Femrat dëshirojnë mashkullin i cili ka rrogë të mirë, vozit Audi, pi birrë, ka trup të shkëlqyeshëm, nuk është vegjetarian, ka ndjenjë të mprehtë të modës, ndërsa familjen e ka në rend të parë.
Femrat dëshirojnë mashkullin i cili nuk frikësohet të qajë, është në formë të mirë, ka qëndrim, ka ndjenjë të mprehtë të modës dhe në mënyrë të shkëlqyeshme gjendet në riparimet shtëpiake.
Mashkulli i përkryer ka rrogë të mirë, vozit Audi dhe pi birrë, ka treguar hulumtimi i zinxhirit tregtar britanik, Austin Reed në 2000 britanikë. Ky mashkull ka edhe ndjenjë të theksuar për modë, trup të shkëlqyeshëm, flokët e zinj të shkurtër dhe fytyrë të rruar, nuk është vegjetarian dhe di të gjendet mirë me riparimet në shtëpi, shkruan Huffington Post. Di të vozisë biçikletën dhe di të notojë, ka rrogë të mirë, ndërsa familjen e ka në rend të parë.
Gati 86 për qind e femrave dëshiron një mashkull i cili rregullisht dëgjohet me nënën dhe nuk frikësohet të lëshojë ca pika loti gjatë një filmi të prekshëm, derisa 43 për qind e tyre më shumë pëlqejnë ata që dinë të bëjnë shaka.
“Femrat kanë pritje të mëdha nga mashkulli i përkryer. Më e rëndësishme është mënyra me të cilën mashkulli prezantohet, por edhe pse nuk dëshirojnë një tip shumë të grimosur, për pjesëtarët e gjinisë së bukur është e rëndësishme që t'i përcjellin pak trendet”, thekson zëdhënësi, Austin Reed. /Telegrafi/