Një libër historik, i priftit ortodoks Papa Kosta Tomorri është botuar për herë të parë për lexuesit shqiptarë bashkë me rishtypjen fototipike të origjinalit me titull “Barbaritë greke në Shqipëri”. Ashtu sic mund të kuptohet nga titulli, ky libër përmban dëshmi rrënqethëse mbi barbaritë e grekërve në Shqipërinë e viteve 1913-1914 dhe janë kujtimet historike të kesaj periudhe vijnë nga ai që i pa, i jetoi dhe i shkroi vetë.
“Shqiptarë! Juve djemtë tanë brez pas brezi kur të zini në gojë fjalën grek mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet”, shprehet ndër të tjera autori në këtë libeër që është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në SHBA , më 1917. Ndërsa redaktori i këtij libri, Naim Zoto, thotë se dëshmitë që sjell ky botim janë pak të njohura në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes , deri në njohjen e pavarësisë së shtetit shqiptar.Pikërisht pse publikoi dëshmitë rrëqethëse reale të asaj kohe ai u dënua me vdekje nga qeveria greke e kohës./alb-observer/