BABAIT - TI KRENARIA E SHTIGJEVE TE JETËS
E
heshtur qëndroj pranë dritares! Hedh shikimin dhe mijëra mendime më
shkojnë vërdallë! Një mister dhembjeje në kraharor më ndizet si vullkan,
kur shikoj se jashtë fillon te bjerë shi!
- Renkoj se ty te lag baba !
Kam
menduar shumë per ty! Dhe ndjehem e pikëlluar ! Ndjehem e ngarkuar mall
e dashuri per ty, pikërisht çdo çast , edhe keto ditë te përvjetorit të
pestë ! Baba! Të them se më mungon shumë!Shumë ! .
Sa
mendime me vijnë ne kokë dhe më sillen rrotull! Dua të gjitha të t'i
them! Të të tregoj per planet, suksesin, zhvillimin! Dua të të flas per
gëzimin që më ka mërguar qysh kur u ndave ti nga jeta! Në vend të tij,
ka shtrirë përmasat pikëllimi ! Eshte kujtimi për Ty Baba!
Sa
herë më bëhet se hyn ne derë me buzqeshjen tende ! Të degjoj
trokëllimat ashtu si ecje i qetë! Dhe përpiqem te dal shpejt e shpejt
përpara e të të perqafoj! Por, kot ! Se ty qe diten qe vdiqe nuk te
pashë kurre !Tash edhe pas varganit te madh te lotëve e kuptoj se mbetem duke
pritur ne heshtje! E di mirë se nuk do te gjej! Dhe serish bijë në
pikëllime dhe qajë me dënesë duke klithur :
- O
perëndi ! Perse ... perse e rrembeve babain tim dhe e ndave në kohën kur
ma shumë na duhej ! Në kohën kur e kuptova se eshte shumë i nevojshëm
per ne dhe unë shumë e doja!
Sot je shumë larg
meje Baba! Më bëhet se u shkëpute si meteor dhe shkove te bësh nje vend
në përjetësinë e kujtimeve! Sa deshiroj të të shterngoj doren tende ,dhe
te ulemi bashkë me ty ! Dhe të kuvendonim e te gezoheshim bashke! Por
ti edhe nga fotoja ku te shikoj, nuk ma the asnje fjalë me gojë !Por, ti
me heshtje me thua gjithcka! Me zemer më flet, e di!
Ne
fakt , ti baba je kthyer i padukshëm dhe gjithmonë je me mua! Por, unë
ndjej ankth nga kjo largesi dhe po te mundja ne ketë moment do te isha
ne krahun tend ,te te thosha se është shumë e rendesishme per mua, të të
kisha një çast! Se te desha, dhe te dua shumëBaba! Edhe në këto çaste të këtij përvjetori, është hapur
kaptina e re e mallit! E ndjej se vuaj shumë ! Vdekja jote akoma e
ftohte derdhet dhe me ndez dhembjen ne shpirt! Ah! Si nuk je me ne! Tani
që nuk je mos më thuaj të mos qaj se kam shumë nevojë te shfryjë atë llavë të vullkanit qe ndizet nga mungesa qe e ndjej per Ty! Se kam nevojë per ty ..
Sa
isha e lumtur kur të shihja perditë! Ishe pasqyrim i imi! Ashtu kanë
mbetur sytë e tu , zeri , hapat tek ecje oborrit e kur hyje ne shtëpi!
Akoma i ndjej por , ty ,nuk shoh dot!Edhepse, per orë e çat të dëgjoj
tek shqipton emrin tim!
Baba! Të them dhe këtë,
dhe, dije se edhe unë jam krenare që isha bija jote! Tash, ne qoftëse e
lexon ketë leter , kuptoje se çdo shkronjë është nje lot, çdo fjalë një
lumë, çdo fjali një detë. Dhe letra eshtë bërë oqeani i pikëllimit tim,
për Ty! Baba, ti frymëmarra e dashurisë sime . Ti krenaria e shtigjeve
te jetës !
Tash , po e permbyll me dëshirën të prehesh në qetësi i dashuri im baba...!