Forumi Kuq E Zi
Dyfishohet numri i të infektuarve me HIV-Aids Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dyfishohet numri i të infektuarve me HIV-Aids Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Dyfishohet numri i të infektuarve me HIV-Aids Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dyfishohet numri i të infektuarve me HIV-Aids Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dyfishohet numri i të infektuarve me HIV-Aids HIV-AIDS_blocks
Në prag të 1 dhjetorit, ditës së luftës kundër Sidës, grupi për përkrahjen e personave të infektuar me këtë virus konstaton se paragjykimet nuk janë kapërcyer. Grupi “Së bashku jemi më të fuqishëm”, paraqiti të dhëna, se numri i të infektuarve me HIV është dyfishuar këtë vit. Në vitin 2012 janë zbuluar 20 raste të reja, ndërsa sipas autoriteteve, situata bëhet më dramatike nga refuzimi i shërbimeve mjekësore ndaj tyre. Grupi kërkoi më shumë para nga Ministria e Shëndetësisë, për terapi ndaj kësaj kategorie. Grupi kërkoi 30 milion denarë, dhe jo vetëm 3 milion sa janë ndarë deri më tani.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Aktualisht në Shqiperi SIDA ka një prevalencë të ulët, pasi deri më tani
janë konstatuar vetëm 379 persona të infektuar nga HIV/AIDS. Por,
specialistët vënë në dukje se numri i personave të infektuar po rritet
vit pas viti. Sepse vetëm për këtë vit janë raportuar 55 raste të reja
me HIV, ndërkohë që vitet e mëparshme numri ka qenë më i ulët. Gjithsesi
mendohet se ka një numër shumë të madh të rasteve të padiagnostikuara.
21 femije te prekur


Shqipëri janë shtuar 55 raste të reja më HIV/AIDS, 2 prej te cileve
femije te vegjel. Konfirmimi u bë sot nga Shoqata e personave të prekur
me HIV/AIDS në Shqipëri e mbledhur me rastin e Ditës Botërore të luftës
kunder HIV/AIDS. Sipas të njëjtave burime mësohet se në Shqipëri janë
379 persontë prekur me sëmundjen e pashërueshme mes të cilëve 21 janë fëmijë, 2
raste prej të cilëve u mësuan vetëm brenda këtij viti. Shumica prej
fëmijëve ka lindur me sëmundjen nga prindërit e prekur nga virusi.
Brenda vitit 2009 nga SIDA kanë gjetur vdekjen 2 persona.

Por,
përvec sëmundjes që u rrezikon jetën dhe persekutimit që u bëhet në
jetën e përditshme, anëtarët e Shoqatës, shprehen se shqetësues për të
infektuarit me virus, është jokorrektësia e mjekëve. “Mjekët nuk janë
korrektë. Shpesh ka ndërprerje medikamentesh dhe në disa raste
neglizhohen personat e prekur nga virusi”, shprehet Shoqata e Personave
të Prekur me HIV/AIDS

Në Tiranë me rastin e Ditës Botërore
kundër HIV/AIDS do të organizohet një panair me karakter informues dhe
edukues nga disa shoqata, pranë hotel "Tirana". Të pranishëm në këtë
takim do të jenë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili si dhe drejtori i
Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, të cilët do të japin dhe deklaratat e tyre në lidhje me këtë sëmundje në vend.
Ne Bote
Ndërkohë
në një raport të Kombeve të Bashkuara, paralajmërohet se Evropa Lindore
dhe Azia Qendrore janë të vetmet rajone në botë ku shkalla e përhapjes
së HIV ende po vazhdon të rritet.

Raporti thotë se rreth 110
mijë njerëz tjerë janë infektuar me HIV në vitin 2008, duke e çuar në
1.5 milionë numrin e përgjithshëm në Evropën Lindore dhe Azi, krahasuar
me 900 mijë sa ishte në vitin 2001.
Raporti thotë se Ukraina dhe
Rusia po përjetojnë epidemi të rënda në rritje. Ukraina e ka shkallën më
të lartë të të infektuarve në tërë Evropën, me të paktën 1.6 % të të
rriturve. Ndërkohë sot aktivitete sensibilizimi në luftën kundër AIDS po
zhvillohen në mbarë Botën.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NJE INTEREVISTE ME NJE SHQIPETARE ME SIDA!!

Prinderit me mohuan kur mesuan se isha me SIDA

Përgjigjet
shkurt, qartë dhe prerazi. Në çdo fjalë që thotë duket pendimi për
veprimet e papërgjegjshme që ka bërë kur ishte më e re. Ky pendim do ta
shoqërojë deri në ditët e fundit të jetës dhe mbi kurrizin e saj do të
rëndojë edhe turpi që i solli familjes. Bëhet fjalë për një nga
pacientet e shërbimit të Infektivit në QSUT, e cila është e infektuar me
virusin HIV. Në intervistë për "Shekulli"-n 30-vjeçarja tregon
historinë tragjike që nga momenti kur mësoi se ishte e infektuar deri në
ditën e sotme. Pengu i saj më i madh është pakujdesia dhe trauma që i
shkaktoi familjes për shkak të turpit që kishte bërë. Doja t'ju bëja disa pyetje rreth statusit tuaj HIV pozitiv?
Dakord, pa problem, vetëm mos më publiko me emër dhe mbiemër. Kjo do të më kushtonte shumë.


Sa kohë keni që njiheni me statusin tuaj HIV pozitiv?
Kam rreth 6 vjet që mendoj se jam infektuar dhe them se sëmundjen e mora jashtë vendit.Si jeni infektuar ?
Nuk e di, por mendoj se kam gabuar ndonjëherë.


Si e zbuluat që jeni e infektuar ?
U shtrova në spital se kisha probleme shëndetësore, më vonë e mora vesh që kisha këtë infeksion, nuk dija gjë më përpara.


Si e përjetove dhe si reagove kur të thanë që ke këtë infeksion?

fillim nuk e besoja dhe e mohoja. Nuk ka mundësi i thosha vetes, por më
vonë u binda, fillova të dridhesha, qaja, kisha shumë frikë, ankth, me
dukej çdo gjë e shkatërruar, sikur me kishte goditur bomba. E humba
përqendrimin, më zuri paniku kur mendova që do ta merrnin vesh familja.
Fillova të bëhesha agresive, nuk doja të takoja askënd. Mendoja që do të
vdisja, do të vuaja, por nuk ndodhi kështu. Pak më parë thatë që familja do të reagonte ashpër ndaj infektimit tuaj. Përse mendonit ashtu?
E
dija se do të reagonin ashpër, sidomos babi. Ky do të ishte turpi i
madh i familjes dhe për këtë do të vuanin të gjithë. Në fakt, ashtu
ndodhi. Babai filloi të bëhej agresiv, të më fyente, shante për turpin e
madh që i kisha sjellë familjes. Por, me kalimin e kohës filloi të më
mbështeste edhe familja, me kusht që kjo do të mbahej e fshehtë dhe kjo
të varrosej bashkë me vdekjen time. Sigurisht që unë nuk jam më për ata
vajza e tyre e mirë dhe e dashur, por të paktën do t'i kem afër deri në
ditët e funditPërse kjo frikë për ta mësuar të tjerët, ndiheni e diskriminuar?
Po,
ndihem e diskriminuar. Mendo, vet familja ime e kishte pothuajse të
pamundur të pranonte këtë. Nëse do ta merrte vesh shoqëria ime, jam e
sigurt që do të më paragjykonin.


Përpara se ta dinit që ishit me këtë infeksion, i paragjykonit ju njerëzit me HIV pozitiv?
Po, i kam paragjykuar, por tani e shoh që nuk duhen paragjykuar, sepse ata janë si gjithë të tjerët, nuk përbëjnë rrezik. Flitet shpesh që njerëzit e infektuar me virusin HIV/AIDS mundohen të
infektojnë edhe të tjerët. Ju a keni menduar ndonjëherë të infektoni
njerëz të tjerë?

Është e vërtetë që shumë nga të infektuarit kanë
mani të bëjnë edhe njerëz të tjerë me këtë sëmundje. Por, kjo nuk është
mani e të gjithë të infektuarve, ndaj nuk duhet përgjithësuar. Unë nuk
do ta bëja kurrë, do të ndihesha shumë fajtore, më mirë të vras veten se
sa të marr në qafë dikë tjetër.


Ju jeni e martuar?
Jo, jam beqare.Nëse do t'ju kërkonte (propozonte) dikush për martesë, çfarë do të bënit?
Do të refuzoja, ashtu siç kam bërë deri tani, duke gjetur arsye të ndryshme.


A jeni të informuar sesi të mbroheni dhe të mos transmetoni infeksionin?
Po,
jam informuar dhe këshilluar nga mjeku dhe psikologu i spitalit. Marr
rregullisht ilaçet dhe ndjek të gjitha këshillat që më jepen. Cila është dëshira juaj më e madhe dhe çfarë mesazhi mund të përcillni?
Dëshira
ime më e madhe është që të jetoj sa më gjatë. Tani që jam çdo ditë e më
shumë afër vdekjes e kuptoj se sa e shtrenjtë qenka jeta. Duhet të isha
treguar më e kujdesshme. Ndërsa mesazhi që përcjell për të gjithë
njerëzit është se jeta është e shtrenjtë ndaj dhe ruajeni atë.


Shekulli

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons