësin e tijë
dëshira ime
në te,të futesh ti.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ZJARR DASHURIE

Në çdo ind
në çdo fije
më djeg zjarr
dashurie

Nuk ha,nuk pi
jeta më është bërë
mugë
nuk flej,zgjuar rri
jam bërë si kaqubë

Në një këthinë
qëndroi si shkabë
vështroj në stufë
zjarri digjet flakë
e mora një grumbull prush
e mbylla në shuplakë
e shtrydha me mëllef
u shua,s´mbeti asnjë gacë

Eh,i bëra pyetëje vetës
e pyeta vetën vet
çfar krijese jam
që as zjarri s´më djeg?!

Më pas ashtu i zjarrt
ika rashë në shtrat
Ti kur më u kujtove
çdo ind më ndizej flakë
atëherë kuptova
vuajtëjet e mia
se më shumë se zjarri
të djeg dashuria.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Mendjeprishuri

Ti
moj qelbësirë
pse.qet parfum
mbi ndyrësirë?
Më kot
o,vepër vyshkur
Shpirti yt
është.oxhak
i ndryshkur.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Qëndresa
Fatin e pata të errët
shpresën të ndrydhur
portën të mbyllur
por,më mësoi jeta
dhe shtigje gjeta.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Si në lloz

Njeriu,i ri është
njëherë

dhe mendjen,leht
ia mbushë
edhe lajkatari
i duket mësues
të futë në skëterrë
ke rënë
në hundë e buzë.

Mos rri shtrirë
në trishtime
zgjohu,këndellu
rinia ime
mjeko,ato lëndime.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Acar gëlltitës

Acareve të egra
na mungonin trimat
S´di,nëse i ngrëren Qenët
apo egërsirat
unë them
kujdesë
nga kjo stinë
e pabesë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
dushmani
nuk u tremb nga Romani,as Veneciani
as turk Sulltani,as shkja dushmani

Na i pushtuan fusha
lumenjë e dete
na ndanë nëpër vilajete
mbi ne vërsulen,sulme e tërmete

Tokën tonë,donin të e sundonin vet
donin të na linin analfabet
pa pushtet
pa emër e identitet.

Shqiptarët u pushtuan
por nuk u nënshtruan kurrë
u betuan në zot
komb edhe Flamur.


Tytën ia zbrazën
pashait,krajlit,e bejt
në mbrojtëjen e atdheut
burra,gra, të moshuar e të ri
Sakrifikuan për një Shqipëri

E ngjyrën e gjakut
ia dhuruan dheut
Nuk lejuan të na rrëmbenin
Tokën e Skënderbeut

Të parët tanë
e bënë Shqipërinë
sakrifikuan jetëra
të na e sjellin Lirinë

Për të shejtën
jemi djegur e vra
ledhatoheshin pushtuesit
me Fuqitë e Mëdha
Me na nda e përqa


Shqiptarët trima,e mendjehollë
më 1912, mu më 28 nëntor
Lirisë i vuan kurorë
Në Sheshin e kuq në Vlorë

Shqiptari në çdo vis,thërriste shqiptarin
Pavarësisë të i shkruaj kalendarin
Së pari shpërtheu nga gëzimi
trimi,Isa Boletini

kaloj fusha ,dete,malin
të përgëzoi Ismajl Qemajlin
gëzimi e ndezi,sikur furrën
ra në gjunjë,puthi Flamurin
i dhanë besën,burri-burrit
se lëmë kombin,nën këmbë t´kaurrit

U shkri një Shekull
në kalendar
Shqipëri nënë e vjetër
jeton në dritë të bardhë

Shekulli vjetrohet
por të njomet gjaku
Shqipëri nënë e dashur
Liri të frymon pragu

Je më e bukura
në tërë dunjanë
gjithë shqiptarët
të kanë Nënë

Kah i kanë ndarë
me dhunë shqiptarët
kanë lindë,e lindin
Adem Jasharët
Lindin e vdesin,për nderë të kombit
Me bekimin e vendit,popullit dhe Zotit
Dy herë në histori u shkrua
28 nëntori i Kastriotit
Tani e ka radhën,nëntori i tretë
Ngado,ku i patëm të parët
Shqipëri do të jetë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
UNË JAM PAFAJSIA

(RAMUSH HAJRADINAJT)

Unë jam ky,
ju jeni drejtësia
ndrydhni e shtrydhni
Dosjet e mia
Unë jam pafajsia

Gjiri i popullit
më dha ngrohësi
unë jam shkëndijë
të drejtën e kam në shpirt
Frikën sé dijë

Nuk më trembet syri
nuk më dridhet buza
për shpifje e akuza



Padrejtësi e shtypje
kurrë nuk i deshta
kundër shtypjeve u ngjesha
qëndresë bëra nëpër kreshta

Unë isha UÇK
Dikush më pyet pse?
robërinë e kisha halë në sy
rrugëtoja për Liri

Ishim luftëtarë të mirë
vendin e bëmë të lirë
kur nisëm në vend ndryshime
barra ngarkuen mbi shpinën time

Por jo,nuk dua mjegull
unë vet drita jam
jam biri i paprekur
popullin me veti i kam

Kur më thërret drejtësia

pa hamendëje i rri pranë

nuk kam përse i përdridhem
vet drejtësia jam


Drejtësia mund të vonohet
por kurrë nuk të braktisë
Në njëqind vjetorin e pavarësisë
unë faqebardhë,ndrita,u bëra pishë

Sot me nëntorin njëzet e nëntë
Krenohu o Nënë

unë biri yt çelik
jam në gjirin tëndë
popullin e bëra fisnik

Më ndiqnin për ndonjë krrokamë korbi
që i vrau lakmia,më në fund i vrau Zoti
Por drejtësia mori vendim
të kthehem fytyrë ndritur,në gjirin e popullit tim

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
JE BËRË DRITË,RRUGËTON ME NE

(ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU)

Lindjen e pate me gëzime
e krisma pushke
jetën të vështirë e pate
por kurrë,nuk u kërruse.


Ec,e ec,nëpër furtunë
në fëmijëri,u bëre burrë
kur dritën donin të na e shuanin
regjimi pushtues
u bëre mësues.

Çdo ind e shkrive
me mund,përë këtë vend
u përballe,para hordhive
me shpiert e me penë.

Vuajtëjet,shqiptarisht
vendimet,mençurisht
i shquar për kuvend
i zdërvjellur në letër
e penë
BACA ADEM



I dashur
ia kaloje çdo miku
i kalitur
O burrë Gjurgjeviku.

Kombin,shumë e doje
sa bukur i vargëroje
"Krenari e Pikëllimin"
Sikur të e vargëroje me Naimin
"Lulja la Lulishtën"
Sikur të e vargëroje me Fishtën.



Për kujtim,së fundi na e fale
përmbledhëjen "Përballje"
Një mbishkrim në te,na mbeti brengë
"Kujtojeni Bacën Adem,kur më nuk do të jenë"!

E me atë brengë,errëm e ngrysem
në vegim i shoh:Ademin e Fishtën
nën një fryt ulliri
i shoqëron Naimi
me një dritë qiriri.


Shkruajnë,ligjërojnë
i bëjnë lutje Zotit
për të mirat
e Atdheut dhe kombit.


I dashur vëlla
i çmuar mik
u shëndrove në dritë
ndriqove rrugën
të rrugëtojnë breznitë.


Të jetojnë veprat
të jetojnë fjalët
Baca përtrihet
Baca ringjallet
te çdo shqiptarë
me zemër miku
jeton i gjallë
ADEM GJURGJEVIKU.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
simbol Qendrese
(Metush Krasniqit)
M-endjendritur
E-tje kishe për Liri

T-rim kundër armikut
U-rtësi për vegjëli

SH-qiptarisht i ngritur


K-ryengritëjen
R-astësisht nuk e nise
A-shtu e kërkonte koha
S-llavia tërbuar ishte
N-uk u trembe,nuk u kërruse kurrë
I-she i pa lëkundur
Q-elitë nuk të dobësuan
I-she dhe mbete burrë

D-ashuri kishe
A-tdheun
J-asht i the sllavisë
K-y dhe është shqiptarë
O-Flamurtarë
F-orcove rininë të ngjeshej

C-ili si ti?
I-shte i pavdekshëm..

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
QËNDRESA
(BACË ADEM DEMAQIT)

Unë jam qëndresa
me vepër e emër
jam nisur të shënoj kthesa
Armiku është kalbur në zemër.

A-tdhe janë trojet dhe njerëzit e mijë
Deshëm dhe duam Liri
E morët me padrejtësi
Mundës do të jeni gjithnjë

Den baba den
E jona ishte kjo tokë
Më kot korbat i bjen
A tdheu është arma më e fortë
Qëndresen dot nuk na e merr
Ishe dhe mbetesh,kriminel...

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Poezi kushtuar(Ibrahim Ibishit)
Ligjërojnë Bilbilat

Ligjërojnë bilbilat,ngrohë një rreze diell
Do vargje t´poetit,pë r"Varrin në qiell."

Ligjërojnë bilbilat,unë fort u përula
vargjet e poetit"Shiu për këpurdha"
Ligjërojnë bilbilat,mbi pallat t´Rinisë
vargjet e poetit"Kshtjella e vetmisë"

Ligjërojnë bilbilat,tunden fusha e male
vargjet e poetit"Trandofil në varre"
Ligjërojnë bilbilat,në freskinë e verës
për një"Kaqurrele që vrapon pas erës"
Ligjërojnë bilbilat,malli se ç´na ngriu
vargjet e poetit"Për një Baladë Shiu"
Ligjërojnë bilbilat,me za të kushtrimit
vargjet e poetit"Magjia e Shkrimit"

Pena e poetit,k´to vargje ka çpikë
e patëm mësues,poet dhe kritik
Ibrahim Ibishin,ma të mirin mik
Vargu përcjell vargun,nji poemë e gjatë
nvendlindje t´poetit n´fshatin Kremenatë
zbresin këto vargje,nga vendi që e rriti
nguliten në faqe t´revistës Nositi
Ishpalosë kujdesshëm kjo Dardana nanë
krijuesit e shquar ,atje në Gjilan
vargu përcjell vargun,sikur riga shiut

n´Árs Klubin letrar të Beqir Musliut

prej atje nuk ndalet,ndritet fort si pishë
e ligjërojnë nxënësit n´shkolla t´Hajvalisë
në klube e shkolla,në Lidhje shkrimtarësh
buron n´trojet tona,ku jetojnë shqiptarët

Ligjërojnë bilbilat,fluturojnë për re
Ibrahim Ibishi ma nuk është me ne
Jeta është si hije,që shpejt përendon
je yll letërsie,ty vepra t´jeton.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NDARJA

Grumbuj kujtimesh
rrjedhin neper mote,
prej zemres sime
deri te zemra jote.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
I PA EPUR
Dyzet pranvera
ditelindja ime
jeta me vdekjen
ne dy luftime
dhe ne mos e befsha
nje dite me shume
qelbesires,si them dot
parfum.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PLAGË
Katerciperisht
i semure shpirterisht
molla piqet ne gemb
malli pikon ne zemer.

Koha hecen
malli vendnumeron
vjen vjeshta
molla pikon.

Shpirti plot plage
shkon dimri,vjen pranvera
kopshti gufon e yshtet
zemra lengon e ndryshket.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ATY RRON VEQ NËNA

Nen pullaze te vjetruara
vende,vende leshojne piken
E vetmuar rron veq nena
Jeten e shoqeron me friken.

Hedh shikim nga ara e bukes
peprplot eshte mbushur kaçuba
e vetmuar rri prane stufes
padjema,pa çupa.

Rron me shprese ne tue naprite
numeron ditet epleqerise
i thote zemres duro
Jeta behet domosdo.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KAM NJË PLAGË

KAM NJË PLAGË
QË MË DJEG FLAKË
DHEMBJE QË MË ZGJON
NGA GJUMI
SI ME NJË USHTIMË LUMI
TEK VËRSHON NË KËTË ANË
PËR TY DARDANË.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NË UDHËKRYQ
Ketej vihet
andej shkohet
rruget tona
s´mund te ritakohen.

Ne brendi
shpalos kujtimin

tendin dhe timin
i vogel eshte hapi im
pafund
veç mall e trishtim.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DARDANIA
Trupin ne vale
emrin ne flake
Dardania Plake.
Ne vale-nuk mbytet
ne flake-nuk kallet
jeton-nuk ndalet.
Ne gjak-ujitur
plagosur ne zemer
prap jeton-ka emer.

Erdhi neper furtune
trupin-flori
emrin-LIRI.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MOS RËNKO
Renkimi s´ndihmon dot
vetem te bene te mjere
keto troje kane zot
s´ju barten shkembijt ne ere
Andaj keto nuk duan renkese
se nder shekuj u mesuan,me qendrese
dhe me kot e ke
po s´u betove ne kete Dhe
e dheu,nuk duron qyqare
po e mbajte te mbane.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Sa te dua KOSOVË

Sa te dua Kosove
edhe pse na ndane
kjo largesi
sikur te behesha Shqiponje
ne tjeter çerdhe s´isha hy.

Je per mua dhe i dashur
tjeter ne bote nuk kam pelqyar
nen nje shkurre,isha perplasur
shpiertin tim per ta ushqyar.

Foleja ime
larg mendejes mos me qit
ne çerdhen tende
mungon zogu yt.

Nuk te harroj
po te perbehem
me ndriqo shtegun
qe te mund te kthehem.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
POET ME IDENTITET
Ec,e ec me dhembjen
në gji
nëpër poezi
se ndalën vapë,furtunë as dimra
rrugëtoi Podrimja.
Me plot atdhedashuri
me zjarrin në gji
nëpër diplomaci plehërash
Kosovës i dha identitet
e sistem vlerash.
Me dashuri në shpirt
penë e letër në dorë
i tha kohës së ligë
ja ku jam”Unë Biri yt Kosovë”
Kohës së ligë i tha me zë
Qençe nuk jetohet më
Vitet kalonin
Podrimja gjëthnjë i ri
gjëthnjë në shërbim
për Kosovë e Shqipëri
fe dhe parti,i shkriu në poezi.
Tha:Krejt çka duhej thënë
shkrou:çka duhej të shkruhej
vdekjes nuk i druhej
Tokë me nda nuk kam
është e Kosovë nënës
hasmi në rrotë të samës
Biri i poezisë
në shërbim të shqiptarisë
e shkriu nga zemra
mjeshtërisht ia dha brumin
ndërtoj kryeveprën”Lum-Lumin”
Penën e pate
jetë edhe pallë
gjëthmonë mbetesh gjallë
veq se më pushtoi
ky malli sot
po të përbejë në të madhin Zot
mos ta bëjë rëndë
po derdha ndonjë lot?
Në krye të detyrës
or miku i vjetër
shtatin në Mal Ladove
Lumin kryevepër
na dhe identitet.vlera e kulturë
vdekjen kurrë se njohe
as nuk do të vdesish kurrë…

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TRIBUNIT
(Ramiz Cërrnicës)

Njëherë flet burri
"Ja vdekje,ja "Liri"
kohët e ogurit
s´të lenin vend në histori
Se shkruhej një histori erërash
ku futeshin figura plehërash
Histori me tragjedi të mëdha
Shqiptarët me i zhdukë e me i përça
Ti o tribun me guxim
demaskove tradhëtinë
rishkrove historinë.
Demaskove plojen
gjenocidiale
që bëhej kundër shqiptarëve
Në momentin e vendosjeve
të vendimeve të mëdha
Prej sërbit,guximshëm je nda
Uluruesëve me guxim
bindshëm u pate thënë
Serbinë e kemi njerkë
Shqipërinë e kemi nënë
Po,sepse ishe i dijshëm
plot trimëri e zemër
Planet ua pate prishur
Atyre që na donin
pa vend,pa histori,pa emër
Shpërtheve në foltore
plot guxim ,o burrë
s´lejoj ricoptime
kujt si bëhem urë
Me Shqipërin PO
me Sërbinë jo kurrë
E,bishat u ndien të ngrira
Të futën në grilla
Por nuk të ligën kurrë
as burgje,as llogore
Se edhe nga burgjet
në zemër të popullit fole
Ti,tribun i pamposhtur
i masës popullore
Nga qëllimi i pandarë
Simbol i bashkimit kombëtarë
Biri i Cërrnicës së Gjilanit
mbete në gjak të pastër
të çdo shqiptarit
Trimat e kohërat
i brumose në damarë
Për Bashkimin Kombëtarë
Qëndresë
në kauzën tonë kombëtare
Udhërrëfyes i Shqiptarëve
në Shekullin e Pavarësisë
U bëre Piramidë e historisë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
POEMA E NDËRRIMIT TË VITEVE

Shkon një vit
e vjen një tjetër
ne jetojmë
me avaz të vjetër
asnjëri të mirë s´na pruni
kërkojmë punë,nuk gjejmë gjë kundi
Kot po rrijmë,po s´na zë gjumi
na u ka krrebë,barku prej uni
Jemi rrudhë si petët e piteve
tue pritë lëmoshë,në ndërrim të viteve
Viti plak,veç po çalon
e theu qafën e po shkon
plot hajni,e korupcion
Mezi i shkreti,po e bartë thesin
e pat ngrënë fort"Plazma Keksin"
Herë me tánët,herë me Euleksin
Le të shkon,he e lëshoftë toka
Plak si ai,mos na shkeli nga porta
Mirë se vjen ,o Viti i Ri
Lutemi të mos i ngjash atijë
Dhe eja,po eja me këthesa
për ty po luten shumë shpresa
Të na ndritësh,bardh si drita
Mos u ndiko,nga Politika
Se këtu babush në mes nesh
Politika është bërë lesh
Rrijmë në kolltuqe,me kravata
Na u është mbushë vendi barikada
Kujdes të lutem babush
se këtu leht,të mashtron ndokush
Me të ftuar nëpër pallate
të shtrojnë dreka,të qesin kafe
Pak më larg kokën me e ngre
sheh fëmijë,pa kulm,pa strehë
Do i kanë faqet kuq si molla
do s´kanë këpuca,as pantolla
disa rrojnë në pallat të bardhë
Në Prishtinë rrugët me plot lypsarë

Disa flejnë në gjokse të perrinave
disa kërkojnë,në shporta të mbeturinave
disa rrijnë në kafene
disa nuk kanë bukë me çka me ble
Disa flasin shumë për ligjin
sa të vëjnë maskën,ia mbledhin gishtin
Ne e kemi një merak
na ndihmo,o Baba Plak
Se mjaft rrugëve jemi lazdrue
Tani kemë nevojë me punue

Jemi lodhur,tue plaçkitë natën
Duam me djersë,të fitojmë kafshatën
Na shkoj jeta,copa-copa
Vizitoj babush do porta
Aty zhagas po bartet droga
Jo shumë rrallë,po na vjen puna
humbasin koka,s´ju gjindet gjurma
Si me thënë?Mozomakeq
Ditën engjuj,natën dreq
na e kanë futë kokën në thes
se kthen syrin,kush prej nesh
S´kanë fëmijët me çka shkojnë të shkolla
me karroca,në treg bartin molla
Vijnë do na flasin but dhe ëmbël
sa t´na e kthejnë shpinën,na e luajn Nënën
Te ne ka humbë krejt marifeti
gjithësecili kërrabë për veti
Më shumë në terr po na lë KEKU
jemi bërë sikur statujë
njëherë në javë,na japin ujë
Me folë me zë,po na kërcnohen
mos me folë,nuk po durohen

Ndoshta të lodha,more babush
Me ty fola,mos të e dijë kush
Qe një vit të presim ty
me na ardhë me energji
Po ta japim ty kuvendin
veç mundohu pak ndreqe rendin
Jemi të urtër nuk kërkojmë shumë
Secili duam ngapak punë
Qoftë të rënda,qoftë të lehta
se pa punë krejt na shkoi jeta
S´bëjmë kërkesa çka teprohen
Duam fëmijët të na shkollohen
Ngapak shpresat me na i ndritë
Duam bukë,ujë edhe dritë
dhe ngapak remont shtëpitë
S´jemi shumë,jem dy milion
Te ne bota po huazon
shiqo rendin pak si po shkon
derdhen kasat e shkojnë n´hamam
Ti babush,pak mbaje rendin
më pas të mirat ngarendin
Të dëshirojmë fat e shëndet
po të falim gjithë nga një vjet
Si na shkoftë ne puna mbarë
gjitha me zemër të qofshin falë
Nëse sillesh si plaku që shkoj
ka me u ba populli rasoj
më s´duron se shumë duroj....

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SHEKULLI S´NA BASHKOI

U shkri një shekull
në kalendar
Shqipëri nënë e vjetër
bijët të mbetën të ndarë

Shekulli vjetrohet
po njomet gjaku
Shqipëri Nënë e dashur
ofroj djemat pranë pragu

Të parët tanë
e bënë Shqipërinë
në mes hyri mortaja
na e ndau vëllazërinë


Prandaj thirri gjithë kah janë
mos të i merr i huaj nënë këmbë
Je më e bukura në gjithë dynjanë
Gjithë shqiptarët të kanë nënë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NË KËTË BOTË

Kupë qielli
e rruzull toke
sa mirë i krijove
O,Madhështia jote

Të mbretëroi drejtësia
puna,lumturia,jeta
Asgjë nuk krijove
nga urrejtëja

Po,urryesit
erdhën vet
e bënë shekullin,tërmet
më në fund
e thyan qafën e vet.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons