Forumi Kuq E Zi
CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Shpirti i fuqishem shpeton trupin e shendosh"

-Pirja e duhanit eshte e rrezikshme dhe e demshme,duke shkaktuar dëme te mëdha ne organizem dhe vdekjen e mehershme,por eshte numri i paket i atyre duhangjive,qe kete te vertet mund ta pranojne dhe ta nderpresin konsumimin e tij.Kjo eshte per arsye te varesise psikologjike ndaj duhanit,si dhe per shkak te refleksit te formuar te duhangjiut.Nese nje duhanxhi konsumon 20 cigare ne dite,ai kryen 400 levizje dore,andaj lerja e duhanit nuk eshte e lehte per te,ngase i mungojne 400 bartje te nje sendi ne goje.Shkenca bashkohore pierjen e duhanit e konsideron semundje,e cila perfshin shume simptome negative ne kronicitetin e saj.
Motivimi per pirje te duhanit--pirja e duhanit nuk eshte vetem shprehi e thjeshte,por paraqet nje kompleks te tere shprehish dhe situata shoqerore te duhanxhiut ne jeten e perditdshme.Duhangjit zakonisht kan këto shprehi:
--ato qe kane te bejne me arsye vetjake
--ato qe kane te bejne me nevoja shoqerore dhe
--nevoja te tjera.
Numerohen vetem disa anga arsyet me te rendesishme te te pirit te duhanit:

=per shkak te nervozitetit
=per shkak te relaksimit
=per shkak te vetmise
=per shkak te dietes
=per fitimin e vetebesimit
=per rritjen e kenaqesise
=per zbutjen e moskenaqesise
=nga shprehia
=si nje mjet per pagjumesi etj..

-Konsiderohet se ne tymin e nje cigareje gjenden rreth 70mg therrmija te forta dhe 23mg gaz,te cilat ndikojne ne menyre shkaterruese ne mu****n e rrugeve te frymemarrjes dhe traktit digjestiv.Nikotina eshte elementi me i njohur toksik i cigares.Ajo deperton ne gjak dhe perhapet pothuaj ne te gjitha stacionet e organizmit ,duke u grumbulluar ne menyre selektive ne organet me rendesi jetike:tru,ne mushkeri dhe ne gjendra seksuale.Duke pire 20 cigare ne dite,njeriu fut ne trup 1gr te katranit te cigares i cili kryesisht mbetet ne mushkeri.

Pasojat e pirjes se duhanit per shendetin---
-Pirja e duhanit eshte shkaktari kryesor dhe i vetcante i semundjeve dhe vdekjeve te parakohshme.Duhanxhinjte vdesin 5-8 vjet me heret se ata qe nuk pijne dhe i ekspozohen rrezikut dy here me shume nga semunjda fatale e zemres,dhjete here me shume rrezikut nga tumori ne mushkeri,disa here nga rreziku i tumorit ne fyt,pankreas,veshke.Kur prinderit pijne duhan,femijet e posalindur kane peshe me te vogel,shpesh me infeksione te organeve te frymemarrjes,me funksionim te dobet te mushkerive,me me teper infeksione kronike te veshit,dhe me shume mundesi per tu bere duhanxhinje me vone.

Pirja e duhanit dhe shendeti i femres
-Ajo,zakonishte do te dukej me e vjeter se qe eshte mosha e saj e vertet,rrudhat ne fytyre paraqiten heret,e fytyra merr ngjyren me nuansa te tokes dhe ate te verdhe.Dhembet dhe thonjet shpesh hargjohen dhe zverdhen.Shpesh behet nervoze dhe inatosen e zemrohet pa arsye.Era e cigares qe ndizer nga goja e femres e bene ate jo terheqese.Mundesit me te medha qe ti kthehet shendeti dhe rinia e saj ta zbukuroje ate,jane shume me te medha ne vitet e para te pirjes se duhanit,por shpesh keto mundesi i leshojne.Me rritjen e stazhit te pirjes se duhanit,rritet edhe numri i cigareve te pira,keshtu qe mundesia e nderprejes eshte me e veshtire por e arritur.Te pimurit e duhanit eshte i demshem jo vetem per nenen e cila i jep sise foshnjes,por njeqinde here eshte me i demshem per foshnjen e saj.

Pirja e duhanit dhe shendeti i mashkujve
-Qeliza seksuale(spermatozoidi) e mashkullit i jep embrionit te ardhshem gjysmen e informaciloneve psikologjike,anatomike dhe fiziologjike.Pirja e duhanit nuk eshte vetem rruge per vetevrasje te ngadalshme por edhe per lindje defektoze te femijeve.Gjithashtu edhe ndikimi i duhanit ne sistemin nervor qendoror eshte shume i madhe.Tek meshkujt me pervoj te gjate te pierjes se duhanit mund te lindin tumore malinje te ndryshme.

Parapengimi i pirjes se duhanit
I. Ndryshimi i sjellejeve te duhanxhijeve dhe mbeshtetje qe duhet dhene joduhanxhive.
II. Ndryshimi i pikepamjeve ndaj pirjes se duhanit ,duke rrenjosur bindjen ndaj pirjes se duhanit si shprehi e demshme dhe e rrezikshme e jo si per nje shprehi te domosdoshme.
III. Ndryshimi perberjes se duahnit.
IV.te ndryshuarit e mendimit per mospirjen e duhanit si norme e detyruar e sjelljes ne shoqeri.
Per te qene efikase lufta kunder pirjes se duhanit duhet qe te inkuadrohet tere shoqeria ne kete aktivitet te madh.Duhet qe ne menyre profilaktike te luftohet neper shkolla me me te rinjet ku ende pirja e duhanit nuk eshte be shprehi shkaterruese.
"Suksesi me i madh ne luften kunder pirjes se duhanit eshte ndyshimi i sjelljeve vetjake"

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Metoda per lenien e duhanit:

1. Metoda e ftohte turke
Kjo eshte metoda me e preferuar dhe perdoret nga te ashtequajturit njerez ne ndryshim, eshte nje metode qe arrihet nga vete personat pa patur nevojen e perdorimit te zevendesuesve te nikotines ne forme cimcakezi, patch apo spray ne rruge nazale. Shume pak njihet rreth kesaj metodollogjie, dhe per vete faktin se studimet kerkimore mund te influencojne rezultatet dhe nuk mund te jete me nje proces spontan. Faktore te forte motivues mendohet te jene, kushtet e nje klime malore, te pasur me oksigjen, ambjent i pandotur, mjedis i qete, shoqeri e distancuar nga faktore riskante duhanpiresish; ne efekshmerine e kesaj metode.

2. Terapia me zevendesuesit e nikotines (Patch, cimcakez, spray nazale)
Ne kete metode, nikotina e tejcuar nepermjet cigares zevendesohet nga nikotina e trasmetuar apo tejcuar nepermjet lekures ( nikotine transdermale ose patch nikotinik); mukozes se hundes ( nikotina e dhene ne rruge nazale me spray) ose muzokes se gojes ( nikotine e dhene nepermjet cimcakezeve).

a. Patch Nikotinik Transdermal( i dhene nepermjet lekures)
Patch-i nikotinik ne pergjithesi tolerohet, dhe arrin te siguroje sasine e kerkuar te nikotines ne gjak, dhe e mban ate ne nivele konstante gjate dites dhe gjate nates kur je veshur mire. Ato jane shume te thjeshta ne perdorim, ndihmojne ne parandalimin e mbipeshes, deshires per duhan si dhe simptomes se mbingarkeses me nikotine, dhe mbi te gjitha jane te pranueshem ne shoqeri.

Efektet anesore te patch-eve
Patch-et mund te shkaktojne reaksion lokal te lekures, pagjumesi si dhe endrra teper te frikshme. Nje mbidoze nikotinike eshte e mundur, vecanerisht kur personi pi ndersa ka vendosur ne lekure dhe patchin. Te pish duhan, ndersa ju keni vendosur patchin eshte teper e rrezikshme dhe mund te coje ne kriza apo infarkte miokardi. Perdorimi i patchit kerkon mungese totale te produkteve te duhanit, dmth: mos pirje cigaresh apo perdorim te cimcakezeve me duhan.

Cmimi i tyre
Patch-et kushtojne shume dhe arrin vleren e 100$ ne nje muaj perdorim.

Tipe patch-esh nikotinike:

- Nicotrol 15,10,5 mg 16 oreshe patch, teper efikase per personat qe kane pagjumesi me ndonjerin nga llojet e tjera te patcheve, per shkak te mungeses se tejcimit nikotinik gjate nates.

- Habitrol 21,14,7 mg 24 oreshe patch

- Prostep 22,11 mg 24 oreshe patch

- Nicoderm 21,14,7 mg 24 oreshe patch

b. Nikotine polacrilex nepermjet cimcakezeve
Eshte nje metode teper e volitshme dhe efikase ne reduktimin e deshires per te pire duhan, si dhe ne lenien e tij, megjithate per fat te keq nuk eshte shume praktike, pasi kerkon qe nje person te mbaje cimcakezin ne nje kend te gojes, dhe ta kafshoje ate nje ose dy here per te ndalur nje deshire intensive per duhan. Disa institucione e rekomandojne perdorimin e tij ne mungese te patcheve ose mbas nderprerjes se patcheve individualisht nga persona te vecante per shkak te mos kontrollit gjithnje e ne rritje te kerkesave per duhan ne ta. Ka nje shije pak te hidhur dhe mund te shkaktoje dhe dhimbje stomaku. Eshte i mjaftueshem ne dozat 2 dhe 4 mg.

c. Nikotine e dhene ne rruge nazale me spray
Ka treguar te jete po aq efikase sa dhe perdorimi i cimcakezit ne reduktimin e deshires per te pire duhan si dhe ne lenien e tij, nese perdoret te pakten per nje periudhe me shume se 6 jave. Nje doze e vetme tejcohet nepermjet mukozes se hundes, kur fillon te shfaqet deshira per te pire.


3. Terapia e sjelljes

Strategjite e terapise te sjelljes per ndalimin e duhan pirjes:

a. Ekzaminimi i faktoreve ambjentale qe predispozojne sjelljen e duhan pirjes
- Hiqni nga qarkullimi elemente riskante ( hi, shkrepse, postera, etj ) dhe vendos rregull qe ne shtepine tuaj te mos pihet duhan, ne makinen tuaj po ashtu, si dhe mbaj nje qendrim te rrepte ndaj atyre qe e pine.
- identifikoni situata apo ndjenja qe riforcojne tek ju deshiren per te pire duhan ... orale, manuale, deshira respiratore ... shoqerizimi me persona duhan pires ose partner duhan pires ...
- matni dhe monitorizoni sjelljen tuaj prej duhan pirese, e cila do tju ndihmoje te identifikoni reagimin tuaj kur bini ne kontakt me faktore apo situata qe ju sjellin ne mend deshiren per te pire ... mbani nje bllok shenimesh lidhur mbi keto situata apo faktore!!!

b. Tentoni ne gjetjen e menyrave per te ndryshuar sjelljen tuaj duhan pirese:

- Taktika vonimi:
. prisni nje kohe te gjate perpara se ta ndizni cakmakun apo shkrepsen, kini parasysh qe te mbani shenim, kur ju lindi deshira dhe sa kohe zgjati ajo, sa kohe arritet te duronit perpara se ta ndiznit shkrepsen apo cakmakun.
. praktika te lenies se duhanit per 1 dite vetem.

- Teknika venitjeje:
. pakesoni sasine e nikotines duke perdorur patch, cimcakez ose duke realizuar nje ulje graduale te sasise se tar/nikotines ne cigaret qe pini, me kujdes qe te mos e alternoni me teknika duhan pirese, si thithje e tepruar e cigares, apo mbajtje e stergjatur e tymit brenda jush ... ndryshimi i vendbanimit gjithashtu jep nje reduktim te deshires per te pire duhan, dhe mund te jete ndihmese ...

- Zevendesoni nje sjellje me nje tjeter:
. hani karrota
. cimcakeza, kokoshka
. kruajtese dhembesh
. stervitje, sport, palester

Per te bere dicka nje zakon, beje ate
Per te mos e bere nje zakon, mos e bej ate
Per te cbere nje zakon, bej dicka tjeter ne vend te tij
Epictetus 60-110 AD


c. Kushte neverie:
bazuar ne dhenien e stimujve negative ( sjellje ose mendime) ne sjelljen te cilen personi do te ndryshoje.
- Pirje e shpeshte dhe e shpejte ne distanca te shkurtra e duhanit derisa tju vije per te vjelle...
kjo eshte nje metode teper efikase, por duhet te perseritet derisa vetem ideja se deshironi te pini apo te vini duhan ne goje tu shkaktoje nauza, dhe te vjellat mund te jene te rrezikshme ne rast gjakderdhjesh apo aspirime.

- Pirje duhani ne fokusim te plote, ndersa pini ju imagjinoni efektet e keqija te duhani si probleme te renda ne gjendjen tuaj fizike dhe mendore, i beni keq te tjereve, hasni ne mosperkrahje shoqerore, ju ka kthyer ne nje skllav dhe vartes te tij, mendoni per duhanin si nje i barazvlefshem me vetvrasjen ...

- Prova kohezgjatjesh: beni nje marrveshje me veten tuaj per te arritur kohezgjatjen me te gjate te qenies suaj pa pire duhan, sa i afte jeni te duroni, ne kete sprove tuajen, vini perpara vetes suaj nje kusht, qe nese nuk arrini te duroni pa pire per nje periudhe kohe te paracaktuar nga ju, do te jeni te detyruar te beni dicka qe e keni shume inat, apo dicka qe ju ben qesharak ne syte e te tjereve.

d. Mbeshtetje pozitive:
bazuar ne krahasimin e mendimeve apo sjelljeve pozitive me ate qe ju vertet deshironi te arrini.
- Fokusohuni ne qellimin tuaj:
. identifikoni dhe mbani shenim te gjitha perpjekjet tuaj per ta lene duhanin, fokusohuni dhe riprovojini ato sa me shume te jete e mundur!!!

- Fokusohuni ne nje shperblim personal:
. Planifikoni se nese arrini ta lini duhanin ju mund te fitoni dicka, imagjinoni se cfare mund te beni me gjithe ato para te fituara ... mendoni rreth te mirave qe ka lenia e duhanit, si mund te jetoni me gjate, te merrni fryme me lireshem, etj...

- Fokusohuni ne nje shperblim shoqeror:
. Mbeshtetja shoqerore; imagjinoni veten ndersa u thoni te tjereve qe nuk jeni duhan pires, te kerkoni nje tavoline apo ambjent jo duhanpires ne nje restorant, te ndihmoni te tjeret se si ta lene duhanin, enderroni momentet kur te tjeret do te cuditen nga aftesia dhe suksesi juaj ne lenien e duhanit, ne theniet e tyre UAU! Si arrite tja dalesh mbane? Si arrite te mos e vesh me ne goje! Si arrite ta mposhtes deshiren?!

e. Pune aktive
- Vetevleresim i aftesive tuaj konceptuale
- Kopjoni stile trajnimi nga te tjeret, stile trajnimi shoqerore qe kane treguar efikasitet
- teknika relaksimi dhe qetesimi

Teknikat mbajtese mujoreshe, do tju ndihmojne ne konsolidimin e zakoneve te reja ... cfare do qe te te ndodhi, cfare do qe te behet, ju nuk duhet ne asnje menyre qe ta ribeni gabimin qe keni bere me pare ...

4. Teknikat e terapise njohese
Perdor konceptin e marrjes se pergjegjesive per mendimet personale, duke ndihmuar ne ndryshimin e menyres se si nje person mendon, duke shtuar shpresen dhe bindjen ne suksesin e kapercimit te barrierave, si dhe ne identifikimin e disa mendimeve irracionale dhe bindjeve te gabuara te brumosura ne mendjen e duhanpiresve.

Njohja (sipas modeleve) mund te rimenaxhohet dhe te ristrukturohet ... se pari duhet kujdes ne analizimin e bindjeve te tanishme, sipas modeleve, dhe me pas te identifikohen ndjenjat dhe sjelljet qe i shoqerojne keto mendime ... se dyti eshte zevendesimi i mendimit me nje tjeter, duke prezantuar shembuj teper bindes, mundesisht nga eksperienca juaj personale.

Per shembull, dikush qe thote "Une gjithmone kam deshtuar ..." shpesh fjala "gjithmone" eshte teper e forte dhe ul shpresen dhe bindjen tek personi qe mund tja dali, keshtu qe ne kete shembull, mendimi duhet zevendesuar me "Disa here kam deshtuar, ose me mire, Kam patur shume suksese ne jeten time!!!"

a. Detyra shtepie:
Shkruani keto ne nje vend dhe mbajini me vete, dhe lexojini kur ju shfaqet deshira per te pire duhan...
- rendisni 5 arsye perse ju duhet ta lini duhanin
- rendisni 5 arsye perse ju doni te pini duhan
- beni nje liste te te gjitha gjerave qe do beni kur ju lind deshira per te pire nje cigare
- prioritet dates suaj te lenies se cigares, shkruani cdo cigare qe ju keni pire, kohen dhe vendin ne te cilen e keni pire, ka qene thjesht qetesues stresi apo shuarje e nje deshire per qejf ...

b. Shkalla e vetkontrollit, bindja dhe deshira
Perdorni nje shkalle nga 1-10 ... shkruani nje numer nga 1 ne 10 duke reflektuar sesa jeni ne gjendje te kontrolloni ndjenjat dhe deshirat tuaja, sa bindes jeni per vetveten apo sa e madhe eshte deshira qe ju zoteron...

kjo do tju ndihmoje per te fokusuar mendimet tuaja ne keto ceshtje, dhe ju mund te identifikoni ne kete menyre kohet ne te cilat ju jeni me shume apo me pak vulnerable (i dobet), dhe keto do te jene informacione teper te vlefshme per ecurine tuaj ... krijoni grafike ditore me keto te dhena, duke filluar nga dita prioritet i lenies deri disa jave mbas lenies.

c. Prova njohese te riperseritjes
...psh: praktikoni te perballeni me situata te rrezikshme riperseritjesh te gjendjes tuaj te meparshme ...
Per shembull, ju mund te perseritni se cfare do te thoni kur dikush ju ofron nje cigare ne nje ambjent shoqeror ...
"Jo faleminderit, une nuk e pi duhanin!!!"

d. Bindjet e zakonshme dhe barrierat:
- "Do te dhjamosem ..." Perse mendime te tilla, kur mbipesha mund te kontrollet me dieta dhe aktivitete sportive.

- "Une do te vdes nga nje gje ..." askush nuk e meriton te kete nje vdekje te parakoshme, duhanpiresit jane rreth 1 here e gjysem me shume te predispozuar per te vdekur vitin qe vjen ne krahasim me nje ish-duhanpires te se njejtes moshe apo gjini.

- "Nuk arrij dot ta shijoj jeten pa pire duhan ..." me pak kolle, frymarrje me e qete, imunitet me i forte, jete me e gjate ... sdo tju ndihmonin per ta shijuar jeten me shume?

- "Do ta le ..." nese ju mund ta beni ate, do tju ndihmoje, por perse te predispozoheni nga nje rrisk me i madh nga ai qe tashme e keni?

- "Jo te gjithe duhanpiresit vdesin te rinj ..." e vertete, ka disa individe me fat, dhe jeni ju ai qe vendosni nese fati eshte me ju apo kunder jush.

- "Kam deshtuar ne te kaluaren ..." shumica e atyre qe kane arritur ta lene duhanin kane deshtuar 4 deri ne 5 here perpara se te arrinin sukses ne perpjekjet e tyre ...

- "Eshte teper vone, tashme jam i semure ..." ka avantazhe ne lenien e duhanit ne cfaredolloj moshe. Mbas nje infarkti te miokardit, ata qe vazhdojne te pijne duhan jane 10 here me te predizpozuar te vdesin sesa ata qe kane qene duhanpires dhe e kane lene.

- "Do ta le me vone, nese do te kem simptoma ..." rrisku grumbullohet dhe do disa vite qe te zhvillohet dhe te reduktohet mbas lenies.

- "Une po demtoj veten time ..." GABIM!!! Personat e tjere qe nuk e pijne duhanin, por jane shoket apo shoqet tuaja, por ngaqe duan te te respektojne te rrine afer, e pijne duhani tuaj pasivisht, dhe jane te ekspozuar ndaj duhanit sikurse dhe ju, dhe do te influencoje ne shendetin dhe mireqenien e tyre.


5. Metoda te tjera
a. Akupunkture
b. Hipnoza
c. Suplementare famakologjik

- clonidine
Ky eshte nje ilac per presionin e gjakut, eshte perdorur ne trajtimin e mbidozes me heroine ne saje te veprimin te saj ne sistemin nervor qendror si pre-sinaptik alfa2 adrenergjik agonist. Me fjale te tjera, ai inhibon sistemin e adrenalines dhe redukton deshiren per pirje te duhanit ne disa individe.

- bupropion
Nje antidepresiv i perdorur per te reduktuar deshiren per te pire duhan dhe ne mbidoze dhe ka marre aprovimin e FDAs per tu perdorur si suplementar ne trajtimin e lenies se duhanit. Ai mund te ndihmoje ne rritjen e shkalles se qendrimit larg duhanit, me shume sesa perdorimi i patchit dhe ndihmon ne zbutjen e shqetesimit dhe simptomave te depresionit, te cilat jane te zakonshme ne personat qe jane ne procesin e lenies se duhanit. Doza fillestare eshte 75 mg dy here ne dite dhe me pas doza rritet gradualisht deri ne nivelet maksimale 300 mg ne dite ne doza te ndara.

- Mecamylamine
Kjo molekule vepron si nje antagonist i receptoreve nikotinike ne sistemin qendror nervor, dhe ekzistojne disa mendime me baza klinike qe sygjerojne se perdorimi i saj mund te coje ne lenien e duhanit, si pasoje e bllokimit te efekteve euforike te nikotines, ndersa perdoret i shoqeruar me patchin: Mecamylamine e kombinuar me patchin nikotinik e lehteson procesin e lenies se duhanit shume me teper sesa perdorimi i vetem i patch-it.

6. Faktore te cilet influencojne ne shkallen e rifillimit
Njohja e ketyre faktoreve mund tju ndihmojne qe te ndermerrni nje program ne parandalimin e rifillimit ... planifikimi dhe dhenia e disa mendimeve se si mund te perballeni me keto situata dhe leksione te cilat i keni mesuar nga e kaluara mund tju ndihmojne ne ndermarrjen e hapave te suksesshme ne nje lenie perfundimtare!!!

- stresi dhe nje gjendje negative emocionale
Identifikoni se cfare eshte stresuese ne jeten tuaj ... mendoni menyra se si perballeni me to duke perdorur strategjite e sjelljes njohese te mesiperme, duke u mbeshtetur dhe ne sukseset e meparshme tuajat ndaj stresit dhe te dini se cila eshte me efikase per ju. Dobesite qe ju mund te keni gjate periudhave te merzitjes, nevrikosjes, zhgenjimit, irritimit, qendrimeve tuaja "e kujt ju be vone", keto jane faktore te rrezikshem dhe teper riskant, qe mund te jene te perhereshem ose te perkohesshem, dhe nese ju gjeni menyra per ti shmangur apo per ti vene nen kontroll atehere do te ndieni me te vertete kenaqesine dhe suksesin e fitores ne kete lufte.

- deshira per te pire duhan ndersa bini ne kontakt me objekte te tilla si: hi duhani, bishta cigaresh, shkrepse, paketa duhani, postera reklamimi duhani etj.
Deshira per te pire mund te jete teper intensive nga kontakte me objekte te tilla apo ne situata te tjera ... nese ju arrini te kuptoni se jane pikerisht ato shkaktaret qe ju nxisin ne pirjen e duhanit atehere ju mund tja arrini te distancoheni nga to ..., per disa kjo gje ndodh kur jane te frikesuar, pas nje ushqimi, ose kur jeni te nxehur, ose kur jeni ne shoqerine e disa njerezve te vecante... punoni ne shmangien e situatave te ketilla dhe/ose mbani veten tuaj te zene me pune ndersa jeni mes tyre ...

- simptoma te mbylljes ne vetvete, mbipesha
Kjo ju ben qe ju te reflektoni ne ate sesa ju kushton lenia sesa shperblimi qe mund te fitoni nese e lini ... perpiquni ti kujtoni vetes se duhet lene, dhe se per kete gje do te shperbleheni!!!

- partneri, shoqeria duhanpirese, presioni i turmes
Nese arrihet mundohuni ta lini ne te njejten kohe me partnerin tuaj, dhe te shmangni situata ku presioni i shoqerise eshte i forte dhe rezistent ... mesoni te kundershtoni me miresjellje oferten e ndezjes se nje cigare te bere nga ndonje miku juaj, kerkoju miqve tuaj qe te perkrahin dhe te japin kurajo ne iniciativen tuaj te lenies se duhanit.

- perdorim alkoli
Pirja e alkolit eshte nje nga shkaqet me frekuente ne ecurine e riperseritjes ... ka shume arsyje perse kjo ndikon ne kete drejtim, por e fundit fare e tyre eshte qe ju duhet te keshilloheni qe te mos pini alkol te pakten gjate muajve te pare mbasi e keni lene duhanin ...

7. Prezantimi i rasteve te sukssshme te lenies se duhanit
- perpjekje te meparshme per ta lene
dicka eshte mesuar nga cdo perpjekje e meparshme per ta lene duhanin ... sa me shume te mesoni prej tyre aq me te medhaja jane shanset per te qene te suksesshem heres tjeter!!!

- vetbesimi ne aftesine per ta lene
kjo reflekton motivacionin e personit ne arritjen e suksesit ... vetem pak me shume besim ne aftesite tuaja perbejne nje diference te madhe!!!

- nje sistem te mire suportues
ndersa perpiqeni ta lini, ju mund te mos jeni shume i shoqerueshem, por ta dini se kjo nuk eshte koha ne te cilen ju duhet te mendoni per kete gje ... nje grup i gjere miqsh e shokesh qe ju perkrahin, ju kurajojne, ju mbeshtesin me te gjithe forcat e tyre, ju bejne te ndiheni me te forte dhe me te bindur qe ajo qe po beni eshte e mire dhe eshte per te miren tuaj, ne kete menyre cdo dyshim dhe mosbesim humbet ne syte e se kaluares.

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
“Gjysma e paketimit shkruan me germa te medha “Fumer Tue!” Prap se prap, konsumatoret e injorojne shenimin dhe vazhdojne ritualin e perditshem te blerjes se paketave.”
Nje reklamimim i detyruar ne paketat e cigareve.
I menduar se ngaqe eshte i detyruar mund te mos jete dhe i vertete.
Duhane Demton Rende Shendetin
Duhani Shkakton Kancer
Duhani Demton Grate shatezena
Duhani Vret

Etj… etj.. si ka mundesi qe megjithe keto etiketa qe zene gjysmen e paketes njerezit vazhdojne te pijne duhanin.
Po perpiqem ta spjegoj nga ana psikologjike:
Vetevrasje e perditeshme, por deri kur?
Deri ne momentin qe ta kuptojme vertete se ajo po na vret, ta ndjejme vrasjen e perditeshme dhe kete e ndjejme ne nje moment dhe atehere eshte shansi per te lene duhanin.
Duke qene duhanpires e kam provuar dhe e kam lene nje here per 8 muaj dhe e nisa serish.
E lashe se e kuptova se vertete po me shkaterronte, humbja te pakten 100 min.. ne dite duke pire duhan dhe kuptova qe ndikonte negativisht ne kujtesen time. Ne te pandergjegjshmen njerezore fshihet cuditshem deshira per te vrare veten, per ti bere keq vetes dhe kjo plotesohet me se miri nga duhani dhe alkoli. Duhanpires jane kryesisht njerezit sensibiel te cilet nuk pranojne dot te berit keq dikujt apo qe dikush ti bej te ndjehen keq.
Ndersa tabelat me shkronja te zeza shkruajne Duhani Vret! shume nga njerezit e kane kuptuar gabim kete shkrim te detyrueshem nga shteti. Dhe mendojne keshtu shkruhet se jane te detyruar nga shteti jo se vertete vret, ja une e pi dhe ai nuk me vret. etj… etj…

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
E dimë se mbajmë erë të rëndë, na përçmojnë e na bën dëm, megjithatë vazhdojmë...

Ja përse jemi skllevër të cigares

Depresioni, varësia, dëshira për të qenë trendy, mungesa e vullnetit...

Në Evropën Perëndimore, sipas statistikave të fundit një në 4 persona pinë duhan, edhe pse tashmë e dinë mirë se një zakon i tillë po u merr ditët e jetës. Ndërkohë, 7 ndër dhjetë duhanpirës janë në kërkim të gjetjes së mënyrave për ta lënë duhanin, por në më të shumtën e rasteve e kanë tmerrësisht të vështirë për ta bërë një gjë të tillë. A mos vallë janë të pavullnetshëm, apo të pandërgjegjshëm. Çështja është sigurisht shumë më komplekse se kaq. Ja disa nga arsyet. Varësia Duhani krijon të njëjtën shkallë varësie te përdoruesit sa edhe heroina, kokaina, apo alkooli. Të rrallë janë ata që arrijnë të shijojnë vërtet cigaren e parë dhe krijimi i varësisë, zakonisht, ndodh për shkak të presionit të shoqërisë. Nikotina, përbërësi kryesor i duhanit, është një substancë kimike më pak e dëmshme se kafeina, e cila krijon gjithashtu varësi. Industria e duhanit ka investuar shumë që ta bëjë duhanin sa më të tretshëm nga organizmi i njeriut. Aktualisht, nikotina, duke u përhapur nga enët e gjakut mbërrin në tru brenda një kohe prej 7 sekondash. Kjo përveçse është e dëmshme dhe krijon një varësi më të madhe, shkakton edhe mosfunksionimin e çdo lloj substance që përdoret për heqjen e varësisë. Sapo nikotina mbërrin në tru, receptorët e tij kanë aftësi që të stimulojnë prodhimin e dopaminës, substanca trunore që na krijon gjendjen e kënaqësisë.

E ndërsa efekti i thithjes së parë mbaron, njeriu ka nevojë për një tjetër thithje, këtë herë jo për të ndier kënaqësi, por për të hequr simptomat e ankthit, nervozizmit e depresionit, që shkaktohen të gjitha nga nikotina. Ajo çka njerëzit e përjetojnë fillimisht si kënaqësi, apo relaksim është një gënjeshtër, një kurth. Truri mëson që ta tolerojë nikotinën shumë shpejt. Për sa i përket varësisë ka disa shkallë varësie dhe kjo ka të bëjë me moshën kur nis pirja e duhanit, sasia e cigareve dhe mënyra e kalimit të saj në mushkëri. Depresioni i padiagnostikuar Nikotina është pa dyshim një drogë që ka të bëjë me ndryshimin e humorit dhe sipas disa psikologëve ajo përmban disa substanca antidepresive, që shpesh janë shumë më të efektshme se prozaku. Në vitin 2005, një klinikë në Britaninë e Madhe, pas një sondazhi vuri re probleme me depresionin. Sipas tyre, pirja e duhanit ishte mënyra e vetme për t‘u shoqërizuar. Mes atyre që u diagnostikuan me çrregullime ankthi, apo depresioni, thuajse më shumë se gjysma ishin duhanpirës të rregullt. Shifra është shumë më e lartë te skizofrenikët dhe ata me psikoza.

Kur këta persona e thithin duhanin thellë dhe shpesh, për shembull kjo ka një efekt shumë qetësues, sepse në vetvete frymëmarrja e shpeshtë dhe e thellë është relaksuese, por nuk do të thotë aspak se është nikotina ajo që të qetëson. Të lësh duhanin është një sfidë e vështirë, por kur ia del mbanë arrin që të kesh më shumë vetëbesim. Një nga armiqtë më të mëdhenj të njeriut është industria e duhanit që gjithmonë i ka inkurajuar duhanpirësit që të ndihen si një pakicë e persekutuar. Mungesa e mbështetjes Duhanpirësit përpiqen që të heqin dorë shumë herë para se kjo të ndodhë në të vërtetë, pra të arrihet suksesi. Një numër i madh e lënë përgjysmë përpjekjen duke mos pasur besim te vetja se do t‘ia dalin mbanë. Ka vende ku sipërmarrja e lënies së duhanit është individuale, por ka vende të tjera ku ka organizata që të ofrojnë ndihmë kur t‘i vendos të ndërmarrësh hapin e madh. Në Britaninë e Madhe po rritet gjithnjë e më shumë numri i personave që po e lënë duhanin falë ndihmës së shoqatave të posaçme që kanë një strategji të mirëfi lltë ku bëhen bashkë meditimi, konsultat dhe ilaçet e posaçme.

Te këto të fundit bën pjesë një medikament me bazë nikotine NHS; Zyban një antidepresant që ul ndjeshëm ankthet dhe Champix, tableta e fundit antiduhan misioni i së cilës është reduktimi i nikotinës në tru. Dëshira për t‘u dukur interesantë Një nga sukseset më të mëdha të fushatave kundër duhanpirjes është bindja e njerëzve se duhani bën që të mbash erë të keqe, është antisocial dhe bën që të të largohen njerëzit, pa përmendur këtu dëmin që i shkakton shëndetit. Ndërkohë, modeli i futur nga mediat apo kinematografi a ka qenë i kundërt, pra që duhani është shenjë e virilitetit mashkullor dhe elegancës femërore. Industria e duhanit infi ltroi që në fi llim në Hollivud dhe në industritë e tjera kinematografi ke për të krijuar dalëngadalë imazhin që ka pasur cigarja, deri pak kohë më parë. Industria e duhanit arriti që të bindë producentët e fi lmave hollivudianë që cigarja ishte thelbësore për të skalitur personazhe të ndryshme.

Kështu, një mashkull me një cigare ishte më shumë rebel, më interesant dhe më viril se një tjetër që nuk pinte cigare, ndërsa në rastin e femrave, një cigare në duart e tyre i bënte më elegante dhe joshëse. Edhe pse fushatat e vazhdueshme antiduhan ia kanë dalë që të prishin këtë imazh të krijuar nga Hollivudi prej dhjetëra vitesh, problemi më i madh janë femrat që vazhdojnë ende ta konsiderojnë duhanin si pjesë përbërëse të sharmit dhe elegancës së tyre. Për femrat, një nga shkaqet e pirjes së duhanit është edhe mbipesha, duke qenë se nëse ato do të ndalonin befas së piri duhan do të shtonin dukshëm. Mohimi Asnjë shkencëtar sot nuk do të guxonte që të deklaronte se duhani nuk përbën rrezik për shëndetin.

Megjithatë, shumë duhanpirës, vazhdojnë të bëjnë strucin dhe të mendojnë se statistikat nuk i përfshijnë dhe se janë imunë. Këtë e bazojnë edhe në shembujt e personave të moçëm që pavarësisht përdorimit të duhanit kanë pasur një jetë shumë të gjatë e të shëndetshme. Kjo është e vërtetë, por gjithsesi, bëhet fjalë për një përjashtim, që njerëzit bëjnë mirë të mos e marrin si të vërtetë. Sipas specialistëve, shumë njerëz e mohojnë rrezikshmërinë e duhanit, sidomos kur janë të rinj duke menduar se e kanë jetën përpara dhe do të kenë kohë ta lenë.

Zakoni Shumë negative është edhe rutina dhe të mësuarit me pirjen e duhanit rregullisht, që jo gjithmonë ka të bëjë me varësinë direkte ndaj nikotinës. Duhani shpesh shndërrohet në një zakon të jetës së përditshme njësoj si të ngrënët, të pirët, apo të larët. Dhe të heqësh një zakon është po aq e vështirë sa edhe të shmangësh një varësi droge. Situata shoqërore Humbjet e ndryshme e shtojnë fuqinë e nikotinës për ta bërë personin të varur. Kështu, të burgosurit janë duhanxhinjtë më të mëdhenj. 9 në 10 pinë duhan në mënyrë të rregullt. Po kështu, të varur nga duhani janë nënat e vetme, emigrantët dhe ata që kanë probleme të shëndetit mendor.

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
10 mënyra për ta lënë duhanin


Nëse tashmë keni privuar për ta lënë duhanin, atëherë e dini se kjo s’është punë e lehtë dhe e thjeshtë.
Provoni të hiqni dorë nga duhani shkaku i arsyeve shëndetësore apo për të kursyer, apo shkaku i ligjit kundër pirjes së duhanit në vende publike. Ia 10 mënyra që mund t’iu ndihmojnë:
1. Nëse tashmë keni provuar ta lini duhanin, atëherë e dini sa e vështirë është. Për fillim duhet të jeni të vendosur. Kjo ndodhsha tingullin e qartë, por nëse përpiqeni ta lini vetëm sa për ta gëzuar dikë (partnerin, familjen…) ka pak gjasa që mund t’ia dilni. Ju vetë duhet të jeni të sigurt se dëshironi ta lini.
2. Lista e arsyeve pse dëshironi ta lini duhanin mund t’iu ndihmojë. Mendoni për efektet e pirjes së duhanit ndaj shëndetit tuaj dhe njerëzve rreth jush, efekteve financiare dhe të tjera. Ia disa arsye që duhet t’i keni parasysh:
Arsyet afatshkurtra pse duhet lënë duhanin:
- erë e gojës dhe dhëmbë të verdhë
- erë në rroba, flokë dhe lëkurë
- zvogëlim i mundësive fizike
- rrahje të shpejta të zemrës dhe shtypja e lartë e gjakut
- i dëmtoni jo duhanpirësit rreth jush
- çmimi i cigareve
Arsyet afatgjata pse duhet lënë duhanin:
- kemikaliet helmuese në tym
- rreziku nga kanceri në mushkëri dhe format tjera të kancerit
- rreziku nga sëmundjet e zemrës
- probleme me frymëmarrje
- rrudhat
- rreziku nga ithati
- rreziku nga sëmundjet e dhëmballëve
- tek shtatzënat rreziqet për fëmijën
Shkruani detajisht arsyet pse dëshironi ta lini duhanin dhe ruani atë flet për të mundur ta lexoni sa herë që dëshironi ta ndizni një. Për të kuptuar sa më mirë pse pini duhan, shënoni pse dhe kur e keni ndezur një cigare. Këto informata mund t’iu ndihmojnë të hiqni dorë.
3. Saktë llogaritni se sa para shpenzoni për cigare. Sa iu kushton kjo shprehi? Sa shpenzoni në javë, muaj madje e dhe vit për cigare? Do të befasoheni se sa shumë para keni tymosur. Mendoni se çfarë keni mundur të bëni me ato para.
4. Shënoni se në çfarë momenti duhani do t’iu mungojë më së shumti (pas shujtës, me kafe…) kështu mund të përgatiteni dhe të planifikoni se çfarë të bëni gjatë asaj kohë në vend se të pini cigare. P.sh. Pas shujtës shëtisni.
5. Pasi që të përgatiteni kërkoni ndihmë. Shpjegojuni miqve dhe familjes se ju duhet ndihma e tyre. Gjithashtu lusni mjekun familjar që t’iu ndihmojë në qëllimin tuaj. Do të habiteni sa e rëndësishme do të jetë kjo përkrahje. Nxituni me shpërblime të vogla që do t’ia bëni vetës. P.sh. shpenzoni ato para që nuk i keni shpenzuar për cigare.
6. Lini duhanin gradualisht. Mos mendoni për atë se si përgjithmonë do ta lini. Në vend të kësaj thoni: “sot s’do të pi duhan”, dhe këtë do ta përballoni më lehtë. Të njëjtën bëjeni nesër dhe java do të kalojë në moment.
7. Nëse keni ndonjë mik që dëshiron ta bëjë të njëjtën, provojeni së bashku. Mos garoni mes vete po bëhuni ndihmë dhe përkrahje në situata të krizës.
8. Kur të ndjeni nevojë të madhe për cigare, bëni diçka që do t’ua tërheqë vëmendjen. Provoni të përtypni çamçakëz apo arra, sa për të pasur diçka në gojë (po jo ëmbëlsira) dhe pini shumë ujë dhe lëngje.
9. Largoni nga shtëpia gjithçka që iu asocion në cigare. Mos lini kuti të cigareve për rreth, largoni të gjitha taketuket dhe gjithçka që lidhet me cigare (çakmak, etj).
10. Përpiquni ta lini duhanin kur e dini se nuk jeni të ekspozuar ndaj stresit të madh. Zgjidhni një javë kur jeni në pushim dhe kur mund të jeni në atmosferë të qetë. Gjithashtu nëse cigaret për ju ishin mjet i relaksit në periudha stresuese, përpiquni të gjeni mënyra tjera në luftë kundër stresit. Relaksohuni me shëtitje, dush apo teknikat e frymëmarrjes.

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Cigaret më të “lehta” e vështirësojnë lënien e duhanit

Duhanpirësit të cilët kalojnë në cigare me më pak katran, “Light” apo “Mild”, nuk do ta kenë më të lehtë të lënë duhanin, përkundrazi do ta kenë edhe më të vështirë, porosisin ekspertët e universitetit nga Pistburgu.
Ata kanë konstatuar se duhanpirësit të cilat kanë “kapërcyer” në cigare “Light” kanë 60 për qind më pak gjasë që vërtetë ta lënë duhanin se sa ata të cilët i kanë mbetur besnik cigareve klasike, transmeton Reuters.
“Është e mundshme kjo për shkak se duhanpirësit mendojnë se kanë brendet “më të lehta” të cigareve janë më pak të dëmshme dhe si të tilla paraqesin alternativë të pranueshme, karshi heqjes së plotë të konsumimit të duhanit”, tha dr. Hylary Tindel, e cila udhëheq me hulumtimin e përmendur.

Nga 31.000 duhanxhinj të përfshirë me këtë hulumtim, 12.000 sish, apo 38 për qind, në një periudhë kanë kaluar në cigare “Liht”. Një e katërta e tyre kanë pohuar se këtë e kanë bërë për arsye të shijes më të mirë, 20 për qind e kanë pranuar se pos shijes motiv për të kaluar në “Light” ka qenë se ato janë më pak të dëmshme për shëndetin dhe se kjo ka qenë pjesë e përpjekjeve për ta lënë fare duhanin pas një periudhe, ndërsa plot 42 për qind kanë thënë se kalimi në cigare më të “lehta” ka qenë një hap drejt heqjes dorë plotësisht nga konsumimi i duhanit.

Në mesin e të anketuarve që kanë kaluar në cigare “më të lehta”, 58 për qind syresh, ndërmjet viteve 2002 e 2003, kanë tentuar të lënë duhanin, mirëpo suksesi i tyre ka qenë 60 për qind më i vogël se sa i duhanxhinjve që kanë konsumuar cigare klasike.
Ca hulumtime të mëhershme kanë treguar se të ashtuquajturat cigare të lehta )me përmbajtje më të vogël të katranit) kanë po aq katran, nikotinë e elemente të tjera të dëmshme për shëndetin sikundër edhe cigaret e rëndomta.

Kristi

avatar
Antar Special
Antar Special
menyra me e mir esht mos ta pish fare CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) 1416650876

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Kristi shkruajti:menyra me e mir esht mos ta pish fare CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) 1416650876
e di ia kam thene po sme degjon

Engjelli_blu

Engjelli_blu
Princeshe
Princeshe
un sdua ta le por mendoj mos blesh me cigare ose ose te ngelesh pa lek

TiMi

avatar
Antar Special
Antar Special
Engjelli_blu shkruajti:un sdua ta le por mendoj mos blesh me cigare ose ose te ngelesh pa lek

po pra pajtohem me mendimin tend veq se thone te tjeret si ne shaka....te ka lene duhani ty a po ti e ke lene duhanin? hahhahahahaha.....CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) 1416650876

Vizitor

Anonymous
Vizitor
SHYQYR ZOTIT NUK E PI.

Engjelli_blu

Engjelli_blu
Princeshe
Princeshe
TiMi shkruajti:
Engjelli_blu shkruajti:un sdua ta le por mendoj mos blesh me cigare ose ose te ngelesh pa lek

po pra pajtohem me mendimin tend veq se thone te tjeret si ne shaka....te ka lene duhani ty a po ti e ke lene duhanin? hahhahahahaha.....CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) 1416650876
CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) 1416650876 CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) 1416650876Timi un bej nje gje tjeter x shokun .. i them gjithnje duhani shkakton kancer ne mushkri,vdekje prej infraktit edhe meqe jena ne keto argumenta me jep 1 cigare keshtu qe te bej shoqeri edhe ne ferr CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) 1416650876 CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) 1416650876 CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) 1416650876

Essi

Essi
Princeshe
Princeshe
menyra me e mir per ta len cigaren edht thjesht te jesh e vendosur e kaq ... dhe un e pi e kam mendu ta le skam pi 3 muaj por beheshim prap me shoqeri e fillova prap CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) 1416650876

Engjelli_blu

Engjelli_blu
Princeshe
Princeshe
si mund ti thuash jo tel ne mes te nates me pyetjen cigare pas 10 min?? un nuk arrij

Essi

Essi
Princeshe
Princeshe
thjesh Vendos po e le dhe pik.

TiMi

avatar
Antar Special
Antar Special
Esmira shkruajti:thjesh Vendos po e le dhe pik.

vendosshmerija eshte ne pyetje edhe bindja kur e bind vet veten qe nuk du me pi me duhan edhe e len i vendoshur....drogaxhinjet kur jane te vendosur e lene drogen kur jane moralisht te fort e te bindur e le me nje duhanxhi pse mos ta leje duhanin???

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Shyqyr zoti nuk e pi e as du ta pi ndonjeher.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje dite nje mik me tha ,menyra me e mire per ta lene duhanin eshte te
mos e ndezesh, dhe une duke perdorur kete metode te lehte, e lashe
duhanin.
Gjate ketyre viteve sa kam qene pires i duhanit e kam
kuptuar se duhani,meqe te shoqeron perdite dhe per nje kohe te gjate, te
krijon pershtypjen apo bindjen e nje vetsigurie, i cila sigurisht qe
eshte e rrejshme.Duhani nuk ndikon aspak ne mendjen a ne vetbesimin e
njeriut. Njeriu gjithashtu genjen veten, se nuk mund te rrij pa duhan,
gje e cila nuk besoj te jete e vertet.
Pirja e duhanit eshte thjeshte nje ves i keq.
Duhani
ndikon keq ne shendetin tone, e me kete edhe ne cilesine e jetes sone
prandaj lini duhanin me metoden me te lehte te zbuluar deri me tani,
VETEM MOS E NDIZNI.Eh mire e ke ti mo te keqen CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) Lujsyun
por cte bejme ne qe nuk kemi fare vullnet, e di qe eshte ceshtje
vullneti, mjaftosh tia vesh vetes si detyre dhe eshte dicka qe arrihet,
jam shume e bindur qe arrihet.

Poor, duhet te gjendet dhe momenti pershtatshem per ta lene,kjo eshte e rendesishme.

Nuk lihet duhani kur ti ke nje mal me probleme, apo kur je e stresuar e merzitur per shume gjera, dhe kur nuk gjen qetesi.

E kam provuar dy here dhe nuk kam mundur ta lej CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) Lujsyun besoj e treta do jete e verteta CIGARJA- SI MUND TA LE DUHANIN??(per dike tjeter jo une) Zgerdhihet por gjithmone kur ti vije momenti.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons