Sallate “Horatiki” dhe limonate me agrume
September 8, 2008 in creative, flash, food, healthy, kitchen art, life style, mediterranean, photography, traditional, veggie | 2 comments
SALLATA HORATIKI
Sot po ju pershkruaj çfare hengra mbreme per darke pasi mua per vete me pelqeu.Meqe nuk e kam gatuar une , receta do ju jepet “me sy” Sallata “Horatiki” eshte nje lloj sallate greke.
Permbajtja :
domate qershi te prera ne copa jo shume te vogla,
kastravec i prere jo fare imet,
djathe kaçkavall i bute i prere ne copa te vogla
djathe i bardhe i prere ne copa te vogla
nje grusht me rukola e prere imet
1 spec jeshil i prere imet
copa buke te thekura dhe te vajisura me vaj ulliri,kripe dhe ereza (ato qe hengra une ishin dhe me arome hudhrash ;ne nje rast te tille mund te perdorni fare mire “Bake Rolls” per kete sallate)
vaj ulliri,
lengu i nje limoni
kripe,
1/2 luge gjelle valanidh
Perzijini keto te tera me njera tjetren dhe ne fund zbukurojeni dhe me kaçkavall te grire dhe sallata eshte gati.
LIMONATA ME AGRUME DHE MENTE
Kjo limonata ishte fantastike fare, me pelqeu aq shume sa qe jam gati ta bej perdite dhe ne çdo moment
Limonata behet me lengun e agrumeve te ndryshme (limon,portokall,mandarine,limon jeshil perveç qitros jo sepse i jep idhtesi).Pergatiteni siç pergatisni limonaten e zakonshme duke perdorur lengun e te tera agrumeve dhe duke i shtuar sheqer sipas deshires suaj.Pa harruar qe ne fillim ti hidhni nja 3-4 gjethe menteje te fresket.Do ti jape nje shije te mrekullueshme!!
Ju befshin mire te dyja!
Menuja e dites
September 3, 2008 in food, life style, mediterranean, photography, traditional | 8 comments
Sot ma paska qejfi me ngrene ne menyre tradicionale ndaj po ja fus me nje groshe, tarator dhe ide per fruta.Vertet shume e ditur dhe e perdorur ehte grosha per shqiptaret por ama edhe menyrat e pergatitjes se saj jane te ndryshe.Dikush e do te holle,dikush te trashe ,dikush me mish,dikush me spec,ketu e bejne dhe me pasterma dhe ne mjaft menyra te tjera qe mua nuk me vijne nder mend he per he.Nese do te pyetesha une, do te thoja se me pelqen grosha e trashe.Per ata qe nuk dine ta gatuajne groshen ja dhe nje recete e thjeshte:
Per 4-5 veta
300 gr fasule
1 qepe e madhe
2 domate
1 luge salce domateje
6 luge gjelle vaj /ose vaj ulliri
uje me sy
2 luge çaji kripe
Vijini fasulet te ziejne.Pasi te zien nderrojani ujin dhe vijini te zihen serish ne zjarr te ulet.Nga ana tjeter pritini qepet dhe domatet si per gjelle dhe shtojini keto te fundit siper fasuleve duke shtuar dhe vajin,salcen.Me tej lijeni te zihet ne zjarr te ulet duke ja shtuar ujin fasuleve nese kane nevoje.Ne fund fare shtojini dhe kripen (jo qe ne fillim se ngadaleson zierjen e fasuleve).
Per taratorin ju duhen:
1 kastravec i grire ne rende
200 gr kos
nje luge embelsire nenexhik
1 luge vaj ulliri
2 thelbinj te grire hudhrash
pakez borzilok i grire
Te tera asortimentet perzihen me njera tjetren dhe taratorin e keni gati.Ju befshin mire.
Per fruta une sot zgjodha idet te cilat mund ti gjeni ne kete kohe fare lehte.Ju befshin mire te gjitha!