Forumi Kuq E Zi
Një marifet i policisë gjobë-vënëse në rrugën Lushnjë-Fier Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Një marifet i policisë gjobë-vënëse në rrugën Lushnjë-Fier Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Një marifet i policisë gjobë-vënëse në rrugën Lushnjë-Fier Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Një marifet i policisë gjobë-vënëse në rrugën Lushnjë-Fier Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Çdo ditë ne rrugët tona ndodhin aksidente të shumta për faj të shpejtësisë të automjeteve. Është më se e kuptueshme që është faji i shoferëve tanë, të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe për këtë duhet të ndëshkohen. Por ndëshkimi nuk duhet të jetë në mënyrë selektive dhe duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, ndryshe nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar për shoqërinë.

Fenomeni, me të cilin po përballen shoferët e automjeteve të cilët qarkullojnë në aksin rrugor Lushnje – Fier është krejt i kundërt. Është për t‘u habitur me faktin që autoritete, të cilat duhet të mbrojnë ligjin po e thyejnë hapur atë. Për të rritur transparencën me publikun dhe efiçencën e punës, policia rrugore është pasjisur me radarë me kamerë, të cilët fotografojnë automjetet duke shënuar shpejtësinë. Pajisjet e reja në parim janë shumë efikase dhe të sakta, pasi përbëjnë një provë e cila evidenton të dhëna të sakta dhe paraqet qartë shpejtësinë e automjetit në një moment te caktuar. Procedura është e thjeshtë:

Aparati montohet në një automjet të parkuar anës rrugës (i cili në të shumtën e rasteve nuk është i pajisur me targa) dhe fotografon çdo makinë që kalon. Në fotografi paraqitet qartë dhe shpejtësia dhe targa e automjetit që kalon në aksin rrugor. Një grup Task Force i përbërë nga policë të qarkut të Fierit qëndron disa km më tutje duke ndaluar të gjitha automjetet për tejkalim shpejtësie të cilët sinjalizohen për shpejtesi tej normave të lejuara.

Kur kalon pranë grupit të Task Force-ës vihen re shumë qytetarë të irrituar të cilët ballafaqohen me policinë duke argumentuar se nuk kanë qenë me atë shpejtësi që tregon radari. Në fund të fundit është fjala e shoferit te automjetit kundër fotografisë së aparatit. Kuptohet që aparati fiton në çdo rast përveçse kur faktori mik hyn në lojë. Çuditërisht të gjithë shoferët kapen me rreth 20-30 km/orë mbi çfarë argumentojnë se kanë qenë. Kjo është për të qeshur deri në rastin kur të ndodh personalisht. Përgjigjja është e thjeshtë: radari është i graduar që të tregojë me nga 20 deri në 30 km/orë mbi shpejtësinë reale të automjetit. Si më sipër, edhe duke qenë brenda normave të lejuara të kufirit të shpejtësisë mbetet fjala e shoferit kundrejt fotografisë së aparatit dhe gjoba duke filluar nga minimuni 6 mijë lekë dhe heqja e patentës është e sigurt. Një mënyrë e mirë për mbushur arkat e policisë rrugore dhe për të ulur trafikun.

Zgjidhja është e thjeshtë: ose do kalohet në komision; i cili në sajë të provave të aparatit do gjykojë që shkelja është e dukshme dhe do përballesh me përbuzjen dhe talljet e komisionit, gjobën si dhe me dënimin e heqjes së patentës, ose do paguash në mënyrë të kripur personin që është tek radari dhe këtu përflitet për shuma që shkojnë deri në 50 – 100 Euro. Në fund të fundit ka persona që fitojnë bukën e gojës nga ajo patentë.

Lidhur me sa më sipër mund të pyesni jo vetëm të gjithë shoferët që përshkrojnë atë aks rrugor në mënyrë të vazhdueshme por edhe qytetarë të thjeshtë të cilët kanë qenë subjekt i këtij fenomeni. Zgjidhja që kanë menduar shoferët e taksive është përshkrimi i këtij aksi rrugor me jo më shumë se 60 – 70 km/orë, pasi heqja e patentës u kushton jetesën e përditshme. Gjithsesi disa prej tyre e kanë pësuar.

Shpresoj që shqetësimi im most e shkojë në një vesh të shurdhët e të merret në konsideratë. /infoshqip/

Një marifet i policisë gjobë-vënëse në rrugën Lushnjë-Fier Police-manual-radar

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
ehhh mafiozettt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons